Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si mund të bëhesh mbret i historisë?

БНР Новини

A kujtoheni vallë se cila ka qenë ora juaj e dashur e mësimit, kur qetë nxënës? Për mua këto qenë orët e letërsisë dhe deri diku të historisë. Deri diku sepse një pjesë e madhe nga informacioni, të cilin e dimë e mësojmë me detyrim, jo sepse duam vetë. Përveç kësaj, posaçërisht historia kërkon që të kuptojmë shumë vite dhe një informacion të thatë për themelim, lulëzim dhe rënie të shteteve, ndërrim të sundimtarëve dhe të dinastive e kështu me radhë. Për ata të cilëve akoma ju nevojitet të vizatojnë tabela, ose të thjeshtojnë informacionin nga libri i shkollës, që të mund të kuptohet nga fëmijët e tyre, kemi një lajm të mirë, të paktën sa i përket historisë së Bullgarisë. Nxënësit, por dhe prindërit e tyre tanimë mund të mësojnë çdo gjë më të rëndësishme nga mesjeta, nga robëria osmane, por dhe koha e re, duke dëfryer me lojën “Mbret i historisë”.

Si lindi ideja për të dhe cilat janë rregullat e saj – tregon frymëzuesi i saj, mësuesi sipërmarrës Kalin Radullov:

"Ideja për lojën erdhi gjatë kohës së orëve tona në bazë të ndonjë lënde të zgjedhur lirisht. Baza e një biznes ideje të mirë është të mund të zbulohet problemi, ose çështja të cilën produkti mundet ta zgjidh. Në rastin tonë kjo çështje ishte lidhur me faktin se nxënësit tanë nuk mbajnë mend mirë vitet nga historia dhe ajo nuk paraqet interes për ta. Filluam të mendojmë dhe të propozojmë ide të ndryshme, ku një prej tyre qe, të mund të bëjmë një lojë. Unë jam një adhurues i madh i lojërave dhe jam pronar i klubit për ushtrime të ngjashme. Prandaj munda t'i ndihmojë të zgjedhin mekanikën e drejtë për lojën e tyre, si dhe të kuptoj se çfarë duan dhe çfarë nuk duan që të ketë në të. Rregullat janë këto: çdo një lojtar ka letra - ngjarje përpara vetes së vet, ku në varësi nga numri i lojtarëve, letrat janë më pak, që të mos të jetë tepër e gjatë loja. Më shpesh ato janë 5 ose 6. Gjithmonë ka një ngjarje fillestare, nga e cila fillon loja dhe detyra e çdo një lojtari është të vendosë çdo një nga ngjarjet e veta në vendin e duhur, kundrejt fillimit mbi vijën e kohës. nuk është e detyrueshme të dijë ose të thotë vitin përkatës."

Letrat, me të cilat disponojnë lojtarët përmbajnë vitin dhe ngjarjen, e cila ka ndodhur atëherë, si dhe një informacion pak më të shumtë për të. Kjo i bën një ndihmës jashtëzakonisht të dobishëm për të mbajtur mend bazën ose kryesoren në histori – vitet, datat, ngjarjet.

Снимка

Në një moment loja bëhet më e ndërlikuar, me qenë se mbi tavolinë grumbullohen letra të shumta dhe janë të mundshme shumë lëvizje të gabuara nga ana e lojtarëve. Në qoftë se, përgjigja për një ngjarjeje të caktuar është e vërtetë, lojtari ka të drejtën të tërheqë një nga letrat speciale, të cilat mund të ndryshojnë lojën në mënyra të ndryshme. Ndonjë prej tyre mund të fitojë një lëvizje bonos, që i siguron prioritet përpara lojtarëve të tjerë. Fituesi është ai, i cili i pari lirohet nga të gjitha letrat përpara vetes së vet. Në qoftë se loja përfundon barazisht, që të mund të shpallet fitues hapet duel. Ai përbën zgjedhje të ndonjë ngjarjeje të rastit nga historia dhe të ndonjë viti të zgjedhur rastësisht. Fituesi bëhet ai, i cili më shpejt mendon dhe jep përgjigje se përpara ose pas kësaj date, ka ndodhur kjo ngjarje e zgjedhur.

“Mbreti i historisë” është një nga lojërat, të cilat mund të quhen mësimore, sepse përveç se është krijuar në ndihmë të procesit mësimor, autorët e saj në fakt janë nxënësit nga shkolla 19 e kryeqytetit “Elin Pelin”. Suksesi i saj është i garantuar me qenë se kërkimi për të është i madh, kurse lajmi se ekziston u shpërnda për sekonda, afro 15 ditë përpara prezantimit të saj përpara publikut të gjerë. Ai do të zhvillohet më 19 tetor në një klub të kryeqytetit. Kalini sqaron se, akoma nuk mund të gjejnë treg për lojën jashtë shtetit, me qenë se ajo tani për tani është vetëm në gjuhën bullgare dhe është e lidhur dhe i kushtohet historisë bullgare dhe jo asaj evropiane ose botërore. Në emër të ekipit, i cili e ka krijuar lojën, ai drejton falënderime ndaj botuesve të saj nga sajti "Българска история" /historia bullgare/ pa ndihmën e së cilës, loja “Mbreti i historisë” do të mbetej vetëm një projekt i suksesshëm, por i parealizuar shkollor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bulgarianhistory.org dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD