Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Marka tregtare” Bullgaria kushton 54 mlrd dollarë

БНР Новини

A keni bërë pyetjen “Sa kushton një shtet?” Kësaj pyetjeje i përgjigjet kompania britanike Brand Finance. Ata për vitin e radhës i radhitin në klasifikim shtetet, duke i trajtuar si marka tregtare, dhe publikojnë listën e çmimit të tyre. 

Kriteret:

Marka kombëtare është aktivi më i rëndësishëm i çdo një shteti në botën e sotme globale, sipas Brand Finance. Ajo i inkurajon investimet, shton vlerë në eksport dhe tërheq turistë. Raporti tregon edhe pasojat e dëmeve ekonomike, të cilat mund të shkaktohen nga ngjarjet globale dhe administrimi i keq i “markës kombëtare”

Cilët janë shtetet me nota të shkëlqyera?

Në vend të parë në klasifikimin e sivjetshëm përsëri është SHBA-ja. Marka vlerësohet për 25 899 trilionë dollarë. Ajo e ka rritur vlerën e vet me 23 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon se ekonomia amerikane zgjerohet me tempe të shpejta dhe pritet që kjo rritje të vazhdojë edhe gjatë disa muajve në vijim, shënon Brand Finance. Krahas Produktit të Brendshëm Bruto shëtitjet e konsumatorëve, porositë në ndërtim, eksporti i automobilave dhe tregues të tjerë të rritjes tregojnë se ekonomia e SHBA-së përjeton një “bum” të vërtetë. Përveç kësaj taksat doganore për SHBA-në gjithashtu krijojnë një mjedis më të favorshëm të biznesit.

Pas tij radhitet Kina me 12,779 trilionë dollarë dhe rritje me 25 për qind. Pas saj është Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Franca, Kanadaja, Italia, India dhe Koreja e Jugut. Rusia radhitet në vendin e 18 me 830 mlrd dollarë, por pa rritje në përqindje.

Ballkani

Turqia është në vendin e 34, duke lëvizur me 10 vende më poshtë, në krahasim me vitin 2017. Ajo vlerësohet për 382 mlrd dollarë dhe shënon një ulje drastike në përqindje – 33 për qind më poshtë. Greqia është në vendin e 59 me 87 mlrd dollarë dhe 8 për qind rritje. Sllovenia është në vendin e 62 me 19 për qind. Kroacia është në vendin e 77 me 24 për qind rritje. Serbia zë vendin e 80-të me 17 për qind rritje, ndërsa Maqedonia për vitin e radhës nuk merr pjesë në klasifikimin e Brand Finance të kombeve më të shtrenjta në botë nga pikëpamja e brandit.

Ku jemi ne?

Sipas të dhënave Bullgaria kushton pikërisht 54 mlrd dollarë. Ajo radhitet në pozitën e 70 në klasifikim për vitin 2018 nga 100 shtetet, duke u ngritur me 15 për qind në krahasim me vitin 2017, kur ka qenë në vendin e 74 dhe ka kushtuar 47 mlrd dollarë. Vendi ynë është pas Guatemalës dhe Marokut.

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD