Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Maqedonia fillon bisedime me NATO-n

Foto: BGNES

Bisedimet për aderimin e Maqedonisë me NATO-n do të fillojnë më 18 dhe 19 nëntor në selinë e Paktit në Bruksel, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë në Shkup. Mile Boshnjakovski. Ai deklaroi se Maqedonia është gati krejtësisht për këto bisedime dhe nënvizoi se në krye të delegacionit të qeverisë, ku ka përfaqësues të shumicës së ministrive dhe institucioneve të resorit, do të jetë koordinatori kombëtar Stevo Pendarovski. Sipas zëdhënësit, që të bëhet Maqedonia anëtare me të drejta të plota e Paktit ka nevojë për aplikimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës – së pari nga Parlamenti i Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa pas kësaj ka nevojë edhe për ratifikimin e saj nga Parlamenti grek. 


Hashim Thaçi shpreson të arrijë marrëveshje me Serbinë para pranverës tjetër

Foto: BGNES

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpreson që para pranverës tjetër të arrijë marrëveshje me Serbinë për ndryshim të kufijve dhe këmbim territoresh. Ai vuri në dukje pata televizionit francez “France 24” se pas konflikteve dhe bisedimeve të zhvilluara ky është i vetmi vendim i arsyeshëm edhe për të dyja anët dhe shtoi se një marrëveshje e tillë do të çojë në stabilitet. Ai shënoi gjithashtu se të drejtat e serbëve në Kosovë do të respektohen në rast ndryshimi të kufijve dhe vendi i tij do të mbetet multietnik. Hashim Thaçi u bëri thirrje të gjitha shteteve të BE-së të bashkohen rreth marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit. Tani për tani Gjermania i kundërvihet haptazi çdo një prove për këmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve mes dy vendeve.


Turqia disponon një program të ri për luftimin e inflacionit

Foto: BGNES

Ministri turk i Financave Berat Albayrak bëri të ditur se është për luftë të ashpër kundër inflacionit. Ai paraqiti një projekt të ri prej masash, i cili sipas fjalëve të tij do të rritë besimin e investitorëve. Pakoja nuk parashikon rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit natyror. Ministri turk nënvizoi se qeveria do ta përkrahë biznesin, që të mos ketë shkurtime dhe shpalli se shoqëritë, të cilat janë pjesë e programit kundër inflacionit, do të aplikojnë deri në fund të këtij viti një ulje minimale prej 10 për qind të çmimeve. Gjatë pesë viteve të fundit inflacioni vjetor në Turqi ishte më i ulët gjatë prillit të vitit 2013 – 6.14 për qind, dhe ishte më i lartë gjatë shtatorit të këtij viti – 24.52 për qind. 


Presidenti i Qipros dhe lideri i turqve qipriotë do të takohen gjatë gjysmës së dytë të tetorit

Foto: BGNES

Presidenti i Qipros Nikos Anastasiaidis do të takohet gjatë gjysmës së dytë të tetorit me liderin e turqve qipriotë Mustafa Akinci, që të këmbejnë mendime, bëri të ditur gazeta e Qipros “Fileleftheros”. Udhëheqësi i zyrës së shtypit të Presidentit të Qipros Viktoras Papadopoulos saktësoi se takimi do t’i kushtohet vetëm këmbimit të mendimeve dhe bisedimit se çfarë sipas Anastasiaidisit dhe Akinci duhet të jenë hapat e tjerë sa i përket Problemit të Qipros. Z. Papadopulos nënvizoi se nuk bëhet fjalë për rimëkëmbjen e bisedimeve, por për një debat më të lirë. Takimi mes dy liderëve do të realizohet nëpërmjet ndërmjetësisë së OKB-së.


Rumania ka në plan t’i dyfishojë pensionet në vend deri në vitin 2022

Foto: BGNES

Qeveria rumune ka në plan të dyfishojë pensionet në vend deri në vitin 2022. Skema e miratuar parashikon livrimin e 30 mlrd dollarëve në vit në financimin e pensioneve, gjë që sipas ekonomistëve mund të ndikojë negativisht mbi financat publike. Pensioni mesatar në vend është 240 euro në muaj, ndërsa pensionistët janë rreth 5.2 mln veta. Sipas premtimit të fushatës së vet, Partia Socialdemokrate në pushtet do të duhet të përdorë 11 për qind prej produktit të brendshëm bruto për pensionet, në krahasim me 6.7 për qind, siç është tani. Mirëpo, analizatorët paralajmërojnë se edhe tani për vendin është vështirë ta ruajë deficitin publik nën 3 për qind, që kërkohet nga BE-ja. Rumania arriti një rritje rekorde për vitin 2017 prej 6.9 për qind dhe qeveria pret rritje prej 5.5 për qind për këtë vit dhe 5.7 për qind për vitin tjetër 2019.


Turqia çliroi pastorin amerikan Andrew Brunson

Foto: BGNES

Turqia çliroi pastorin amerikan Andrew Brunson, i cili u arrestua dhe u dënua në Turqi për akuza për terrorizëm dhe spiunazh, gjë që shkaktoi krizë diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit. Brunson u çlirua pasi gjykata e dënoi me tre vjet, një muaj dhe 15 ditë burgim për akuza për terrorizëm, por vendosi se ai nuk do të mbetet më shumë në burg për shkak të kohës së kaluar atje. Pastori u arrestua gjatë dhjetorit të vitit 2016.

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD