Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin për herë të parë në Bullgari

БНР Новини

36 vjet pas formimit Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin (Akademie für Alte Musik Berlin) dha koncertin e parë në Bullgari. Admiruesit e tingëllimit origjinal të muzikës së kompozuar para disa dekadash nuk mbetën të dëshpëruar, sepse në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare dëgjuan një program interesant, në të cilin theksi ishte mbi barokun evropian. Veprat e zgjedhura nga Veraçini (Veracini), Përsell (Purcell), Hendell (Händel), Rebell (Rebel), Teleman (Telemann), Vivalldi (Vivaldi) dhe Xheminiani (Geminiani) – kompozitorë nga fundi i shekullit të 17-të dhe fillimi i shekullit të 18-të paraqitën faqet e ndryshme të barokut.

Mendoj, se Evropa e atëhershme kishte arritur më larg, se sa ne tani. Shumë kompozitorë nga baroku kishin njohje në mbarë Evropën dhe е ndjenë shtetas të botës”, thekson koncert-mjeshtri Bernhard Fork (Bernhard Forck). – Programi ynë vjen të tregojë, se që atëherë ekzistonte unitet të paktën në muzikë.

Përveç koncertit muzikantët organizuan edhe dy klasa të mjeshtërve me Kristian Bojze (Christian Beuse) për vegla frymore dhe Bernhard Fork (Bernhard Forck) për vegla me tela. Për nxënësit e Shkollës Muzikore në Sofje dhe për fëmijë të tjerë që shfaqin interes ndaj muzikës, muzikantët e ansamblit prezantuan veglat e ndryshme dhe tingëllimin e tyre. Organizatorë të veprimtarisë ishin Gete Institut Bullgaria (Goethe-Institut) dhe Radioja Kombëtare Bullgare.

Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin u formua në vitin 1982 në kryeqytetin e atëhershëm të Republikës Demokratike të Gjermanisë, Berlin. Shumë shpejtë ajo u imponua si një nga formacionet më të mira të muzikës së dhomës me tingëllim autentik të muzikës së lashtë. Për këtë muzikantët shfrytëzojnë vegla autentike nga koha e barokut ose kopje të tyre.

Bernhard Fork

Muzika, të cilën e ekzekutojmë është krijuar pikërisht për këta vegla – tregon Bernhard Fork. – Vet instrumentet sugjerojnë mënyrën e interpretimit. Ata ekzekutues, të cilët shfrytëzojnë vegla moderne muzikore, nuk mund të kuptojnë disa prej veçorive. Nuk disponojmë incizime nga kjo epokë, ndërsa traktatet e shumta historike për këtë se si duhet të ekzekutohet, nuk japin përfytyrim të plotë. Muzika e ka gjuhën e vet. Veglat janë të domosdoshme që t’i japin asaj jetë. Doemos për tingëllimin e muzikës së vjetër ashtu siç ishte në të kaluarën nuk janë me rëndësi vetëm veglat autentike muzikore ose kopjet e tyre, me rëndësi është akordimi i tyre dhe ritmi. Muzika e barokut është lidhur ngushtë me vallzomin, kështu që në se dëshirojmë ta interpretojmë në mënyrë origjinale duhet të kemi të qartë a mund të vallëzohet nën tingujt e saj. Personalisht unë nuk jam dogmatik dhe nuk mendoj, se muzika e lashtë nuk mund të ekzekutohet edhe në vegla të reja muzikore.

Rafaell Allperman

Çfarë në muzikë sipas organistit të formacionit Rafaell Allpermanin (Raphael Alpermann), është me më shumë rëndësi:

Më e rëndësishmja sipas meje nuk është shfaqja e jashtme, por ndjenja për muzikë. Natyrisht ne nuk mund të dimë se si në të kaluarën e kanë pranuar, vetëm mund t’i afrojmë së vërtetës, për më tepër në muzikën e cila këndohet, domethënë ka fjalë. Shumë tablo muzikore përshkruhen nga vet teksti. Bëhet fjalë për “gjuhën në tablo”. Dhe kjo mund t’i prezantohet dëgjuesit të sotëm. Kjo është detyra jonë. Supozoj, se edhe në të kaluarën kjo muzikë tingëllonte në po këtë mënyrë, megjithëqë asnjeri nuk mund të thotë këtë me siguri. Me rëndësi është të prezantojmë në mënyrë bindëse ato tablo, kështu që dëgjuesi të përjetojë muzikën. Kjo na sjell një kënaqësi të madhe.”

Që nga formimi Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin për vit jep më se 100 koncerte – në Gjermani, dhe jashtë shtetit, duke arritur Buenos Ajresin, SHBA-në dhe Japoninë. Gjatë turneve formacioni transformohet nga orkestra e muzikës së dhomës deri në orkestër simfonik. Prezantohen jo vetëm vepra instrumentale, por edhe opera dhe oratorë. Akademia e Muzikës së Lashtë Berlin shpesh fton si solistë instrumentistë dhe këngëtarë me famë botërore. Duhet të përmendim edhe incizimet e shumta të formacionet. Dëshmi për prestigjin ndërkombëtar të formacionit janë më se një milion kopjet e incizimeve të koncerteve të tyre të shitura në botë. Në vitin 2006 formacioni u dekorua me çmimin Teleman (Telemann Preis) të qytetit Magdeburg  (Magdeburg), në vitin 2014 mori medaljen e Bahut (Bach Medaille) të qytetit Lajpcig (Leipzig), si dhe dallimin EXO Klasik (ECHO Klassik).

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Wladimir Wladimirow



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD