Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” ruan arkivin e tretë më të madh në botë me dokumente osmane-turke

БНР Новини
“Gjeografia” e Idrisit – një prej katër transkriptimeve të plota, që ruhen në botë

Ndër thesaret letrare të Bullgarisë është arkivi osman-turk i cili ruhet në fondet e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. Themelet e tij janë vënë që me inaugurimin e Bibliotekës Kombëtare (atëherë Popullore) – institucioni i parë kulturor, i krijuar pas Çlirimit përpara 140 vjetëve. Në vitin 1909 me dekret të mbretit Ferdinand Dega orientale është veçuar zyrtarisht.

СнимкаQëllimi i studimit të arkivit është të hidhet dritë mbi të kaluarën e popullit bullgar në kuadrin e Perandorisë Osmane, tregon Milena Zvënçarova – njëra prej gjashtë punonjësve që sot kujdesen për këtë pasuri:

Ideja për krijimin e arkivit është që në të tëpërfshihet tërë letërsia me alfabetin arab, e mbetur në trojet bullgare pas tërheqjes së osmanlinjve – dorëshkrime, libra të vjetër të botuar, dokumente të ndryshme. Filloi një kërkim sistematik i këtyre materialeve. Në themelet e arkivit janë koleksionet e disa prej bibliotekave të mëdha osmane – të Hysrev pashait nga Samokovi, të bibliotekave nga Sofja, Vidini, Ruse, Kjustendili.

Në vitin 1931 arkivi u pasuar me një sasi të madhe materialesh. Pronari i fabrikës së letrës në Knjazhevo – Bullgari, bleu në Stamboll 22 tonë letër për shkrirje. Pas mbërritjes së letrës në Bullgari u bë e qartë, se ajo përfshin arkivin osman dhe është dorëzuar në Bibliotekën Popullore.

Pas kësaj blerjeje, koleksioni ynë dokumentar në gjuhën osmane-turke është vlerësuar si të tretin më të madh në botë. Këtu ruhen mbi 1 mln dokumente me alfabetin arab, kryesisht osmane-turke, por edhe në gjuhët arabe dhe perse, që kanë të bëjnë me pjesë të ndryshme të Perandorisë Osmane, dhe përfshijnë shekujt XV – XX. Nga ana e tij koleksioni i dorëshkrimeve përfshin rreth 4000 kodekse, 2000 libra” – na tregon Milena Zvënçarova.

Dokumentet e mbërritura nga Stambolli janë një sfidë e madhe nga pikëpamja arkivore, jo vetëm për shkak se janë në gjuhë të huaj, por edhe për këtë se kjo ishte letër e hedhur si mbeturinë. Krijimi i një arkivi të organizuar mirë kërkonte aftësi, dije dhe punë të brezave të tëra arkivistësh. Ekspertët bullgarë shpresonin kryesisht në forcat e veta, që e çoi osmanistikën bullgare në vend prijës në botë në atë kohë. Aktualisht tendenca është krejtësisht tjetër. Shteti nuk ka strategji afatgjatë në drejtim të arkivit, me gjithë vlerën e tij si trashëgimi kulturore-historike, thekson Milena Zvënçarova:

Kopje e fjalorit të Firuzabadi nga viti 1614. Është ruajtur me kapakun origjinal të veshur me mëndafsh, të bërë në bibliotekën e vakëfit, ku është ruajtur.


Ka një deficit të madh jo vetëm në drejtim të numrit të kuadrove në ekipin tonë, por edhe të përgatitjes. Nuk ka mundësi për kualifikime në kuadrin e institucionit. Dijet dhe aftësitë u transmetohennë bazë të vullnetit të mirë nga kolegët më me përvojë kolegëve më të rinj. Puna arkivore dhe përpunimi i dokumenteve kërkon njohje të mirë të gjuhës osmane-turke, e cila është gjuhe e vdekur. Por edhe kjo nuk mjafton. Kërkohet njohje e mirë për Perandorinë Osmane – për ndarjen e saj administrative në periudhat e ndryshme, për zhvillimin të saj ekonomik dhe politik, për disiplinat e ndryshme si paleografia, kodikologjia, diplomatika. Përveç kësaj, për ruajtjen e dorëshkrimeve dhe librave të vjetër të botuar janë të nevojshme kujdese të veçanta”.

Mahzar – kërkesë kolektive me nënshkrimet dhe vulat e kërkuesve.


Një prej arsyeve, pse arkivi nuk zë vend në planet e menaxhimit të kulturës në Bullgari, është damka e qëndrimit tonë ndaj robëruesit, e cila është aq e rëndë se bile bie mbi një gjë që duhet të konsiderohet prej nesh si trashëgimi kulturore, thotë Milena dhe shton: “Specifika e këtij arkivi kërkon nivel të caktuar të pjekurisë shoqërore, nivel të cilin, ne, për fat të keq, nuk e kemi arritur.”

Studimi i dokumenteve bëhet mbi bazën e prioriteteve të caktuara shkencore. P.sh., gjatë viteve 40 të shekullit XX në thasët nga Stambolli kanë kërkuar dokumente të lidhura me luftërat nacional-çlirimtare – për Levskin, Botevin, lëvizjen e kreshnikëve. Më pak janë studiuar dokumentet që nuk janë lidhur me trojet bullgare. Ndër dokumentet më të kërkuara dhe më të studiuara janë të ashtuquajturit “defterë” – regjistra që përmbajnë informacione të ndryshme për popullsinë.

Të ashtuquajturit “defterë” – regjistra, kryesisht tatimore, që japin të dhëna për popullsinë. Kapakë të defterëve, të bërë,me teknikën “erbu”.


Në mediat mund të gjejmë informacione, se pjesë prej arkivit osman është marrë nga ushtarët rusë në kohën e Luftës çlirimtare ruse-turke. Milena Zvënçarova hedh poshtë kategorikisht një pohim të tillë.

Në kohën e Luftës çlirimtare ruse-turke ende nuk mund të flasim për arkiv. Nga koha e ekzistencës së këtij arkivi askush nuk ka marrë asgjë prej tij. Fakt është, se çdo ushtri, sidomos ushtritë e mëdha perandorake, kanë pasur me vete korpuse me shkencëtarë, të cilët kanë mbledhur trofe ushtarake. Ka dorëshkrime, të marrë nga ushtritë çlirimtare si trofe ushtarake nga territoret bullgare. Por edhe ne kemi trofe ushtarake nga ushtritë tona që i kishin pushtuar pjesët jugore të Gadishullit të Ballkanit”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD