Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadja Kozhuharova: Pa dënime të rënda nuk do ta kufizojmë trafikun dhe eksploatimin e njerëzve

БНР Новини

Gjithnjë e më shpesh e quajnë trafikun e njerëzve “robëri bashkëkohore”. Me rastin e 18 tetorit, ditës ndërkombëtare për luftimin e trafikimit të njerëzve në OKB konstatojnë me shqetësim të madh se eksploatimi në rritje – kryesisht ndër emigrantët, refugjatët dhe kërkimstrehuesit, tashmë është integruar thellë në ekonominë botërore dhe në tregun e punës.

Kur njeriu është i detyruar, megjithë vullnetin e vet, për të ushtruar ndonjë lloj veprimtarie për shkak të kërcënimeve, dhunës, ose mashtrimeve në dobi të përdhunuesit të tij, atëherë flasim për trafikim, ose eksploatim njerëzish. Dukuria është përhapur në sfera të ndryshme – prostitucion, punë me kualifikim të ulët, shitje foshnjash, shitje organesh, lypësi dhe vjedhje.

Për fat të keq bullgarët shpeshherë gjenden në këtë kurth për shkak të të ashtuquajturit migracion ilegal, duke punuar kryesisht në fushën e ndërtimit, bujqësisë dhe biznesit të restoranteve, si dhe në shtëpitë e njerëzve si shërbyes shtëpiakë. Sipas asociacionit “Animus” çdonjëri prej nesh mund të gjendet në një situatë të tillë – e ripohon një eksperiment social nëpërmjet përhapjes së një reklame për punë jashtë. 

СнимкаNë këtë reklamë ishte shpallur se një firmë daneze kërkon punonjës për grumbullimin e haviarit të zi – na tregon Nadja Kozhuharova nga asociacioni. – Brenda një kohe të shkurtër u përgjigjën mbi 150 veta. Përveç kësaj këta njerëz nuk ishin me nivel të ulët të arsimit, ose të cilët nuk mund të flasin në gjuhë të huaja. Përkundrazi ata kishin udhëtuar përtej kufirit, disa prej tyre ishin arsimuar dhe zotëronin gjuhë të huaja. Kjo do të thotë se po të kërkojë urgjentisht punë njeriu shumë lehtë mund të bëhet viktimë e eksploatimit ose e trafikut të njerëzve.”

Sipas Nadja Kozhuharovës te ne ka të dënuar për trafikim njerëzish, por veprat e tyre nuk janë të mjaftueshme, si dhe dënimet e shpallura nuk janë mjaftë të rrepta. Një prej shkaqeve për këtë është se viktimat jo gjithmonë bien dakord për të qenë dëshmitarë për dhunën e ushtruar kndaj tyre.

Viktimat nuk duan të dëshmojnë në gjyq, sepse ndihen më të dobëta nga kriminelët. Zakonisht bëhet fjalë për rrjete të mëdha, ose për persona të pasur me avokatë me përvojë – thotë Nadja Kozhuharova. – Në qoftë se viktimave u siguronin falas avokatë të mirë, do të ishte ndryshëm. Përveç kësaj për to procesi është i dhimbshëm, sidomos në rastet e eksploatimit seksual. Në sallë viktima duhet të tregojë se çfarë ka përjetuar, ndërsa në atë kohë ana tjetër i kundërshtohet, duke e akuzuar se vetë ajo është gjendur sipas dëshirës së saj në këtë situatë.

Снимка

Në dallim të situatës në Bullgari, në Evropë sistemi gjyqësor është më i përgatitur dhe viktimat janë më të prira për të dëshmuar, sepse e dinë se kanë shansin ta fitojnë procesin – me kompensim material, ose moral, me shpalljen e dënimit të rëndë, thotë Nadja Kozhuharova. Në Bullgari teorikisht ata gjithashtu mund të marrin shuma të larta, por de facto ato nuk mund të paguhen, sepse pronësia e keqbërësve i është transferuar emrit të dikujt tjetër.

Çështja është deri në çfarë shkalle gjykata do që të mendojë për interesin e viktimës – po vazhdon ajo. – Sepse këtu ne interesohemi më shumë për dënimin dhe e harrojmë viktimën – ajo shfrytëzohet për dëshmitare, por për vetë atë nuk ka dobi në plan afatgjatë. Mirëpo, viktimat u sigurojnë eksploatorëve të tyre shuma tepër të larta dhe ato kanë të drejtën e marrjes së të paktën një pjese prej këtyre mjeteve. Për fat të keq shpeshherë proceset përfundojnë shumë shpejt dhe bëhen prova për lidhje marrëveshjesh. Ne nuk mund ta luftojmë këtë krim, në qoftë se nuk ka dënime të rënda.

Para pak kohe në vendin tonë ishte për vizitë Maria Gracia Xhamarinaro – raportuesja e posaçme e OKB-së për trafikimin e njerëzve, e cila deklaroi se dukuria është përhapur kaq shumë se zhvillimi i ekonomisë botërore i detyrohet eksploatimit të njerëzve. Prandaj ajo bëri thirrje që në raste të tilla të merren masa jashtëzakonisht të rrepta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD