Më 26 tetor Kisha Ortodokse Bullgare shënon festën e Shën Dhimitrit të Selanikut, të nderuar nga grekët, bullgarët, rusët dhe serbët. Doc. dr Pavell Pavllov nga Fakulteti i Teologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Sveti Kliment Ohridski” thotë se “Shën Dhimitri është një prej shenjtorëve të mëdhenj ballkanikë – mbrojtës”. Nderimi i tij, sidomos gjatë mijëvjeçarit të parë, “varet nga afërsia e qyteteve, ku shenjtori e ka kryer veprën e vet dhe pas kësaj është torturuar – Soluni Sirmium (Sremska Mitrovica) – kryeqyteti i provincës Panonia në Perandorinë Romake”. Gjatë mijëvjeçarit të dytë nderimi i shenjtorit ka arritur edhe në territore të tjera deri në Azinë e Vogël.
“Festa e Shën Dhimitrit në fund të tetorit ka të bëjë me takimin e besimtarëve pas verës dhe pas mbarimit të punës së rëndë bujqësore. Në shtëpi kthehen edhe ata, të cilët kanë qenë për kurbet dhe familja mblidhet në ditën e Shën Dhimitrit. Fillon një cikël i ri i brendshëm familjar kishtar. Moti po ndryshon, përfundon puna jashtë shtëpisë dhe familjet takohen në pritje të festës së madhe – Krishtlindjet.”
Doc. Pavllov na shpjegon se në “mbishkrimet murale Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë paraqitur si ushtarë në radhën e parë të shenjtorëve – martirë – njëri pranë tjetrit, ose njëri kundër tjetrit.
Pasi kisha e quan Shën Dhimitrin “Ushtari i Krishtit dhe Martir” a mund të thuhet se çdo një shenjtor e ka Golgotën e vet?
“Po, ashtu është, sidomos duke folur për martirët – na shpjegon doc. Pavllov – Çdo një prej tyre e ndjek rrugën e vet. Martirët, sidomos nga shekulli III, IV pas Krishtit, zakonisht janë nga ushtria. Atje të krishterët kanë refuzuar të zbatojnë ceremonitë e nderimit të perëndive pagane. Kështu e kanë deklaruar besimin e tyre ndaj Krishtit dhe i kanë vrarë. Shumë janë të krishterët anonimë, që kanë vdekur në emrin e besimit. Në kalendarin kishtar më 2 shtator ka një festë kushtuar mijëra martirëve të vdekur në Nikomidi. Kështu qe martirët janë shumë, por ndër ta bëjnë përshtypje më të madhe Shën Dhimitri dhe Shën Gjeorgji. Ata kanë jetuar në pjesën e parë të shekullit të katërt gjatë udhëheqjes së perandorit Dioklecian, ku ka pasur shumë persekutime. Shën Gjergji ka pësuar keq në Nikomidi – kryeqyteti lindor i perandorisë, ndërsa Shën Dhimitri – në Selanik.”
Docenti Pavllov na tregoi për lidhjen midis Shën Dhimitrit dhe Mbretërisë së dytë Bullgare:
“Ky është një moment i rëndësishëm, duke folur për Shën Dhimitrin. Gjergji Akroploiti dhe burime të tjera nga fundi i shekullit XII dhe nga fillimi i shekullit XIII dëshmojnë se në Ballkan bashkë me ardhjen e normanëve ka filluar çrrënjosja e traditave. Pas pushtimit të Selanikut ata e grabitën kishën e Shën Dhimitrit, por shenjtori nuk e lejoi djegien e ikonës së tij çudibërëse dhe ajo u gjend në Veliko Tërnovo. Kjo e ndihmoi shpërthimin e Kryengritjes së vëllezërve Asen në vitin 1185, që çoi në rimëkëmbjen e shtetit bullgar. Pas një kundërshtimi me Perandorin e Kostandinopojës vëllezërit Asen u kthyen në Tërnovo. Atje ata vendosën se mbërritja e ikonës është njëfarë shenje se shenjtori e mbronte kryeqytetin e vjetër dhe ndërtuan kishën “Shën Dhimitri i Selanikut”, ku e vendosën ikonën çudibërëse. Gjatë Rilindjes gjatë kundërshtimeve mes kishës bullgare dhe asaj greke Shën Dhimitri pikturohej si kalorës, i cili shpon me mburojën e vet një njeri. Flitet se ky njeri është mbreti Kallojan, i cili më 8 tetor 1207 u vra në çadrën e vet para mureve të Selanikut. Kjo është ana tjetër e interpretimit – shenjtori kthehet në qytetin e vet, që ta mbrojë atë nga pushtimi i mbretit bullgar Kallojan – vëllai i tretë Asen. Mirëpo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë, pasi në atë kohë qyteti ishte në duart e kryqëzatësve . Kështu qe interpretimet duhet të përputhen me ngjarjet e atëhershme. Në rrethet historike ka debate se si ikona e Shën Dhimitrit të Selaniku është gjendur në Tërnovo. Flitet se shenjtori vetë ka ardhur në këtë vend, ku e kanë respektuar më shumë.”
Në përfundim doc. Pavllov bëri urime: “Le të jetë Shën Dhimtri në lutjet tona, të na sjellë shëndet dhe fuqi dhe t’i mbrojë të gjithë njerëzit në Ballkan!"
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..