Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Në Stamboll u inaugurua monumenti i Ekzarkut Josif

Foto: аrkiv

Me nismën e komunitetit bullgar në Stamboll, në oborrin e ndërtesës historike të Eksarkisë Bullgare në lagjen “Shishli” u inaugurua solemnisht busti i Ekzarkut Josif. Ekzarku është një nga figurat më të shquara të lëvizjes çlirimtare të bullgarëve. Në godinën e Eksarkisë në Stamboll ka kuvenduar Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodkse Bullgare para zhvendosjes së tij në Sofje. Që aty është drejtuar dhe veprimtaria kishtare dhe arsimore e kishave dhe shkollave të Ekzarkisë në të gjitha trojet e Perandorisë Osmane.


Athina pohon se dëshiron aderimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por...

Foto: BGNES

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos komentoi në Selanik se Athina po punon për ndërtimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë dhe në fakt provoi se e përkrah aderimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Por, para kësaj duhet të zgjidhet çështja lidhur me emrin në përputhje me drejtësinë ndërkombëtare. Vetëm pas përfundimit të procedurave të ndryshimeve të kushtetutës, e cila do t’i përfshijë të gjitha garancitë, atëherë Marrëveshja do të hyjë edhe në Parlamentin grek, tha Presidenti.


Rama ndryshoi ministrin e brendshëm

Foto: BGNES

Kryeministri Edi Rama pranoi dorëheqjen e Ministrit të punëve të brendshme Fatmir Xhafaj dhe njoftoi emrin e ministrit të ri të brendshëm i cili vjen nga radhët e Forcave të Armatosura dhe mban gradën gjeneral. Pasardhësi i Fatmir Xhafajt do të jetë Gjeneral Sandër Lleshi, që aktualisht mban detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kryeministrit. Në profilin e tij në Tweeter Edi Rama nuk i përmend arsyet për dorëheqjen. Opozita shumë herë e akuzonte ish-ministrin Xhafaj për lidhjet e tij me veprimtarinë kriminale të vëllait të tij Agron Xhafaj që u dënua me 7,5 vjet burgim në Itali për trafik narkotikësh. Lideri i opozitares PD Lulzim Basha pohon se Rama e ka bërë Shqipërinë shtetin më të madh të drogës në botë.


VMRO-DPMNE në krizë të brendshme të rëndë

Foto: time.mk

VMRO-DPMNE kërkon mënyra për të shitur godinën e vet në Shkup të ndërtuar gjatë kohës së qeverisjes së ish-liderit të partisë Nikolla Gruevski.“Mendojmë për racionalizimin e shpenzimeve në parti. Nëse kemi ofertë të mirë, godina ku është vendosur partia, e njohur si “shtëpia e bardhë”, mund ta shesim ose ta japim me qira. Tani po skanojmë tregun dhe pastaj do të vendosim”, tha lideri Hristijan Mickoski. Partia po ndodhet në krizë të brendshme të rëndë, pasi javën e kaluar ajo përjashtoi 8 deputetët e saj, të cilët votuan “pro” ndryshimeve të kushtetutës që do të lejojnë zgjidhjen e kontestit për emrin. Micoski përjashtoi dhe zëvendësin e tij Mitko Jançev, bashkë me ish-drejtorin e kundërspiunazhit Sasho Mijallkov dh ish-ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov. Në parti po zhvillohen procese të formimit të fraksioneve, të cilat nuk janë dakord me politikën e Micoskit, pohojnë mediat maqedonase.


Daçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën për ndonjë karotë evropiane

Foto: BGNES

Serbia nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe fytyrën e vet duke pranuar “shtetin e rremë të Kosovës” për shkak të ndonjë karotë evropiane. Kështu ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për gazetën serbe “Veçernje Novosti”. Ai bëri këtë deklaratë pas asaj të deputetit të Bundestagut, Peter Beyer nga CDU, partisë së Angela Merkel, i cili ka thënë se ka ardhur në Beograd me porosinë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE derisa de jure nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. “Por, nëse është vërtetë ashtu, përse atëherë mbahet dialogu në Bruksel, përse ky proces i lodhshëm dhe për ne frustues, kur po dihet paraprakisht rezultati”, ka pyetur Daçiç. Ai ka shtuar se beteja diplomatike serbe për Kosovën vetëm tash e tutje do të bëhet serioze.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD