Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

John Demos prezanton “Shqipëria në pragun e ndryshimeve 1990-1991”

БНР Новини

Në vitet 1990-1991, situata sociale, ekonomike e politike në Shqipëri doli jashtëkontrollit të partisë-shtet, siç u bë pak më parë në Bullgari dhe në shtetet e tjera tëish-bllokut komunist. Shqiptarët “shqyen” kufijtë dhe iu vërsulën vendeve fqinjeGreqisë e Italisë në kërkim të “parajsës”. Komunistët nuk kishin më asnjë mundësipër ta rikthyer mbi shqiptarët pushtetin e tyre absolut e të frikshëm të ushtruar nëvazhdim të 47 vjetëve, por vazhdonin të kontrollonin proceset politike me anë të“klonimit” të partive të reja – një proces i zhvilluar pikërisht në byronë politike tëPartisë së Punës të Shqipërisë. Zgjedhjet pluraliste të 31 marsit 1991 e patënzanafillën në korrik 1990 me eksodin masiv të shqiptarëve, në nëntorin 1990 melëvizjen studentore, pastaj me lëvizjen sindikale anti-komuniste dhe në janar-shkurt-mars 1991, me protestat e shumta që u zhvilluan në krejt Shqipërinë.

Djegia e dosjeve të PPSH-së në Shkodër më 3 prill 1991

Secili mysafir i galerisë SYNTHESIS në Sofje bëhet dëshmitar i këtyre ngjarjevenëpërmjet ekspozitës së fotografit grek John Demos (Janis Dhimu) “Shqipëria nëpragun e ndryshimeve 1990-1991”. Ajo mund të shihet deri më 11 nëntor.John Demos është një nga fotografët prijës grekë, i diplomuar nëUniversity of Chicago. Vite me radhë ka qenë pedagog në Greqi në fushat e artitfigurativ, fotografisë dhe filozofisë. Veprat e tij ruhen në muzetë e mëdhenj dhe nëgaleritë fotografike në Paris, Çikago, Londër, Lisbonë, Tokio, kurse publiku bullgare njoh me një nga projektet e tij më të shquara “Hijet e Heshtjes”, të prezantuar nëgalerinë SYNTHESYS në vitin 2014.

Në “Shqipërinë në pragun e ndryshimeve 1990-1991” fotot që pasqyrojnë ngjarjetmë të rëndësishme të momentit të turbullt politik janë ekspozuar bashkë me skenarrugore dhe imazhe të zakonshme nga jeta e përditshme të shqiptarëve – ngapërjetimi i lirisë së sapofituar deri në thellësinë e tragjedisë personale. Pikërishtkëtu e gjejmë këtë që e dallon John Demos nga kolegët e tij të shumtë – ndjenja emasës, njohja e një caku që nuk duhet kaluar, kuptimi se fotografi nuk tregongjithçka me çdo çmim. Gjatë vizitës së tij të mëparshme në Sofje ai vetë tha:

Procesioni funeral i tre anëtarëve të Partisë Demokratike, të vrarë më 2 prill 1991 pas demonstratës paqësore në Shkodër, 3 prill 1991

Besimi është ajo gjë, të cilën e fiton fotografi në punën e tij, por jo secili e ka nëvetvete. Një nga arsyet, për të cilat unë mund t’i bëj këto gjëra, kurse kolegët e minuk munden, është krijimi i lidhjes me njerëzit. Unë mund të tregoj ndjeshmëri. Nëshumicën e situatave unë isha aq i emocionuar siç ishin njerëzit para objektivit. Dhe ata e ndienin këtë. Nganjëherë ekspozimi i tërë ngjarjes është gabim. Duhet tërespektojmë dëshirën e njerëzve – çfarë ata pranojnë të tregojnë dhe çfarë jo.

Tiranë, 1991

Pa marrë parasysh se kë fotografon , John Demos e gjen pikëpamjen e saktë, atëkëndvështrim, i cili tregon më shumë se ngjarjen konkrete dhe i cili na çon përtej sëdukshmes, në brendësinë e shpirtit të heronjve të tij. Për këtë arsye derisaqëndrojmë para fotografive të tij, ne i besojmë atij, emocionet na pushtojnë dhejemi gati për t’u bindur atyre.

Ceremonia e varrimit të Arben Brocit të vrarë më 2 prill 1991 në Shkodër

Të njëjtën gjë e ka ndier dhe Ismail Kadare, i cili në vitin 2008 thotë në lidhje meekspozitën “Shqipëria në pragun e ndryshimeve 1990-1991”:

John më tregoi një album tjetër të tij me fotografi nga vende të tjera, përfshin dhenga Greqia – në të njëjtën stilistikë, me të njëjtën ngurtësi të papërpunuar tëshprehjes së njerëzve – dhe duhet të pranoj se në portretet e tij fytyrat e grekëvejanë më të errët, duken bile më të lodhur dhe më të dëshpëruar. Dhe kjo më bindi.Tashmë i besoj njeriut John Demos, i besoj fotografit John Demos.

Foto: Galeria SYNTHESYS



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD