Disa janë malet përreth Sofjes, të cilat u ofrojnë banorëve dhe miqve të kryeqytetit mundësi të çlodhin në mes të natyrës larg ritmit të tensionuar të qytetit dhe larg problemeve të përditshme. Njeri prej tyre është Ljulin. Ky mal nuk ka popullaritetin e malit Vitosha në rrëzat e të cilit shtrihet Sofja. Prandaj aty njeriu mund të bredhë orë të tëra me radhë nëpër shpatat e buta, duke hapur shqisat për erën e lehtë, aromën e barnave dhe larminë e peizazhit.
Maja më e lart e këtij mali është Dupevica 1256 metra.
“Ljulin është dy herë më i ulët se sa Vitosha dhe prandaj është një mal më i arritshëm për fëmijë, më të moshuar dhe njerëz me probleme shëndetësore”, tregon Vlladimir Georgiev. Ai e njeh malin që nga fëmijëria. I pasionuar nga bukuria e tij realizon një projekt të vet “Dritë të re për malin Ljulin” në kuadrin e të cilit studion gjithë rajonin. Mendon, se koha më e përshtatshme për shëtitje nëpër bjeshkët e këtij mali është pranvera e vonshme dhe vjeshta, por edhe dimri, kur mbulesa e dëborës nuk është aq e dendur, si dhe vera kur pyjet bëjnë freski.
“Për shkak të lartësisë më të ulët dallimi i temperaturës me qytetet është më i vogël. Për këtë arsye në ditët me vapë më të madhe këtu puhia është e lehtë.”
Në malin Ljulin ka disa manastire, si Manastiri Klisurski “Shën Petka”, Manastiri i Gornja Banjës “Shenjtor Qirill dhe Metodij”, Manastiri Divotinski. Ky i fundit u themelua në vitin 1046, kështu që gjatë këtij shekulli do të shënohet mijëvjeçari i tij, thekson Vlladimir Georgiev dhe tregon legjendën e tij:
“Dy fshatarë gjetën një qyp plotë verdhushka. E ngarkuan në një gomar dhe vendosën, se aty ku do të ndalojë ai, aty do të ndërtojnë manastir. Kështu gomari zgjodhi vendin midis dy përrenjve, ku edhe më sot ngrihet manastiri “Shën Trinia e Shenjtë”. Gjatë shekujve ai ishte qendra letrare me shkollë. Manastiri tri herë u dogj dhe u rimëkëmbë gjatë kohës së robërisë turke. Në pamjen e sotme u rindërtua në vitin 1902. Shumë mjete për rimëkëmbjen e shenjtërores dhuroi mbreti Ferdinand. Vitet e fundit në sajë të projekteve të ndryshme manastiri u zgjerua. U ndërtuan dy kisha të reja dhe një ndërtesë për murgjit. U asfaltua rruga midis Manastirit dhe fshatit të afërt Mihajllovo.”
Duke nisur rrugën përpjetë Manastirit të Gorna Banjës arrihet te paraklisi përrallorë “Gjithë Shenjtorët”. Të dhënat historike për të janë të pakta. Sipas bashkëbiseduesit ndoshta u ndërtua në vitet 70-të të shekullit XX.
Duke ndjekur zhvillimin e rajonit malor dhe vendbanimet në të, Vlladimir Georgiev zbuloi edhe disa tendenca negative:
“Deri në fund të viteve 90-të të shekullit XX midis qytetit Bankja dhe fshatrave përreth kishte distanca të mëdha. Tani për shkak të ndërtimit të tepruar distancat u shkurtuan. Shumë pyje u prenë shumë shtigje nuk mirëmbahen dhe gjithnjë më e vështirë bëhet kalimi nëpër tyre.”
Fshatrat në malin Ljulin shpopullohen dita ditës. Një pjesë prej tyre janë të shkëputura nga bota dhe nga ndonjëherë banorët nuk janë më se dy veta. Të tilla janë Deljan, Zllatusha, Raduj, Malla Rakovica. Deri te ky i fundit nuk ka edhe rrugë të asfaltuar.
Ndër fshatrat më të mëdha janë Dragiçevo, Divotino, Ljulin. Fshati Ljulin shtrihet në rrëzat e majës Rajllovo Gradishte (1199 metra), për të cilën bashkëbiseduesi tregon:
“Sipas legjendës Rajllovo Gradishte është një nga vendet, ku bullgarët luftuan kundër invazionit osman në shekullin XIV. Fshati i sotëm Ljulin u formua si rezultat i bashkimit të fshatrave Rajllovo dhe Cërnell në vitin 1961. Një pjesë prej luftëtarëve të plagosur në betejat themeluan një fshat në rrëzat e majës, të cilën e quajtën Rajllovo. Në atë kohë popullsinë bullgare e quajtën “raja”, që këtu Rajovo ose në dialekt Rajllovo, do të thotë “fshati i rajasë”.”
Një majë tjetër në rajon është Krivi Kamëk, e cila përbën një piramidë shkëmbore nga ku hapet një pamje e mrekullueshme te mali Vitosha. Bashkëbiseduesi tregon, se kur moti është i mirë dhe ajri është kristaltë i pastër nga këtu mund të shihen edhe shpatat e maleve Rilla dhe Pirin, qytetet Sofja, Bankja, Pernik, fshatrat në luginën midis maleve Ljulin dhe Viskjar dhe në Luginën e Sofjes.
Megjithëqë është i vogël mali Ljulin meriton vëmendjen e adhuruesve të natyrës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Miglena Ivanova
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..