Njerëzit të cilët kanë humbur gjatë këtij viti shtëpitë e tyre, do të presin Krishtlindjen e vet të parë në rrugë bashkë me “veteranët e mbijetesës” në të gjithë vendin. Si dhe gjatë vitit të kaluar, një vit edhe më parë, dhe ai dimër edhe më i largët, që të gjithë ata do të kërkojnë ngrohtësi në kashunët e vet dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre do të kenë fatin të strehohen vetëm për një natë në ndonjë qendër krize. Sepse dhe gjatë këtij dimri vendet në institucionet sociale nuk do të mjaftojnë dhe sepse aty u kërkojnë kartë identiteti, të cilën pjesa më e madhe e njerëzve pa strehë nuk e kanë, për shkak të mungesës së një adrese të përhershme.
Tanimë për vit të shtatë të radhës fondacioni “Ka mënyrë” i ngroh njerëzit e pastrehë përmes fushatës së vet “ Thur një ngrohtësi”. Ai u jep njerëzve në nevojë të madhe punime të thurura në dorë duke shkatërruar muret e shpirtit të nëpunësve indiferentë. Festivali “Gërshetë shumëngjyrëshe”, përmes të cilit organizata po grumbullon mjete për njerëzit pa strehë, kësaj radhe do të zhvillohet më 3 dhe 4 nëntor në “Serdika centër” në kryeqytet.
“Misioni ynë është që të mund t’i ngrohim njerëzit pa strehë – të mund të mësojmë më shumë njerëz të punojnë me shtiza, që të kemi më shumë shalle të ngrohta, kapele, dorashka, çorape të cilat të mund t’i dhurojmë në ditët e ftohta të dimrit – tregon Margarita Sokollova, kryetare e fondacionit “Ka mënyrë”. – Dhe po kështu më shumë njerëz të kuptojnë për kauzën tonë. Gjatë dy ditëve të festivalit mjeshtër-punues me dorë do të tregojnë teknika të ndryshme, do të ketë ekspozues të sendeve dhe të artikujve të bukur, si dhe një revy të modës me artikuj të punuar me dorë.”
Fondacioni “Ka mënyrë” lind me idenë të mund t’i ndihmojë njerëzit pa strehë – t’u dhurojë pak ngrohtësi, derisa kalojnë përmes sprovës së vet të rëndë. Por, më tepër – ta shtyjë shtetin t’u zgjasë dorë, që të mund ata përsëri të kenë shtëpi dhe ushqim. Tanimë për vit të shtatë të radhës shoqata po lufton për sigurimin e strehimit të përhershme dhe punësimit minimal për njerëzit në rrugë. Ajo propozon të krijohen mundësi që jetimët, të cilët mbushin 18 vjeç, menjëherë të fillojnë punë, të hapen më shumë shtëpi sociale për njerëzit e moshuar, kreditë bankare të kenë klauzola mbrojtëse në rastet e papunësisë, shteti të mund të garantojë minimumin jetik të çdo një njeriu kështu qe ai të mos gjendet jashtë. “Sa i përket qëndrimit të shtetit ndaj njerëzve të pastrehë, nuk mendoj se ka njëfarë përparimi”, komenton Margarita Sokollova dhe shton se ministria sociale duhet t’u sigurojë kushte minimale për jetë. Por ky problem nuk qëndron në fokusin e politikës së zhvilluar prej tyre, bën konkluzion ajo. Prandaj dhe 3000 veta të tjerë në të gjithë vendin do të luten për një dimër të butë dhe qëndrim të mëshirshëm ndaj tyre.
“Ky grup shtohet më tepër për shkak të gjendjes së keqësuar sociale si një pasqyrë e gjendjes së shtetit tonë” – thotë akoma Margarita Sokollova. “Gjithnjë e më shumë njerëz nuk gjejnë ushqim, duke humbur shansin të jetojnë në njëfarë hapësire dhe të paguajnë qira. Unë nuk po flas që ata duhet të pronësojnë banesë, por për minimalen – të mund të jetojnë në një dhomë. Mjerisht, gjithnjë e më shumë njerëz mbeten bile dhe pa këtë mundësi.”
Të shtojmë dhe shansin e ulur pothuajse deri në zero të mund të gjejnë ushqim.
“Kemi vënë re një interes nga ana e biznesit për të emëruar në punë në të hapur nëpunës të kualifikuar ulët – në parqet, kopshtet e vendit” – tregon Margarita Sokollova. “Punëdhënësit nuk janë gati të lejojnë njerëzit pa strehë në ofiset e veta, prandaj i përdorin për shembull më shpesh për veprimtari të cilat kërkojnë forcë fizike. Një pjesë e madhe prej njerëzve pa strehë nuk ndihen mirë fizikisht për shkak të sprovave të mëdha përmes të cilave kalojnë përditë.”
Kurse që të gjithë ne, njerëzit e lumtur, mundet pa pritur Krishtlindjen që të mund të kujtohemi, të falënderojmë për shansin tonë përmes bamirësisë.
“Gjëja më e vlefshme dhe e shtrenjtë për njerëzit pa strehë është vëmendja, me qenë se ata ndihen në anë nga shoqëria. Prandaj dhe çdo një gjest i vogël për ta është i rëndësishëm – një supë e ngrohtë, një kavanoz me gjellë të ngrohtë, një fjalë e mirë, çorape dorashka. Secili aq sa mundet. Dhe mos i kaloni në rrugë – ata po kështu janë njerëz.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: imanachin.bg
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..