Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov hapën ekspozitën "Thesaret e shpëtuara të Bullgarisë " në Institutin Arkeologjik Kombëtar.
Ajo prezanton mbi 300 eksponate, të cilat vijnë nga muze të ndryshëm në Bullgari. Sendet e treguara janë nga periudha të ndryshme të historisë mijëvjeçare të trojeve të sotme bullgare. Ajo mund të shihet që nga 7 nëntori deri më 27 janar 2019.
“Secili send i eksportuar nga vendi në mënyrë të paligjshme është një faqe e grisur nga historia jonë e lashtë” – tha Nënpresidentja Jotova para të pranishmit në hapjen e ekspozitës.
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..