Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjeti social do të ndihmojë për rilindjen e fshatit bullgar

БНР Новини

Fshatrat me jetë të shuar në Bullgari, ku ka vdekur edhe banori i fundit, janë rritur 5 herë për 2 vjetët e fundit. Shkaqet për shpopullimin e tyre janë lidhur me probleme të ndryshme dhe vetëm nga zgjidhja e tyre varet nëse njerëzit do të venë re mundësi të reja për t’u vendosur në një mjedis të qetë dhe të pastër ekologjikisht.

Deputeti evropian Andrej Novakov krijoi një rrjet social në gjuhën bullgare dhe angleze, i cili i lidh fshatrat tona me njerëz nga e gjithë bota. "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/ mund të kthehet në një dritare, përmes së cilës fermerët të mund të shikojnë tokat tona pjellore dhe të begata, kurse bullgarët e rinj dhe të huaj, vendi i punës i të cilëve është pranë kompjuterit, të pëlqejnë ndonjë shtëpi të braktisur për shtëpi të vet.

СнимкаÇdo një i cili ka kujtime të shkëlqyera nga ndonjë fshat bullgar, ka zbuluar ndonjë destinacion shumë pak të njohur për pushim për fundjavë ose për një pushim më të gjatë, mund ta popullarizojë përmes "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/ – tregon idenë e tij Andrej Novakov. Në këtë mënyrë, fshatrat, të cilat u prekën më shumë nga kriza demografike, do të përkrahen. Siç çdo një njeri tregon anën e vet më të mirë në rrjetet sociale dhe e prezanton veten në mënyrën më të mirë të mundshme, do të bëjmë absolutisht të njëjtën gjë dhe me fshatrat. Kështu që njerëzit, të cilët interesohen nëse në një vend të caktuar ka kopsht për fëmijët dhe shkollë, sa larg gjendet ai nga rruga më e afërt kryesore dhe nga spitali, a ka mbulim telefonik dhe internet të mirë, do të gjejnë informacionin e tyre të nevojshëm të platformës sonë. Shpresoj që në sajë të "Селоводител" – Selovoditel /“Fshatrrëfyes”/,ata të përkrahin ekonominë vendase dhe të vizitojnë ndonjë fshat bullgar, të qëndrojnë në ndonjë shtëpi për miq, të blejnë gazetën vendase, të bëjnë pazar nga dyqani vendas. Me këtë hap të vogël do të mundohemi të ndajmë procesin e shpopullimit, dhe përse jo dhe të fillojmë ta kthejmë.

Снимка

Që të vendosen njerëzit në fshat, ata kanë nevojë prej rrugëve të mira dhe vijave hekurudhore, të cilat t’i lidhin me qytetin e madh, prej një ndihme të garantuar mjekësore, prej një sigurie për jetën e vet dhe për pronën. Këto janë gjithë shkaqe, të cilat i kthejnë në të vdekura qytetet e vogla tek ne – bashkë me emigrimin në tërë vendin tonë për shkak të mungesës së punës.

Gjatë viteve të fundit po punohet në këto drejtime dhe pavarësisht se gjithmonë lë për të dëshiruar, u krijuan rrugë, që të mund të lehtësohet prania deri tek shumë vende të populluara – thotë deputeti evropian. Në shumë prej tyre qe investuar në bazë të Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare. U krijuan rrugë të reja, u meremetuan shkollat, u rinovuan ujësjellësit, në mënyrë që të mund të zgjidhen probleme, të cilat janë grumbulluar me dekada të tëra. Përveç kësaj u ndanë investime për mbrojtje dhe siguri në lidhje me krimin shtëpiak , kështu që policët të patrullojnë në regjim të caktuar.

Снимка

Kisha të lashta, kala mesjetare, muze, produkte vendase dhe festivale-fshatrat tona mund të jenë atraktive jo vetëm me ajrin e vet të pastër dhe me pamjet piktoreske. Aq më tepër, se gjithnjë e më shumë evropianë kërkojnë jetë larg nga zhurma, trafiku dhe ndotja e qytetit të madh – aty ata nxjerrin paratë e veta, por në mbrëmje kthehen në shtëpinë e vet në fshat.

Shumë njerëz, përfshi dhe unë, kur venë re një godinë të vjetër e të shkatërruar nga ferma kooperative agrare ose diçka tjetër, e cila nuk përdoret më prej kohe, e konsiderojnë vetëm si shkatërrim – pohon Andrej Novakov. Shyqyr që takohen dhe njerëz sipërmarrës, për të cilët kjo është një mundësi të zhvillojnë një bujqësi natyrale ose veprimtari të cilat mund të realizohen vetëm në vende të populluara të largëta. Shumë biznese të reja tanimë japin mundësi të punosh që në shtëpi – është e mjaftueshme të kesh internet, në mënyrë që të mund të ikësh nga trafiku dhe nga zhurma e madhe e qytetit të madh. Kështu që fshatrat me mbulim të mirë të celularit mund të ofrojnë dhe qetësi dhe kushte për të punuar nga shtëpia.

Снимка

Në rrjetin social çdo një konsumator mund të bëjë profilin e fshatit të tij të dashur, duke ngarkuar foto dhe një informacion kureshtar, i cili do të përkthehet dhe në gjuhën angleze. Sipas fjalëve të deputetit evropian, ky është vetëm një hap i vogël për ringjalljen e fshatit bullgar, që të mos të mbetet toka e papërpunuar dhe të mos të qëndrojnë shtëpitë e braktisura.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: selovoditel.andreynovakov.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD