Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajnimi i kuadrove në turizëm është prioritet i Ministrisë së Turizmit

БНР Новини
Foto: BTA

“Ka mungesë kuadrosh si për stinën verore, ashtu dhe për stinën dimërore” – këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova në Këshillin Ndërkombëtar për Kuadrot në Turizëm. Atje mori pjesë edhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov, përfaqësues  i sindikatave dhe i Qendrës Bullgaro-Gjermane për Trajnim Profesional. Midis dy ministrive dhe Qendrës u nënshkrua një marrëveshje, e cila do t’u japë mundësi punëdhënësve në turizëm t’i kualifikojnë dhe t’i rikualifikojnë nëpunësit e tyre në dy drejtime. Cilat janë ato dhe si do t’i ndihmojnë sipërmarrësit? Më shumë hollësi na solli Ministrja Angellkova:

Njëri është lidhur me persona të regjistruar në byrotë e punës, ndërsa tjetri është në bazë të arsimit dual për njerëzit të cilët aktualisht punojnë. Kjo i jep mundësi punëdhënësit, në qoftë se ka dëshirë, të investojë në rikualifikimin e punonjësve, që të mund të punojnë pas kësaj për një periudhë të veçantë në ndërmarrjen në fjalë. Kuadrot nuk mjaftojnë edhe verën, edhe dimrin. Disa prej punëdhënësve që kanë hotele në det, arrijnë t’u sigurojnë punë nëpunësve të vet gjatë tërë vitit. Mirëpo, ka shumë punëdhënës të tjerë, që nuk e kanë këtë mundësi. Prandaj është me rëndësi që ne t’u sigurojmë këtyre punonjësve mundësi për kualifikim, ose rikualifikim, ose të lehtësojmë emërimin sezonal në punë të punonjësve nga vende të treta, si një masë e përkohshme. Ne po punojmë në këtë drejtim tashmë dy vjet.

Praktikisht në sektor nuk ka papunësi, është i mendimit znj. Angellkova. Në vitin 2017 në degën e turizmit kanë filluar punë mbi 335 000 veta.

Sipas Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov një prej politikave të qeverisë në sferën sociale është lidhur pikërisht me lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurës së regjistrimit të veprimtarisë sezonale. Prandaj sivjet të dhënat konstatojnë rritje të dyfishtë të punonjësve të regjistruar sezonalë nga shtete të treta në sektorin turistik dhe numri i tyre arrin mbi 7800 veta. Kërkohen mundësi edhe për lehtësime të tjera, të cilat ta zgjidhin problemin e mungesës së krahut të punës në turizëm. Një pjesë e veprimeve në këtë drejtim janë edhe marrëveshjet me Moldavinë dhe Armeninë për mobilitetin e punës, të cilat tashmë janë fakt. Ministri Petkov saktësoi se çfarë janë mundësitë e Qendrës Bullgaro-Gjermane për Trajnim Profesional në sektor:

Së pari ato janë lidhur me zbatimin e masave të parashikuara në Planin Kombëtar për Veprim në fushën e punësimit. Ka mundësi gjithashtu që nga fillimi i dhjetorit të përdoret koha midis fundit të stinës aktive verore deri në fillimin e stinës tjetër, që të zhvillohen trajnimet përkatëse në sferën e turizmit. Bëhet fjalë për trajnim të personave të papunë, ndërsa shpenzimet lidhur me udhëtimin dhe qëndrimin e tyre mbulohen nga Plani Kombëtar për Veprim në fushën e punësimit.

Trajnimi në Qendrën Bullgaro-Gjermane për Trajnim Profesional do të jetë me gjatësi të ndryshme. Afati më i shkurtër do të jetë dy muaj, ndërsa të papunët do të orientohen për t’u rikualifikuar nga Agjencia e Punësimit. Stërvitja do të realizohet në degat e Qendrës në Smoljan dhe Carevo dhe do të zhvillohet në degët “Hotelet dhe restorantet” dhe “Udhëtimi, turizmi dhe koha e lirë”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD