Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon një fushatë në përkrahje të prodhuesve bullgarë të ushqimeve

БНР Новини
Foto: Diana Cankova

Më shumë se gjysma e mallrave që ofrohen në vargjet e mëdha ushqimore, janë prodhuar në Bullgari. Kjo u bë e qartë nga fjalët e Ministrit të Bujqësisë Rumen Porozhanov. Në tryezën e rrumbullakët me punonjësit në këtë degë ai ia dha start fushatës “Unë i përkrah prodhuesit bullgarë, përkrahi edhe ti!”

Sipas një studimi raporti midis mallrave ushqimore bullgare dhe atyre të importuara, të zhvilluar në pesë prej vargjeve më të mëdha tregtare në Bullgari, ka rritje të konsiderueshme në shitjen e produkteve bullgare. Nga 77 deri në 100 për qind prej bukës së ofruar dhe produkteve të bukës prodhohen te ne, sallamet bullgare janë nga 55 deri në 80 për qind, ndërsa produktet e qumështit janë nga 57 deri në 75 për qind. Bio-produktet e certifikuara gjithashtu shënojnë rritje serioze, vë në dukje Ministri, dhe në një prej dyqaneve më të mëdha ajo arrin 167 për qind.

Ne jemi të bindur se duhet të punohet direkt me prodhuesit bullgarë – komentoi të dhënat Georgi Gërnevski, përfaqësues i vargut të dyqaneve për tregti me shumicë. – Diçka më tepër, ne u vendosim produkteve bullgare çmime më të larta, sepse cilësia dhe shija janë më të mira. Klientët gjithashtu reagojnë pozitivisht dhe ne tashmë kërkojmë se cila të jetë kategoria tjetër bullgare në dyqanin tonë. Filluam me frytet dhe perimet, pas kësaj shtuam mishin, djathin, peshkun dhe verën, pas disa ditësh do të kemi edhe mjaltë. Do të stimulojmë edhe sektorët me ushqime të përpunuara – konserva, ushqime të ngrira, reçele dhe marmelatë."

Deri në festën e Krishtlindjeve Ministria e Bujqësisë do ta vërë theksin mbi arritjet në sektor, që të jepen dekorata për sukseset e shënuara, nënvizoi në forum Rumen Porozhanov, duke paraqitur të dhënat për tetë muajit e parë të vitit të krahasuara me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po vëzhgohet një tendencë pozitive në prodhimin e mishit – rritja e çmimit të mishit të bardhë është 18 për qind, ndërsa shtrenjtimi i mishit të kuq është me 8 për qind – bëri të ditur Ministri. – Me 22 për qind është rritur prodhimi i qumështit të freskët të paketuar, i gjalpit – me 18 për qind, i djathit të lopës – me 15 për qind. Ndërkaq, prodhimi i produkteve që i imitojnë yndyrat bimore po pakësohet me 17 për qind në saje të ndryshimeve në rregulloren normative dhe të ndalimit të përdorimit të tyre në ndërmarrjet e prodhimit të qumështit. Sipas të dhënave paraprake gjatë gjysmës së parë të vitit eksporti i mallrave bujqësore është rritur me 13.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka arritur 1.9 mlrd euro. Presim që deri në fund të vitit 2018 ai të tejkalojë 4 mlrd euro.

Çdo vit livrohen mbi 2 mlrd leva /1 mlrd leva/ në përkrahje të bujqve bullgarë, tha gjithashtu Ministri i Bujqësisë dhe shtoi se financimi vitin tjetër do të balancohet midis çdo një prej degëve, që të ketë rezultate të mira. Fermerët e pranishëm në tryezën e rrumbullakët i përkrahën përpjekjet e Ministrisë. “Bullgaria është lider në Bashkimin Evropian me rritje më të madhe në prodhim – në saje të daljes së një pjese të sektorit nga ekonomia e zezë, bëri të ditur Dimitër Zorov, pronar i një baxhoje dhe Kryetar i Asociacionit të Përpunuesve të Qumështit në Bullgari.

Shpresojmë se logoja “I përkrahim prodhuesit bullgarë” do të arrijë te të gjithë konsumatorët dhe do të provokojë ndjenjën e tyre kombëtare, sepse produktet tona janë më të shijshme – është i mendimit ai. – Kjo i përket kryesisht kosit bullgar – të lopës dhe të deles, sepse disponojmë ferma shumë cilësore. Presim që edhe vargjet tregtare të provokohen dhe të ofrojnë gjithnjë e më shumë produkte bullgare. Është me rëndësi gjithashtu të edukojmë konsumatorin kështu qe ai të konsumojë produkte cilësore. Me rëndësi është jo sasia e ushqimit, por cilësia e tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD