Arrestime në Athinë pas demonstratës me rastin e përvjetorit e kryengritjes studentore të Politeknikumit
Mijëra njerëz u mblodhën në procesionin protestues në Athinë me rastin e përvjetorit të 45-të të demonstratave të studentëve të Universitetit Politeknik në Athinë të shuara me gjak. Si zakonisht shënimi i këtij përvjetori kaloi me trazira dhe përplasje me policinë. 22 janë të ndaluarit, dy policë janë të plagosur. Në vitin 1973 Politeknikumi i Athinës është vendi, ku studentët u ngritën kundër diktaturës së kolonelëve, kurse pushteti iu përgjigj atyre me tanke. Atëherë janë vrarë 23 veta, mbi 1500 janë të plagosurit. Kryengritja e Politeknikumit është fillimi i një sërë ngjarjesh që quan deri në rrëzimin e juntës ushtarake (hunta) dhe restaurimin e demokracisë në Greqi.
Përfaqësues të BE-së vizitojnë Rumaninë para fillimit të Presidencës rumune të Këshillit të BE-së
Këtë javë Bukureshti mirëpret përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Ata do të diskutojnë me qeveritarët vendas përgatitjen e Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të fillojë më 1 janar 2019. Priten vizitat e Kryetarit të Parlamentit Evropian Antonio Tajani, të liderëve të grupeve politike dhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë. Vizita e Tajanit është planifikuar për 21 nëntor. Delegacioni i tij do të jetë prej rreth 50 personave. Një ditë më parë në Bukuresht do të mbërrijë komisionerja evropiane për drejtësinë Vera Jourova. Këto vizita organizohen në një moment të ndjeshëm, pasi javën e kaluar KE shpalli raportin në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim, i cili tregon tendenca shqetësuese të lidhura me pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe shtetin e së drejtës në Rumani.
Maqedonia po zhvillon dy hetime për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski
Qeveria Maqedonase shpalli se po zhvillohen dy hetime të lidhura me arratisjen në Hungari të ish-liderit maqedonas Nikolla Gruevski të dënuar me 2 vjet burgim për shkak të shpërdorimeve të detyrës. Hetimi i parë është për ndihmën eventuale nga ana e nëpunësve të policisë për kalimin e kufirit shtetëror. Tjetri është për mënyrën e saktë të arratisjes dhe për këtë a ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Shkupi deklaroi se do të insistojë për ekstradimin e Gruevskit. Ndërkohë u bë e qartë se Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë marrëveshje për ekstradim, e cila mund të ndihmonte procesin e kthimit të Gruevskit në Maqedoni, për të shërbyer dënimin e tij dy-vjeçar me burg.
Orban: Evropa ka nevojë për Turqinë
Duhet pasur bashkëpunim strategjik mes Turqisë dhe BE-së në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Evropa gjithashtu ka nevojë për Tutqinë. Këtë e deklaroi Kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë vizitës të varrit të dervishit Gyl Baba në Budapest – ky është një dervish osman, i ardhur në Hungari me ushtritë e sulltanit Sylejman të Madhërishëm. Sipas fjalëve të kryeministrit hungarez mediat perëndimore kritikojnë pa arsye Turqinë, kurse Hungaria është kundër dhënies së këshillave dikujt për mënyrën në të cilën ai duhet të qeverisë shtetin e vet. Orbani tha se është dakord me deklaratën e Presidentit turk Rexhep Erdogan se gjatë disa viteve të ardhshme Turqia do të renditet ndër 10 ekonomitë më të zhvilluara në botë.
Në Stamboll varrosën simbolikisht Khashoggi
Dhjetëra njerëz u mblodhën në Stamboll për të nderuar gazetarin Jamal Khashoggi, të vrarë muajin e kaluar. Varrosja simbolike u zhvillua në xhaminë Fatih. Bashkëpunëtori i “Washington Post”, i cili ishte kritik i pushtetit saudit për herë të fundit ishte parë duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. “Vendosëm ta zhvillojmë ceremoninë, sepse jemi të bindur se kufomën e tij nuk do ta gjejmë kurrë” – shpjegoi për AFP Fath Oke – drejtori ekzekutiv i Asociacionit të mediave turke dhe arabe, anëtar i të cilit ishte Khashoggi.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..