Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakësimi i shpejt i popullsisë e drejton vëmendjen ndaj cilësisë së resurseve njerëzore me të cilat disponojmë

БНР Новини
Foto: iphs.eu

Pavarësisht se popullsia në vendin tonë po pakësohet me ritme të shpejta, prognozat apokaliptike se bullgarët do të zhduken si komb janë të pabaza. Në këtë bindin studiuesit e problemeve demografike nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe rikujtojnë se në periudhën pas Çlirimit (1878) në shtetin tonë ka pasur mezi 3 milionë bullgarë.

Si duket vendi ynë në sfondin e tendencave moderne evropiane? Cila është e rëndësishmja – rritja e popullsisë, ose përmirësimi i cilësisë së jetës këtu? Cilat janë resurset e pashfrytëzuara njerëzore, ndaj të cilave të drejtohen masat sociale në të ardhmen? Këto dhe akoma shumë çështje të tjera diskutuan shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave, në kuadrin e konferencës shkencore ndërdisiplinore të organizuar nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut /pranë Akademisë Bullgare të Shkencave/.

Në programin e forumit kishte tema për lindjet, plakjen, identitetin kombëtar, komunitetet e rrezikuara si dhe politikat demografike në të kaluarën - gjatë shekujve XIX dhe të XX. Qëllimi i ekipit, i cili ka organizuar konferencën shkencore qe që të përcaktohen masat konkrete, të cilat do t’i propozohen qeverisë. Ato përfshijnë ndryshime në legjislacion, në politikat e punësimit, përmirësimin e kujdesit për fëmijët dhe ndihmën e familjeve me shumë fëmijë.

Prognoza e ekspertëve është se gjatë vitit 2030 popullsia e vendit do të jetë rreth 6 490 000 veta. Tani për tani tendenca nuk mund të ndryshohet, pavarësisht se çfarë veprimesh do të ndërmarrë shteti. “Masat e sotme do të japin rezultat mezi aty gjatë vitit 2034. Mezi pas vitit 2040 mund të pritet shfaqja e një tendence të kundërt – drejt shtimit të popullsisë” – tha gjatë kohës së konferencës profesoresha Antoaneta Hristova - drejtoresha e Institutit.

Sipas saj, tani çështja më e rëndësishme është sesi të përgatisim një kapital njerëzor me cilësi i cili t’u përgjigjet kërkesave më të larta të tregut të punës në të ardhmen. Është pjekur momenti të merren masa për t’i mbajtur punëtorët cilësorë në Bullgari. Duke pasur parasysh plakjen e popullsisë, një pjesë nga veprimet e propozuara janë lidhur me përfshirjen e njerëzve të moshuar të cilët akoma janë aktivë në tregun e punës. Sipas fjalëve të profesoreshës Hristova, në një kohë sa më të afërt do të ketë reforma serioze, lidhur me drejtimin në të cilin ecën vendi ynë, që të mbetet konkurrent në tregun e përgjithshëm evropian, në sfondin e tendencës së përgjithshme për plakjen e popullsisë.

Përveç proceseve kyçe si mortaliteti i lartë dhe lindjet e pakësuara, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti situatën demografike, shkencëtarët e përcaktuan migracionin ekonomik si një faktor bazë për shpopullimin e rajoneve të tëra në Bullgari. “Problemet demografike, të cilat rrjedhin nga migracioni, janë serioze tek ne, kurse motivet e bullgarëve, të cilët ikin nga vendi janë pak a shumë të njëjtat gjatë 30 vjetëve të fundit” – thotë Pavlina Stojanova – doktorantë pranë Institutit për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut, dhe shton:

Pas të ashtuquajturit “ekskursion të madh” – vala e turqve bullgarë të dëbuar në Turqi në mesin e viteve 80, shkaku kryesor për emigracion është ekonomik. Ka ndryshim në tendencat dhe shtetet më të pëlqyera janë vendet-anëtare të Bashkimit Evropian . Kjo është e kuptueshme, me qenë se aty aksesi në tregun e punës është më e lehtë. Dërgimi i mjeteve financiare deri tek të afërmit në Bullgari është një nga anët pozitive të emigracionit. Një tendencë tjetër e madhe, të cilën e rregjistrojmë është rritja e konsiderueshme e bullgarëve të rinj, të cilët ikin për të mësuar në vendet e Bashkimit Evropian. Ky tanimë është pothuajse çdo një bullgar i tretë në moshë midis 20 dhe 30 vjeç. Një pjesë prej tyre nisen me idenë për të kthyer mbrapa në vend pas diplomimit të vet. Por, ata të cilët kthehen thonë se në Bullgari hasin një varg problemesh. Nga njëra anë është paga e ulët, kurse nga ana tjetër - qëndrimi i ndryshëm i punëdhënësve bullgarë ndaj potencialit intelektual dhe mendor të njerëzve. Ata venë në dukje po kështu dhe organizimin e ndryshëm dhe prodhueshmërinë e ulët të punës në Bullgari. Një dukuri tjetër negative është se familje të tëra emigrojnë dhe vendosen në mënyrë të qëndrueshme jashtë shtetit. Po shtohet bile pjesa e pensionistëve, të cilët zgjedhin të nisen për jashtë dhe të punojnë aty, në mënyrë që të mund të shtojnë të ardhura ndaj pensionit të vet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD