Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet evropiane – testim i modelit të deritashëm të udhëheqjes në BE

БНР Новини
Foto: @heareurope

Megjithëse deri në fund të mandatit të Parlamentit Evropian mbetet gjysmë vit, problemet në Bashkim që meritojnë vëmendje, nuk janë pak, ndërsa Evropa gjendet para vendimit të rëndësishëm për të ardhmen e vet. A do t’i besojë përsëri Partisë Popullore Evropiane, shumica e së cilës e udhëheq Bashkimin më se 15 vjet, ose do të nisë në një rrugë të re, duke zgjedhur një prej alternativave, të propozuara nga partitë e tjera?

Debati “Evropa në udhëkryq, zgjedhjet evropiane dhe zëri i qytetarëve” propozoi pikëpamjet e disa eurodeputetëve bullgarë nga familje të ndryshme politike për të ardhmen e Bashkimit. Sipas përfaqësuesit të Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev BE-ja duhet të punojë për praninë dhe pjesëmarrjen e vet më të dukshme në politikën botërore, sepse ai gjeneron 23 për qind prej produktit të brendshëm botëror bruto. Një prej propozimeve në këtë drejtim të dhënë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, parashikon krijimin e Këshillit Evropian për Siguri, i cili të udhëhiqet sipas parimit të rotacionit. Përveç kësaj sipas saj vendimet sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë nuk duhet të merren vetëm njëzëri.

Nga ana e vet eurodeputeti Momçill Nekov e vuri theksin te propozimet më të rëndësishme sipas socialistëve evropianë, mbi të cilat ata do të kërkojnë konsensus edhe pas zgjedhjeve. Një temë aktuale po vazhdojnë të jenë standardet e dyfishta të ushqimeve, si dhe “deformimet” në marrëveshjet tregtare, të cilat janë të leverdishme vetëm për të ashtuquajturat “shtete të pasura”. Me rëndësi për socialistët është edhe miratimi i garancisë për fëmijët, kështu qe çdo një fëmije t’i garantohet strehim, ushqim dhe arsim. Kjo do ta pakësojë në mënyrë drastike riskun nga përjashtimi i tyre social.

Vendimi i mirë, si dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në zgjedhjet për Parlament Evropian gjatë vitit 2019 garantojnë rezultat legjitim dhe përfaqësi të qytetarëve, por në politikë gjashtë muaj mund të jenë një afat i shkurtër dhe afat i gjatë, plotë rreziqe. Sipas fjalëve të sociologes Evelina Sllavkova, megjithëse nivelet e skepticizmit evropian në Bullgari ende janë të ulëta kjo nuk u përket shteteve të tjera-anëtare. Të dhënat e një prej studimeve të fundit të Eurobarometrit, që u zhvillua ndër 30 00 veta, tregojnë se 44 për qind prej tyre mendojnë se BE-ja zhvillohet në drejtimin e gabuar, ndërsa 32 për qind - se Bashkimi udhëhiqet në mënyrën e drejtë. Prandaj nuk duhet të na befasojë fakti se teza populliste për “Evropën e Atdheve” fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh.

Çështja më e rëndësishme, e cila do të shtrohet në këto zgjedhje evropiane, është nëse Bashkimi do të vazhdojë të zhvillohet për inerci në drejtim të federalizimit apo jo – thotë Angell Xhambazhki nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë. “Evropa e Atdheve” do të thotë përgjegjësi dhe përpjekje të ndarë atje ku ka nevojë, ndërsa shtetet duhet të mund t’i zhvillojnë vetë politikat e tyre të brendshme. Ka një shpërndarje të pabarabartë të peshës dhe pasurive në BE. Për shembull sa u përket prokurimeve publike, të cilat zhvillohen në kuadrin e Parlamentit dhe të Komisionit. Ato gjithmonë realizohen nga firmat në Gjermani, Francë, ose Belgjikë. Kjo është një prej përgjigjeve se pse në vendet e pjesës lindore ndjenja e padrejtësisë është kaq e madhe. Shkaku është se të gjithë i paguajnë kuotat e tyre në një buxhet të përbashkët dhe ai shpërndahet kryesisht në shtetet perëndimore."

Mikpritësi dhe partneri mediatik i debatit me eurodeputetët bullgarë ishte Radioja Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD