Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Do t’i njihni për nga qëndismat” – ekspozitë e larmishme e fondeve të katër muzeve bullgarë

БНР Новини

Sallat e Muzeut Etnografik Regjional në Plovdiv u ndriçuan me ngjyrat tradicionale të qëndismave bullgare. Figurat gjeometrike, pak të çuditshme në shikim të parë, motivet florale dhe shtazore në fakt i janë nënshtruar një sistemi të rreptë dhe zbulojnë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e madhe të qëndismave të përsosura, të krijuara nga duart e shkathëta të bullgares. Ekspozita “Do t’i njihni për nga qëndismat” tregon llojet e ndryshme të qëndismave bullgare dhe karakteristikat e tyre etnografike.

Снимка

Eksponatet janë si qëndisma të veçanta, ashtu dhe elemente të tërësishme të kostumit popullor bullgar – këmisha, përparëse, shami për kokën, të cilat kanë simbolet tradicionale të regjioneve bullgare – na shpjegon Vasill Apostollov nga Muzeu Etnografik Regjional në Plovdiv. – Ekspozita është realizuar sipas një projekti të Ministrisë së Kulturës. Në kuadrin e këtij projekti është edhe botimi i një katalogu me temë “Qëndisma”, i cili do të bëhet pasi përfundon ekspozita.”

Снимка

Muzeu në Plovdiv tregon një pjesë prej koleksionit të 217 qëndismave, të cilat ishin dhuruar para disa vitesh nga Elena Todorova.

Ajo është një prej krijuesve të një katalogu me qëndisma, i cili ka frymëzuar shumë njerëz, që merren me qëndisje. Koleksioni është punuar krejtësisht nga zonja Todorova. – na tregon Vasill Apostollov. – Janë grumbulluar motive karakteristike për të gjitha regjionet bullgare. Para disa vitesh ajo ka udhëtuar bashkë me të shoqin në tërë Bullgarinë, duke ia kushtuar një vit çdo një regjioni. Ajo është frymëzuar dhe ka grumbulluar informacion për punimin e qëndismave, për zgjedhjen e ngjyrave në regjionet e ndryshme dhe për vetë format e qëndismave.

Снимка

Fillimi i punës koleksionuese të Muzeut Historik Regjional në Shumen u vu që gjatë viteve 30 të shekullit XX. Disa prej eksponateve më interesante të fondit të tij, të cilat janë treguar në ekspozitën në Plovdiv, janë qëndismat e mësallave. Mësallat në Bullgari janë shami të ngushta, të cilat u vendosen grave të martuara gjatë një rituali të posaçëm, që zbatohet në disa prej fshatrave në këtë krahinë.

Снимка

Në malin Rodope qëndismat janë një element i pazëvendësueshëm i stolisë së shamive të dasmës. Forma e tyre është katrore, ose drejtkëndëshe dhe me to mbulohen dhuratat që këmbehen mes të fejuarve, si dhe duart e nuses gjatë daljes së saj nga shtëpia atërore.

Снимка

Ato janë pjesë e mostrave të ekspozuara në Muzeun Historik regjional në Smoljan. Janë interesante edhe shamitë e dasmës, me emrin “rëçenik”.

Снимка

Muzeu Historik Regjional i Burgasit dërgoi posaçërisht për ekspozitën në fjalë motive të qëndisura, karakteristike për grupet etnografike të Regjionit të Stranxhës.

Снимка

Në ekspozitë mund të shihen sende, të cilat marrin pjesë në rituale të ndryshme dhe nuk janë vetëm elemente dekorative, por përdoren në praktikë – saktëson Vasill Apostollov. – Nuk janë harruar edhe vizituesit e vegjël. Kohët e fundit i kushtohet një vëmendje më të madhe këndit për fëmijë në sallën e ekspozitave. Fëmijët mund t’i ngjyrosin motivet e qëndismave sipas shembujve në vitrina, ose t’i pikturojnë vetë.

Ekspozita “Do t’i njihni për nga qëndismat” në Muzeun Etnografik Regjional në Plovdiv do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: ethnograph.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD