Sivjet mbushen 185 vjet nga lindja e Dobri Vojnikovit, 160 vjet nga themelimi i korit të parë polifonik të nxënësve (të krijuar nga ai) dhe 150 vjet nga debutimi i aktoreve të para bullgare (ndër to është edhe e shoqja e Vojnikovit). Me rastin e këtyre datave të rëndësishme në Shumen – qyteti i lindjes së rilindësit të shquar bullgar, zhvillohen festa në vazhdim të katër ditëve. Ato filluan më 21 nëntor me promovimin e librit “Përmbledhje me shkrim me vepra muzikore të Dobri Vojnikovit” – një botim i shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov” në qytet. Përpiluesit janë Krasimira Çallëkova dhe Dimitër Stojkov. Zhvillohet gjithashtu një konferencë shkencore me temë “Veprimtaria muzikore e enciklopedistit Dobri Vojnikov (1833-1878)”. Atje bën pjesë dr. Krasimira Koleva, e cila që prej disa vitesh është lektore e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Melitopolit “Bogdan Hmelnicki” në Ukrainë. Më 22 nëntor u mbajt një koncert i madh me pjesëmarrjen e Simfonietës “Shumen”, të korit të fëmijëve “Bodra Pesen” (“Këngë e Gëzueshme”), të korit miks “Rodni Zvuci” (“Tinguj të Atdheut”), të formacionit koral akademik “Prof. Veneta Viçeva” pranë Universitetit të Shumenit etj. Finalja e festave është më 24 nëntor para shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov”, kur do të dëgjohen këngë të njohura të mësuesit dhe muzikantit rilindës. Do të paraqitet një fragment prej pjesës së tij “Qytetërimi i Keqkuptuar”, që gëzon popullaritet të madh edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..