Antonio Tajani: Presidenca Rumune e Këshillit të BE-së duhet të jetë sukses jo vetëm për Rumaninë, por edhe për tërë Bashkimin Evropian
Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani deklaroi në Bukuresht se Presidenca Rumune e BE-së duhet të jetë sukses jo vetëm për Rumaninë, por për tërë Bashkimin Evropian. Tajani vizitoi fqinjin tonë verior lidhur me përgatitjen e tij për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së nga data 1 janar i vitit 2019. Gjatë Presidencës rumune do të zhvillohen zgjedhje për Parlament Evropian, Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja dhe do të arrihet marrëveshje për kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare për periudhën 2021-2027.
Kosova vendosi taksë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës
Qeveria e Kosovës duhet të anulojë menjëherë vendimin e vet për vendosjen e takës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, thuhet në një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini. Është shënuar gjithashtu se tarifat e aplikuara janë në shkelje të Marrëveshjes mes vendeve nga Evropa Qendrore për tregti të lirë dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së. Ndërkaq, Serbia bëri të ditur se nuk do të vendosë masa reciproke kundër Kosovës. Ministri shqiptar i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se vendimi i Kosovës nuk është i mirë as për Prishtinën, as për Beogradin. Liderët e Kosovës i shpjeguan veprimet e tyre me fushatën agresive të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe me dëshirën e tyre për ta forcuar prodhimin dhe ekonominë e Kosovës.
Kreditorët e Greqisë miratuan një pako për lehtësimin e borxhit të saj
Fondi shpëtimtar i eurozonës përmirësoi aplikimin e një plani të gjerë për lehtësimin e borxhit grek, i cili duhet t’i japë Athinës shans për të grumbulluar kursime të konsiderueshme për disa dekada. Këshilli i Drejtorëve i Fondit Evropian për Stabilitetin Financiar e startoi programin pasi arriti në përfundimin se Greqia i ka zbatuar kushtet e vëna. Greqia doli nga programi i saj i tretë shpëtimtar gjatë gushtit, por ende mbetet nën mbikëqyrjen e institucioneve të BE-së.
Banorë të Unazës së Madhe në Tiranë dhe përkrahës të tyre iu kundërshtuan prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e kësaj vepre
Disa qindra protestues shqiptarë u përplasën me policinë, duke u përpjekur të hyjnë në Parlament si shenjë mospëlqimi ndaj një vendimi të qeverisë për prishjen e banesave të tyre për shkak të ndërtimit të një unaze. Ka pasur të plagosur si ndër policët, ashtu dhe ndër të protestuesit. Qeveria ka në plan të shkatërrojë 317 godina, që ta zgjerojë Unazën e Madhe të Tiranës.
Një mozaik që nga shekulli i VI, i vjedhur para më shumë se 40 vjet nga një kishë në Qipro, u ekspozua në një muze në Nikozi
Një mozaik që nga shekulli i VI, i vjedhur para më shumë se 40 vjet nga një kishë në Qipro, u ekspozua në Muzeun Bizantin në Nikozi, disa ditë pas rikthimit të mozaikut në Nikozi. Mozaiku me imazhin e Shën Markos është nga kisha “Panagia Kanakaria” në Qipron Verilindore. Ai ishte vjedhur nga kisha pas sundimit turk në vitin 1974. Mozaiku, i cili është vlerësuar për 5-10 mln euro, u zbulua nga holandezi Artur Brand pas një kërkimi dy vjeçar. Brand vë në dukje se ai ka qenë pronë e një familjeje britanike, e cila e ka blerë para rreth 40 vitesh.
Bekuan katedralen e madhe ortodokse “Shpëtimi i popullit” në Bukuresht
Katedralja ortodokse “Shpëtimi i Popullit” në Bukuresht të Rumanisë u bekua në prani të dhjetëra mijë besimtarëve dhe personave zyrtarë nga vendi dhe jashtë. Patriku Ekumenik Vartholomeu dhe Patriku i Parë Rumun Daniel shërbyen një Liturgji të Shenjtë bashkë me akoma 100 priftërinj. Katedralja, ndërtimi i së cilës filloi që gjatë vitit 2011, është me lartësi 120 metra, gjatësi 120 metra dhe gjerësi 68 metra. U është përkushtuar heronjve rumunë të të gjitha kohërave. Gjashtë kambanat e katedrales peshojnë gjithsej 33 tonë. Godina mund të strehojë mbi 5000 veta. Ajo do të përfundohet gjatë vitit 2024, por do të bekohet gjatë vitit 2018, kur shënohen 100 vjet nga krijimi i Rumanisë bashkëkohore pas Luftës së Parë Botërore.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..
Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..
Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtër? Një histori e mashtrimeve..