Sot mbushen 99 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Neuilly-sur-Seine. Ai iu imponua Bullgarisë pas disfatës së saj në Luftën e Parë Botërore.
Traktati u nënshkrua më 27 nëntor 1919 në komunën franceze në perëndim të Parisit Neuilly-sur-Seine nga Kryeministri Aleksandër Stambolijski dhe nga përfaqësuesit e vendeve-fituese. Sipas tij Bullgaria duhej të paguante reparacione të mëdha prej 2 mlrd e 250 mln frangash të arta. Përveç kësaj vendi ynë humbi territore të konsiderueshme me popullsi kompakte bullgare – Trakia Perëndimore, e cila u bë pjesë e Greqisë, Dobruxha e Jugut, e cila u përfshi në territorin e Rumanisë dhe rajonet e tanishme kufitare juglindore të Serbisë. Ato u përfshinë në Jugosllavinë e atëhershme. Gjithsej 11 278 kilometra katrorë u shkëputën nga Bullgaria, ndërsa 600 mijë bullgarë mbetën jashtë kufijve të atdheut. Me kërkesë të Greqisë si pjesë e pandarë e Traktatit të Neuilly-sur-Seine u aplikua e ashtuquajtura “Konventë për këmbim vullnetar të pakicave mes dy shteteve fqinje”, e cila më vonë u shfrytëzua nga pushtetarët e Athinës për dëbimin me dhunë të popullsisë bullgare nga shtëpitë e tyre të lindjes në Trakinë Perëndimore. Përsëri sipas Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine Bullgaria humbi të drejtën e rekrutimit të ushtrisë së vet dhe të posedimit të teknologjive ushtarake, flotës dhe aviacionit. Forcat tokësore përfshinin ushtri të paguar prej 20 000 vetash, xhandarmeri prej 10 mijë vetash dhe rojë kufitare prej 3 mijë vetash, me të cilët Bullgaria duhej t’i mbronte kufijtë e veta dhe të ruante rendin e brendshëm. Traktati hyri në fuqi më 9 gusht 1920.
Me rastin e përvjetorit VMRO-ja organizon sot në kryeqytetin e Sofjes një procesion me pishtarë me emrin “Marshi bullgar – Poshtë Neuilly-sur-Seine”. Atje do të bëjnë pjesë deputetë, anëtarë dhe simpatizantë të VMRO-së, bullgarë nga Maqedonia dhe nga rajonet e tanishme kufitare juglindore të Serbisë. Do të ketë procesione të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.
Përpiloi: Manuel Savov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit...