“Fantazma folklorike” është emri poetik i spektaklit koreografik muzikor, me të cilin prof. Kostadin Buraxhiev shënon përvjetorin e vet të 60-të dhe jubileun e 35-të të fillimit të rrugës së tij krijuese. Kështu titullohet edhe albumi i tij i dyfishtë me pjesë të tij.
Aktiviteti do të mbahet më 30 nëntor në qytetin Plovdiv. Prof. Buraxhiev është kompozitor, dirigjent dhe pedagog, udhëheqës i grupeve folklorike, ndërsa në vitet e hershme – interpretues i tamburasë. Ai ka marrë shumë dekorata, ndër të cilat “Lira e Artë” (1994, 1999) dhe “Lira e Argjendtë” (1989) e Lidhjes së Muzikantëve dhe të Valltarëve te ne. Nën udhëheqjen e tij Ansambli shtetëror “Dobruxha” fitoi çmime prestigjioze në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ka incizuar katër pllakë gramafoni dhe gjashtë CD. Që nga viti 2001 Kostadin Buraxhiev është profesor në Akademinë e Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative në qytetin e tij të lindjes Plovdiv, ku jep mësime të dirigjimit të korit folklorik dhe të orkestrës popullore. Ai është kryedirigjent i “Korit Folklorik Akademik”, me të cilin fitoi një medalje të artë dhe titullin “Kampion olimpik koral botëror” në Olimpiadën Korale Botërore në Graz të Austrisë (World Choir Games), si dhe një sërë çmimesh të tjera.
“U jam shumë mirënjohës mësuesve të mi të parë të solfezhit, fizarmonikës, tamburasë – atyre u detyroj një pjesë të madhe të sukseseve të mia. – thotë prof. Buraxhiev. – Në Shkollën Kombëtare të Arteve Figurative në Shiroka Llëka e vazhdova rrugën time profesionale me tamburanë te mësuesi Nikolla Manovski, nga i cili mësova shumë. U përpoqa të arrij nivelin e bashkënxënësve të mi, të cilët i binin kësaj vegle muzikore që prej kohe dhe mendoj se arrita ndonjë sukses. Të gjithë mësuesit e mi në këtë shkollë ishin njerëz të mrekullueshëm. Me disa prej tyre edhe sot e kësaj dite jemi kolegë. I jam shumë mirënjohës fatit se në Akademinë e Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative pata mësues shumë të mirë dhe kontakte me muzikantë të ndryshëm. Në orkestrën e Akademisë ne interpretonim vepra të më të mirëve në gjini. Më vonë, si udhëheqës i Ansamblit “Dobruxha”, pata kontakt të drejtpërdrejt me disa prej tyre – prof. Kirll Stefanov, Ivan Vëlev, Krasimir Kjurkçijski.”
Prof. Buraxhiev është i bindur se lidhja mësues-nxënës është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpunimi i muzikës popullore, si dhe krijimi i veprave origjinale është një zeje me shumë sekrete, të cilat nuk mund të mësohen nga librat mësimorë.
“Kisha kompozuar diçka në Shiroka Llëka – kujton ai. – U ktheva në Plovdiv dhe babai im më çoi te dirigjenti i radio-orkestrës Hristo Urumov, që ta shohë veprën. Pavarësisht se tingëllonte mirë dhe e interpretoja në shkollë bashkë me bashkënxënësit e mi, ishte plotë gabime. Ende e ruaj këtë listë. Pas kësaj ai i tha babait tim që të mos heq dorë, sepse kam potencial. Më vonë ai ishte pedagogu im i dirigjimit në Akademi, nuk do të harroj kurrë mësimet e tij.
Unë jam nga Plovdivi, por fisi im i ka rrënjat e veta në malin Rodope. Prandaj kam interes ndaj folklorit të kësaj pjese të Bullgarisë. Shumë vite punoja me disa prej këngëtarëve, instrumentistëve dhe valltarëve më të mirë të Dobruxhës, kështu qe muzikën e kësaj krahine e ndiej të afërt. Ajo është shumë specifike.
Deri tani nuk kam prezantuar program të tërësishëm me përpunime të mia. I jam mirënjohës ansamblit “Dobruxha” se do të marrë pjesë në koncert, si dhe ansamblit “Trakia”. Do të prezantohen tri prej pjesëve të mia më të mëdha, si dhe një valle dhome. Solistët do të interpretojnë disa prej këngëve dhe pjesëve të mia instrumentale bashkë me Orkestrën Popullore të Akademisë së Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative. Publiku do të mund të dëgjojë dhe katër këngë a capella, të cilat i kompozova këtë verë për “Korin Folklorik Akademik”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..