Më 30 nëntor në kryeqytetin belg përfundon edicioni i tetë i festivalit të kulturës bullgare atje. Le të rikujtojmë se ai organizohet nga Qendra Kulturore “Diogen”, kurse themeluesja e tij dhe drejtoresha artistike është Zllatina Ruseva. Ajo është regjisore e dokumentareve dhe prej disa dekadave jeton në Bruksel. Një nga aktivitetet e saj kryesore është organizimi i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë Dokumentare “Milenium”.
“Vjet kishim parashikuar 15 ngjarje, na erdhën për vizitë 37 artistë bullgarë. Ishte kaq e vështirë organizimi, saqë vendosa të heq dorë dhe bile mendova se ky ishte festivali i fundit – tregon Zllatina. Përpjesëtimet atëherë ishin më të mëdha por mjerisht festivali nuk mori asnjë përkrahje, pavarësisht se kishte mundësi për një fushatë të gjerë reklamore nga ana e mediave në kuadrin e Presidencës bullare të Këshillit të Bashkimit Evropian.Por, kjo mbeti në të kaluarën. Sivjet ambasada jonë në Mbretërinë e Belgjikës na përkrahu përmes një programi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, që na lejoi të mbulojmë të paktën një pjesë prej shpenzimeve. Festivali sivjet është më i vogël, por u munduam të që programi të jetë i larmishëm me dy theksa kryesorë –kinema dhe ngjarje për fëmijët. Zgjodhëm disa nga filmat më të rinj bullgarë. Në hapje treguam filmin “I gjithëpranishmi” ( të regjisorit Iljan Xhevelekov)-propozimi bullgar për “Oskar”. Interesi ishte shumë i madh dhe prandai organizuam një projektim tjetër.”
“Fokusi i dytë është diçka të cilën do të donim ta bëjmë vazhdimisht. Në Belgjikë ka një bashkësi të madhe bullgare. Por fëmijët në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje të mjaftueshme me kulturën bullgare dhe ka rrezik që të rriten pa një ndjenjë për një përkatësi kulturore dhe identitet. Prandaj po mundohemi të organizojmë sa më shumë ngjarje me një tematikë fëmijësh. Sivjet ftuam teatrin e qytetit Burgas me “Tumba-llumba” – një spektakël i shkëlqyer pa fjalë, me motive folklorike dhe mitologjike, me muzikë, valle dhe kukulla. Në të erdhën dhe shumë të huaj. Spektakli i dytë i këtij teatri “Princeshat dhe kuçedra” po kështu provokoi interes dhe po kështu do të tregojmë përsëri. Fëmijët gëzohen shumë dhe me të vërtetë kanë nevojë aktivitete të tilla. Kuptohet, në program kishte dhe lexime letrare, muzikë. Sivjet pothuajse të gjitha filmat dhe spektaklet ishin me titra në anglisht dhe publiku ishte shumë i larmishëm - belgë, të huaj të cilët punojnë në institucionet e këtush me radhë... Po e mbyllim festivalin me filmin “Lartësimi”(në bazë të romanit me të njëjtin titull të Milen Ruskovit me regjisor Viktor Bozhinov). Si zakonisht, pas ngjarjes së fundit do të ketë dhe takim me një gotë verë.Festivali ynë është jo vetëm një mundësi për takim me kulturën bullgare. Ai është një vend i kërkuar për komunikim midis njerëzve, për njohuri të reja, të cilat provokojnë ide të reja për më shumë aktivitete bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..