Dy bullgarët e ndaluar në një jaht, duke transportuar me të 11 tona hashash, kanë refuzuar ndihmën e autoriteteve bullgare, informoi televizioni “Nova TV”. Dy meshkujt nga qyteti bregdetar Varna ishin arrestuar dje afër brigjet e Sicilisë në kuadrin e një aksioni të policisë italiane. Pritet se ata do të shlyejnë dënimet e tyre në Itali. Ata po ndodhen në paraburgim në Raguza.
Rasti i bullgarëve që transportojnë drogë në Itali nuk është novitet për policinë italiane. Para 10-ra vjetësh në një operacion të madh të autoriteteve italiane me titull “Mbretërit e kokainës” ishin arrestuar më shumë se 30 persona, gjysma prej të cilave ishin bullgarë. Ndër tyre ishte i njohur Evelin Banev – Brendo. Atëherë grupi kriminal transportonte me jahte luksoze narkotikë nga Amerika Latine në Spanjë, Itali dhe Bullgari. Tani bëhet fjalë për hashash, i cili ndoshta vjen nga Afrika Veriore dhe itinerari i tij është nga Maroku deri në Evropë.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..