Njeriu i mirë është ai, i cili ndien dhimbjen e të tjerëve, i ndihmon njerëzit të cilët jetojnë në varfëri dhe nuk e lejon krenarinë të pushtojë vetëdijen e tij... Ai asnjëherë nuk do të thotë një gënjeshtër... Në vetëdijen e tij bashkëjetojnë që të gjitha fetë...Kjo është pjesë nga teksti bullgar i “Vaishnav Jan To” – një himn i njohur, i shkruar gjatë shekullit të 15 nga poeti Nersimha Mehta. Në këtë rast “njeri i mirë” është një përkthim i lirë i “vajshnav” – njeri i cili i përkushtohet Vishnus, perëndia më e lartë në hinduizëm. “Vaishnav Jan To” ka qenë një bhaxhan i dashur /këngë lutëse/ e Mahatma Gandit dhe gjithmonë ka qenë mes lutjeve, të cilat i ka kënduar përpara se të fillojë veprimtaritë e tij të përditshme. Gjatë viti të ardhshëm 2019 mbushen 150 vjet nga lindja e babait të kombit indian, por festimet në lidhje me këtë tanimë filluan. Një pjesë prej tyre është një projekt global, i lidhur me “Vaishnav Jan To” si një pasqyrim i ideve dhe i veprimtarisë së Mahatma Gandit.
“Projekti është i iniciuar nga qeveria e Indisë, kurse unë qesh e ftuar të marrë pjesë nga pala bullgare – tregon këngëtarja e njohur Diana Dafova. Marrin pjesë emra të njohur nga e gjithë bota, të cilët e këndojnë këngën e dashur-lutje të Mahatma Gandit. Ajo është në gjuhën guxharati dhe kjo qe sfida më e madhe për mua. Duhej të bëhej një aranzhim bullgar, i cili t’i përmbahet origjinalit, por të ketë dhe motive bullgare. Mendoj se, shumë mirë e futëm instrumentin bullgar – fyell në interpretim të Nedjallko Nedjallkovit. Aranzhimi është i Danaill Draganovit, me të cilin po punojmë më shumë se 20 vjet, regjisor është Krasimir Iliev. Në video janë përdorur pamje nga vendet emblematike në Bullgari, të dhëna nga Ministria jonë e Turizmit – Plovdivi i Vjetër me shtëpitë rilindëse dhe Amfiteatrin Antik, Manastiri i Rillës, fenomeni shkëmbor “Sytë e Zotit” në shpellën Prohodna e të tjera. Sipas meje u formua një variant shumë i mirë. si interpretim dhe pasqyrim vizual i kësaj kënge. Ajo tanimë është në një platformë të posaçme, të përgatitur për përvjetorin, në sajtin e qeverisë së Indisë, në rrjete të ndryshme sociale. Përpara disa ditëve mora një letër shumë të bukur. në të cilën Ministrja e Punëve të Jashtme e Indisë – zonja Sushma Swaraj, shpreh falënderimet e saj për pjesëmarrjen time në këtë projekt, i cili jo vetëm se kontribuon për lidhjet midis kulturave të veçanta /drejtimi në të cilin punoj prej viteve/, por dhe vet kënga dhe projekti vazhdojnë veprimtarinë e Mahatma Gandit - simbol i mesazhit për paqe në botë dhe jo për dhunë. Në qoftë se citoj fjalë për fjalë letrën, interpretimi im ka tingëlluar në vende të ndryshme dhe është miratuar nga auditori i Indisë dhe opinioni botëror.”
Vetëm një muaj përpara se të fillojë punë mbi “Vaishnav Jan To” Diana prezantoi videon ndaj “Spastrimit “(Purification) – një nga këngët e saj të fundit.
“U formua një koincidencë shumë interesante – ftesa nga qeveria e Indisë erdhi në një moment, në të cilin po punoja me ngulm mbi projektin tim global “Një botë në harmoni”, një pjesë nga i cili është “Spastrimi”. Mesazhet, të cilat i drejtoj përmes muzikës sime dhe spektaklit me të njëjtin emër janë për bashkim, për një jetë harmonike, paqe, tolerancë, dashuri midis njerëzve. Ajo është me motive nga India, teksti është në gjuhën angleze, hindi, sanskrit, ka dhe fraza në pali. Ky përsëri është një projekt ndërkombëtar. Unë jam autor dhe producent i gjithë projektit, kurse teksti është prej një poeti anglez. Që të gjithë ne i bashkuam përpjekjet tona, që të tregojmë kulturën e pasur të Indisë, por e thurur, e përzier me elemente nga tradita evropiane. Materialet të cilat i përdorim në video janë nga kishat e shkëlqyera dhe nga vendet e ndryshme në Indi - kuadro këto me një cilësi të lartë, të incizuara nga një kompani e njohur filmash nga Shtetet e Bashkuara. E paraqita projektin në Sofje dhe shumë shpejt pas kësaj ambasadorja e Indisë tek ne zonja Puxha Kapur më drejtoi ftesë të këndoj këngën e dashur të Mahatma Gandit. Videoja ka dhe titra në gjuhën bullgare, me qenë se Ambasada e Indisë tek ne planifikon një vizitë nëpër vendin tonë në lidhje me festimet e përvjetorit të shënuar, në të cilin videoja ime do të tregohet. Gjatë gjithë vitit të ardhshëm nëpër të gjithë botën do të organizohen ngjarje të ndryshme festive për nder të Mahatma Gandit. Në finalin e videos kemi përfshirë një mendim të tij të shkëlqyer: “Në qoftë se më shumë njerëz dashurohen njëri tjetrin, bota do të jetë një vend shumë më i mirë për të jetuar”. Besoj se që të gjithë ne, thellë në zemrat tona e dimë këtë, por aplikimi në praktikë është e vështirë. Është e domosdoshme që në mënyrë të vetëdijshme të bëjmë përpjekje në këtë drejtim, pavarësisht nga përkatësia jonë kombëtare dhe fetare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..