Kohët e fundit dietologët gjithnjë e më shpesh flasin për dobitë nga perimet e fermentuara ose të ashtuquajturat turshi. Ky gërshetim i shkëlqyer prej vitaminave dhe probiotikëve përfshin mikroelementet më të rëndësishme, të cilat dëbojnë larg mikroorganizmat patogjene të bezdisshme. Si bëhet kjo? Probiotikët mbajnë në formë ekuilibrin gastrointestinal, kurse kjo nga ana e vet forcon praninë e baktereve të dobishme në organizëm. Mikroflora e mirë në mënyrë të natyrshme ballafaqohet me pushtimet e viruseve dhe baktereve sëmundjeprurëse. Prandaj gjithnjë e më shpesh mjekët i këshillojnë pacientët e vet të ngulmojnë mbi probiotikët në format e tyre natyrale si për shembull kosi dhe turshitë. Dhe në qoftë se kthehemi mbrapsht në kohë do të kujtohemi për tregimet e gjysheve tona sesi në fund të çdo një vjeshte familjet bullgare kanë përgatitur zajet e veta me turshi për në dimër.
Kur vijnë festat e dimrit në tavolinën bullgare detyrimisht duhet të marrin pjesë turshitë dhe lakra arme. Prandaj, çdo një ekonomi shtëpiake, e cila i respekton traditat, i përgatit furnizimet e veta me këto burime të vitaminave akoma në fund të vjeshtës. E para në klasifikim është turshia mbretërore, siç e quajnë, e cila në qoftë se nuk vihet mënjanë në ndonjë bufe pak më lart në tarracë, në një lartësi të parrezikshme nga hamësit e shtëpisë, shumë shpejt përfundon përpara ardhjes së festave të Krishtlindjes. Ky kombinim i shkëlqyer prej vitaminave dhe probiotikëve përfshin mikroelementet më të rëndësishme, të cilat dëbojnë larg viruset e bezdisshme. Në përbërjen e saj hyjnë specat e kuqe-gogozhare, lulelakra, dhe karotat, kurse aroma plotësohet nga selinoja, piperi i zi me kokrra, bahari dhe fletë dafine.
Por që të kthehet në një tundim kuzhine është me rëndësi që fermentimi të bëhet sipas rregullave-me sasi të matura prej vaji, kripë, uthull me cilësi dhe sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Natyrisht që këtë turshi mund ta gjeni dhe në treg në variante të ndryshme, por garancia për cilësi është mjaft relative.
Pas turshisë mbretërore renditet turshia e gjuetarëve, e cila nuk i lë vend për nga cilësitë e dobishme. Në përbërjen e saj hyjnë po të njëjtat perime, por ndaj tyre shtohet dhe një lakër e brishtë e mesme për nga madhësia, e cila pritet hollë-hollë dhe shtohet ndaj perimeve të tjera të prera fare imët. Në fund derdhet shëllira, e cila është e përgatitur prej uji dhe kripe deti, por pa yndyrë. Kjo e fundit shtohet përpara se të vendoset në tavolinë, kur turshisë i hidhet akoma dhe piper i kuq për aromë më të mirë.
Pikërisht perimet e fermentuara /në qoftë se nuk janë shumë të kripura/ sipas studimeve më të reja të bëra nga dietologët shtojnë sasinë e vitaminave të veta. Gjatë kohës së fermentimit kavanozat mbahen në vend të freskët , por jo dhe gjatë temperaturave nën zero.
Variantet për turshi janë nga më të ndryshmet, mjafton të jenë të bëra me perime vjeshtore, të cilat janë rritur nëpër kopshtet, pa pesticide dhe plehra artificiale. Për adhuruesit e shtesave pikante vjeshtore ndaj gjellëve të dimrit është turshia prej specave rogaç, të cilat janë të gjata dhe pak djegëse. Kjo turshi përgatitet relativisht lehtë. Specat priten më dysh ose më tresh dhe mbi to derdhet shëllira e përgatitur, ku mund të shtohen dhe domate jeshile, hudhër dhe kopër. Për acarin e dimrit ajo është një shtesë e shkëlqyer ndaj fasules ose thjerrëzës, e ngroh organizmin, dhe i jep një shije pak pikante gjellës.
Por, mbi të gjitha të mos të harrojmë se çdo një amvise shtëpie bullgare ka markën e vet të ruajtur të turshisë. Kurse për ata, të cilët nuk kanë kohë të përgatisin turshi për në dimër, gjyshet në treg propozojnë variante të ndryshme, të cilat kthejnë kujtimet e dashura nga fëmijëria dhe darkat komode familjare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..