Përpara më shumë se 1 shekulli një mësues nga qyteti Vidin ikën nga klasa e mësimit dhe niset të studiojë botën. Mjetet e pakta, të cilat disponon, nuk i lejojnë të hipë në vapor. Por mungesa e parave nuk arrin ta thyejë shpirtin e tij të palëkundur - ai merr me vete një bagazh modest dhe niset për udhëtim nëpër botë... më këmbë.
Kush është ky aventurier, i cili ka guxuar pak pas çlirimit të atdheut të vet nga sundimi turk të ndjekë ëndrrën e tij pak të çmendur, tani për tani mbetet sekret. Studiuesi nga qyteti Vidin Raço Millanov është i vendosur të zbulojë deri në fund këtë histori marramendëse, me të cilën ndeshet, duke kërkuar informacion për faqen e vet në Facebook “Vidini i Lashtë”.
Ai zbulon më shumë gjëra për këtë histori, duke gërmuar nëpër sajtet ndërkombëtare për kartolina, të cilat propozohen në ankandet e ndryshme - tregon gazetarja Irena Danaillova, po kështu e përfshirë në punën me arkivat. I bie në dorë një kartolinë nga viti 1907 me firmën e mësuesit. Në të ai shkruan se qëllimi i tij është të shëtisë anë e mban botën për 12 vjet - nga viti 1903 deri në vitin 1915. Në një kartolinë tjetër nga një sajt koleksionues francez ai regjistron, se udhëtimi i tij do të përfundojë gjatë vitit 1913. Këto kartolina ai nuk i ka adresuar deri tek ndonjë person i veçantë, por i ka lënë në vende të ndryshme. Me të vërtetë kjo histori tingëllon si fantastikë dhe mbase ky është bullgari i parë, i cili është nisur të të udhëtojë në botë, pa para në xhep.
Kartolina nga viti 1907 e paraqet udhëtarin në kompaninë e dy burrave. Nga fotografia na shikon një burrë i pashëm me një mjekër të gjatë dhe çizme të larta, i cili ka mbështetur dorën e tij të djathtë mbi një shkop të gjatë, kurse në dorën e majtë shtrëngon fort një libër. Në kopertinën e pasme ai zbulon qëllimin e tij të vizitojë botën-në gjuhët: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Qëllimi i vetëm i udhëtimit tim është të studioj natyrën, si dhe traditat dhe zakonet e banuesve në vendet përmes të cilave kaloj. E ndërmora këtë udhëtim pa para, duke u mbështetur vetëm tek ndihma e njerëzve të ndershëm. Kjo kartolinë me portretin tim do të shërbejë për kujtim nga vizita ime në vendin tuaj. Viti 1903. Udhëtimi im do të përfundojë gjatë vitit 1915, shkruan ai duke vënë firmën HZHM, Nikollov, mësues në qytetin Vidin - Bullgari.
Aventura e bullgarit arrin deri tek gazeta amerikane “Uashington tajm”, e cila gjatë vitit 1908 boton material me një fotografi të tij. Duket se mësuesi ka marrë një arsim solid dhe ka zotëruar dhe gjuhë të huaja - por ku i ka marrë dijet, çfarë pedagogu ka qenë, kush e ka ushqyer ëndrrën e tij të rrotullojë anë e mban botën?
Deri në këtë moment pyetjet mbeten pa përgjigje - përgjigjet Irena Danaillova. Tani për tani nuk mundim të zbulojmë emrin e tij në arkivat e qytetit Vidin, as dhe të afërm të tij. Por, ai është firmosur si “mësuesi në qytetin Vidin”, kurse gjatë vitit 1903 në rajon nuk ka pasur dhe kaq shumë mësues. Thjesht duhet të vazhdojmë kërkimin dhe mbase herët apo vonë do të zbulojmë misterin.
I rrethuar prej dëshmive të shumta për historinë e lashtë të qytetit të vet - këtu romakët e mbi ndërtojnë qytezën antike dhe e quajnë Bononia /kala e bukur/, këtu shtrihet mbretëria e Vidinit, këtu Perandoria Osmane krijon një qendër të rëndësishme administrative dhe ekonomike - bashkë me Danubin, ujërat e të cilit mund të të çojnë në zemër të qytetërimit, e gjithë kjo mbase i ka dhënë krahë frymës novatore të mësuesit-udhëtar.
Gjatë periudhës 1900, qyteti Vidin është një portë drejt Evropës - këtu ankorojnë të gjitha anijet nga Vjena, këtu jetojnë njerëz me një arsim mjaft të lartë për atë kohë, të cilët venë themelet e Bullgarisë pas çlirimit - tregon akoma Irena Danaillova.Vidin është dhe qyteti i cili jo vetëm se jep ekzarkun e parë bullgar-Antim I, por dhe një mori të tërë personalitetesh të njohur në këtë periudhë. Kështu që është krejtësisht e mundur që rritja e hovit të shtetit të ri ta ketë provokuar mësuesin për të ndërmarrë një udhëtim të tillë. Aq më tepër se, qyteti në atë kohë është i vizituar prej personaliteteve botërore, kurse disa prej tyre, kryesisht hebrenj, janë vendosur në Vidin.
HZHM Nikollov kalon 62 mijë kilometra në Evropë dhe Afrikë për 3 vjet e 9 muaj. Nëse me këtë ai e përfundon vizitën e tij rreth botës dhe kthehet përsëri në qytetin e tij të lindjes ose vazhdon të shtegtojë nëpër tokat e tjera të panjohura? Mbase ndonjë ditë arkivat do të zbulojnë misterin, por dhe sot është e qartë se dehja e përgjithshme nga liria e atdheut i ka dhënë mësuesit krahë, me të cilat të fluturojë drejt horizonteve të panjohura dhe gjerësive më të largëta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe @OldVidin
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..