Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mërgimtari doktor Simeon Simov ia dhuron koleksionin e vet të paçmueshëm Bullgarisë


Stigma “emigrant që nuk do të kthehet kurrë” i adresohet doktorit Simeon Simov menjëherë pas vendosjes së të ashtuquajturit “pushtet popullor” në vitin 1944. Edhe pse iku nga sistemi, tërë jetën e tij do ta kalonte duke menduar për Bullgarinë, sepse është një atdhedashës i vërtetë dhe e mban në zemër mëmëdhenë, bile atëherë kur ai tregon pjesën më të shëmtuar të fytyrës së vet.

Mjek me famë botërore, koleksionues, shkrimtar, adhurues i muzikës, dhurues – në jetën e tij të gjatë doktori Simeon Simov vazhdimisht ka kërkuar rolin e vet më të përshtatshëm, por ndryshe skena, në jetë ai ka luajtur paralelisht të gjitha rolet. Dhe ndoshta po të kishte mbetur në Bullgari tërë energjinë e vet do t’ia kushtonte mjekësisë, por për mirë ose për keq erdhi grushtshteti i nëntë shtatorit.

Ika nga Bullgaria për një arsye të thjeshtë – në vitin 1944 nuk erdhi komunizmi, por erdhi dhuna e paparë – njerëzit ishin vrarë nëpër rrugët dhe në apartamentet e tyre” – tregon doktori Simeon Simov. “Për shembull gjyshi im ishte vrarë vetëm sepse ka qenë deputet në Kuvendin Popullor. Dhe sa gjëra të mira kishte bërë për rajonet e qyteteve Pernik, Breznik, Trën – ata që erdhën në pushtet nuk interesoheshin për këtë. Ishte një çmenduri e vërtetë, ndihesha i zhgënjyer dhe i trishtuar pa masë.

Të fshehtën se si ka ikur nga Bullgaria dhe cilat kanë qenë rrethanat e cilat e kanë çuar në Paris, ndoshta doktori i lindur në fshatin Konska (Bullgari Perëndimore) do ta çojë me veten në botën e përtejme. Por kryeqyteti francez nuk e ka pritur atë në mënyrë të ngrohtë. Atëherë një ligji me afat vlefshmërie njëqind vjet u ka ndaluar mjekëve me diploma nga shtete të tjera të praktikojnë profesionin e tyre në Francë. Për këtë arsye vendin e vet ai e ka gjetur në Gjermani. Pastaj ka ardhur dhe lavdia për shkak të punës së tij të përkushtuar fekondimit artificial – shumë kohe para metodës “in vitro”. Me ndihmën e tij kanë lindur 3400 fëmijë. Jashtë Bullgarisë ka lindur dhe dashuria e tij ndaj koleksionimit – fare rastësisht, në kryeqytetin më romantik – Paris.

Një mbrëmje bredhja rrugëve, duke hyrë në dyqanet e vogla pranë lumit Sena, ku shiten gjëra të vjetra, dhe pyeta një nga shitësit në se kishte ndonjë hartë të Bullgarisë – kujton Simeon Simov. – Zakonisht po të shkoni tek ndonjë antikuar dhe po të kërkoni hartë apo libër për shtetin tonë, përgjigja është “Jo”. Por po të kërkoni diçka për Turqinë, Greqinë, Rumaninë, atëherë ju japin atlase të ndryshme, ku mund të gjeni shumë harta të Bullgarisë. Në atë mbrëmje i thash shitësit se jam një bullgar i varfër, por dua shumë që ta shikoj nga muri shtetin tim. Kështu dola nga dyqani me një hartë të vjetër nga viti 1700, pothuaj pa para.

Harta e Danubit nga Vjena deri në Nikopol nga Vincenzo Maria Coronelli, 1692, dhe harta e provincave Bullgaria dhe Rumelia nga Giovanni Rizzi Zannoni, 1781.
Me kalimin e kohës ai e mbledh koleksionin e tij të paçmushëm me harta evropane, libra, gravure dhe vizatime nga shekujt IV-XIX. Një pjesë e madhe prej tyre po ndodhen në Arkivin Shtetëror. Dhe kështu, i pasionuar pas koleksionimit, atij i bën përshtypje një fakt interesant – në të gjitha 450 hartat nga koha e zgjedhës turke Bullgaria është treguar me kufijtë e saj dhe me emrin e saj.

Deri në vitin 1800 të gjitha hartat janë një dëshpërim i madh – nuk shihen kufijtë, nuk kuptohet se ku pikërisht ndodhet Bullgaria”. – thotë doktori Simeon Simeonov.  – Ata janë vizatuar me dorë, me ndihmën e dy-tre njerëzve, të cilat me hapa i kanë përcaktuar caqet – kanë shkuar për shembull përgjatë lumit Danub dhe pasi kanë parë kthesat dhe vijat e rrjedhjes së lumit i kanë vizatuar. Pas vitit 1850 shfaqen hartat e para të mira, përfshin ato për Bullgarinë. Harta e parë vetëm për Bullgarinë daton në vitin 1737 dhe në të ka vizatime shumë të mira të mbretit dhe të Zotit.

Harta e Mbretërisë së Bullgarisë 1737 Johan van der Bruggen.
Sendet e çmuara të koleksionuesit janë të ndryshme – pllaka të rralla gramafoni, vazo me orkide, flutura të rralla, libra gatimi etj. Dëshira e koleksionuesit është që të gjitha këto gjëra të mbeten në Bullgari. Sot ai kthehet atje ku ka filluar jeta e tij. Ka blerë një apartament në Sofje dhe së shpejti do ta lërë vendbanimin e tij aktual në Itali, sepse beson se do të vijë koha kur e mira do ta fshijë fytyrën e shëmtuar të së keqes.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: archives.government.bg и culture-mfa.bg

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD