Buka është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm nga kultura tradicionale bullgare, dhe çdo një nga sendet, të cilat në ndonjë farë mënyre janë të lidhura me gatimin dhe bërjen e bukës si dhe me formimin e saj, që të mund ajo të fitojë statusin e një buke festive dhe të ritit, po kështu gëzon nderim të madh. Një nga këto sende është meshaniku – vula, e cila e shenjtëron bukën dhe i jep mundësi të bëhet pjesë në Liturgjinë e Shenjtë.
Vula, e përdorur për bërjen e bukës e cila përdoret në ritet kishtare, i nënshtrohet kërkesave absolutisht të rrepta– tregon asistentja doktore Iglika Mishkova nga Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.Zakonisht vetë vula ndahet në pjesa që janë kanonike dhe mbi të detyrimisht ka një kryq. Në qendër ndodhet shenja IS HS NI KA - “Jezu Krishti fiton”. Njëra anë e vulës i kushtohet Shën Mërisë, kurse ana tjetër - të gjithë engjëllorëve të tjerë. Pa asnjë prej këtyre simboleve buka nuk ka sesi të marrë pjesë në sakramentin fetar.
Si rregull meshanikët kanonikë, si dhe vulat me pamjet e shenjtorëve të ndryshëm, të përdorur për festat përkatëse) punohen prej murgjve ose prej njerëzve të cilët e kanë të qartë simbolikën kishtare. Por, përveç tyre ekzistojnë dhe vula-meshanikë, të cilat përdoren për llojet e ndryshme të bukëve të ritit dhe festive, të gatuara në shtëpi.
Mjerisht, kjo dije sot është e humbur. Në të kaluarën mjeshtrit e kanë njohur më mirë natyrën, kanë njohur në mënyrë të shkëlqyer se në cilën periudhë nga viti druri është i përshtatshëm për drugdhendje, kështu që në të të ketë një sasi të caktuar lëngjesh, të cilat të lejojnë që vula-meshanikë të funksionojë për një periudhë më të gjatë kohe.
Kur i shikojmë vulat më të vjetra në koleksionet e muzeve duket se mjeshtërit e tyre kanë pasur dije të mjaftueshme për drurin, kanë njohur shumë mirë vetitë e tij si dhe cilësitë, dhe vulat janë në një gjendje jashtëzakonisht të mirë, në ndryshim nga vulat, të cilat janë punuar më vonë. Në rastet kur këto dije mungojnë thjesht është përdorur një copë prej druri, dhe sikurse kjo copë prej druri mbetet me të vërtetë pa shpirt dhe vështirë mund të përdoret për të lërë shenjë me cilësi mbi bukën– thotë Iglika Mishkova.
Në të kaluarën meshanikët janë transmetuar dorë pas dore si trashëgimi, zakonisht djalit më të madh të shtëpisë, por ka dhe raste, kur meshaniku i thyer për shkak të vjetërsisë është ndarë midis fëmijëve në një familje, sepse edhe një pjesë e vogël prej tij zotëron forcë të madhe. Meshaniku tanimë nuk është dhe kaq i detajuar dhe i qartë, por kjo është një dëshmi e mjaftueshme për mënyrën, në bazë të së cilës njerëzit e pranojnë këtë send, për shenjtërinë, të cilën ata i japin. Por krejtësisht e ndryshme është situata me vulat kanonike.
Vetë kisha ka pranuar, se vula është një send i shenjtë, dhe kur një vulë fillon të ngjisë dhe është shumë e vështirë për t’u përdorur, ajo detyrimisht duhet të digjet– sqaron doktoresha Mishkova.
Kjo shpjegon se përse në kishat dhe manastiret bullgare nuk ka koleksione të ruajtura dhe të pasura prej vulave. Sot bukët me meshanik të gatuara me farë buke prodhohen vetëm për nevojat e liturgjisë prej ndërmarrjeve të vogla dhe të specializuara ose nga vetë priftërinjtë në disa qyteza të vendit.
Vulat e bukës vazhdojnë të funksionojnë në shumë vende evropiane – thotë Iglika Mishkova. Ka regjione ku dijet për meshanikun kanë mbetur, por ai vazhdon të përdoret si një vulë për gjalpë. Edhe sikur të themi , se meshaniku është zhdukur në Bullgari, në shumë vende akoma ka kujtime për përdorimin e tij. Nganjëherë kur dëgjojnë për vulat, njerëzit kujtohen se në ndonjë dollap të vjetër ka një send të ngjashëm, të ruajtur nga gjyshet dhe stërgjyshet. Disa prej tyre i dhurojnë muzeut përkatës, kurse të tjerë fillojnë t’i ruajnë si një relikte shumë të vjetër dhe të shtrenjtë familjare dhe t’i pranojnë si trashëgimi kulturore. Sepse ato me të vërtetë janë një gjë e tillë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe dveri.bg
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..
Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..
Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një..