Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime profesionale dhe emocione të mëdha në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në qytetin Pleven

БНР Новини
Dekorimi i Michael Butten, Joan Dimçovski dhe Samuell Sollomon.

Para disa ditëve në qytetin Pleven përfundoi edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “Pleven Guitar Festival”. Themelues dhe drejtor artistik është Nikollaj Mihajllov – pedagog i ri i kitarës klasike, interpretues, autor i muzikës për filma. Ai është organizatori kryesor bashkë me shoqatën “Arti pranë meje” dhe vatrën e kulturës “LIK-1959”. Ngjarjen e përkrahin dhe bashkia e qytetit Pleven, Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” /ku punon Nikollaji/ dhe vatra e kulturës “Sëglasie” në qytet. Në kuadrin e festivalit 5 ditësh u zhvilluan një konkurs në 6 kategori, të ndara në grupe të moshës, klasa mjeshtërie, një ekspozitë e produkteve muzikore, prezantime të instrumenteve muzikore dhe, si dhe shumë ngjarje të tjera shoqëruese – na tregoi Stolina Dobreva – këngëtare e njohur dhe pedagoge në kitarën klasike, drejtoresha e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në kryeqytet:

СнимкаPër një periudhe të shkurtër kohe festivali grumbulloi popullaritet të madh në Bullgari dhe jashtë shtetit. Mund të them se, organizimi është në një nivel respektues. Konkursi, i cili zhvillohet është me grupe shumë të ndryshme dhe jep mundësi për shfaqjen dhe paraqitjen e fëmijëve, të cilët mësojnë dhe në shkollat muzikore, dhe në shkolla të tjera. Ka kategori shumë interesante – për shembull “Kitarë dhe zë” si dhe “Kitarë elektrike” etj. Kam përshtypje nga të gjitha edicionet deri tani dhe mund të them se, vazhdimisht po rritet numri i pjesëmarrësve, si dhe të vendeve  nga të cilat vijnë. Sivjet për herë të parë kishte përfaqësues nga Meksika,Koreja. Erdhën pjesëmarrës nga Greqia, Kosova, Maqedonia, Turqia, Gjermania, Rusia...Në kategorinë pa kufizime të moshës sivjet i pari u klasifikua Michael Butten nga Britania e Madhe. Konkursi ofron çmime financiare. Fituesi në grupin pa kufizime të moshës fiton një instrument muzikor profesional, i cili sivjet për herë të parë është  punuar nga luthieri japonez me famë botërore Masaki Sakurai dhe është me vlerë 8 000 euro.

Koncert i laureatëve. Nga e majta në të djathtë: Nikolla Montella-Itali, 2016, Bozhana Pavllova-Bullgari, 2015, Niklas Johansenоm -Danimarkë-2017.
Festivali propozon një larmi të madhe ngjarjesh. Klasat mjeshtërore dhe koncertet janë në një nivel mjaft të lartë. Në hapje sivjet  dëgjuam koncert të dyshes Atanas Ourkouzounov (kitarë) dhe Mie Ogura (flaut).

Mie Ogura dhe Atanas Ourkouzounov
Një koncert zhvilloi dhe Quartet Eclisses nga Franca, në grupin e të cilit merr pjesë dhe Gabriel Bianko - një nga kitaristët e rinj me famë botërore, laureat i konkursit të Fondacionit për Kitarë të Shteteve të Bashkuara “Guitar Foundationof America” – një nga më të mëdhenjtë në botë. Dëgjuam dhe laureatët e 3 edicioneve të para, të shoqëruar nga filarmonia e qytetit Pleven.

Kuarteti “Eclisses”-Francë
Interes provokoi dhe koncerti i Marcin Dylla - një kitarist polak i njohur botërisht dhe i dashur dhe i respektuar prej nesh. Kuptohet se, nata e fundit qe e caktuar për laureatët e sivjetshëm. Pamë dhe filma  për krijimtarinë dhe procesin e punës të Masaki Sakuraj i cili ishte i pranishëm në festival.

Marçin Dilla
Stolina Dobreva tregoi dhe për klasat mjeshtërore jashtëzakonisht të dobishme,  të zhvilluara sivjet nga Gabriel Bianko, Malçin Dilla , Gjeorgje Vassilev, i cili prej viteve punon në Zvicër, docenti Rosen Ballkanski e të tjerë. Ndau dhe gëzimin e vet nga fakti se mes të dekoruarve janë dhe jo pak nxënës të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”.

Shkolla Kombëtare muzikore u prezantua në disa kategori të moshës.  Samuell Sollomon fitoi dy dekorata të para. Mes laureatëve më të vegjël janë Filip  Goçev dhe Petra Piskulijska /të cilët zunë vendin e dytë/, kurse Rosica Goeva-të parin. Në kategorinë deri më 15 vjeç Malena Shishkova renditi në vendin e tretë, në një nga kategoritë më serioze – të nxënësve deri më 19 vjeç, Joan Dimçovski fitoi vendin e dytë. Nxënësi ynë Petër Krivicki i cili është në Shkollën Kombëtare Muzikore në degën e kontrabasit, u paraqit në seksionin “Kitarë Elektrike” dhe i befasoj jashtëzakonisht shumë dhe jurinë dhe publikun. Ai fitoi çmimin e parë, si dhe dekoratën e posaçme të DINAKORD-një kitarë elektrike.

Sipas meje  forumi është jashtëzakonisht i dobishëm për kitaristët, pavarësisht se në çfarë moshe janë dhe në çfarë drejtimi zhvillohen. Kjo e rendit mes ngjarjeve më të mira të ngjashme në Bullgari dhe në Evropë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: plevenguitarfestival.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD