Më 8 dhe 9 dhjetor në qendrën arsimore “Zona 21” në Sofje do të zhvillohet një ekspozitë e pazakonshme. Në frymën e festës më të ngrohtë të Krishtlindjeve, vizituesit do të kënaqen me një pjesë shumë të vogël prej botës së pafundme të pazëllave me tematikë dimërore dhe festive. Ngjarja është organizuar nga Puzzle Bulgaria, kurse pazëllat janë prej koleksionit të Jovilina Tonçevës. “Pazëllat për mua janë hobi tashmë 10 vjet. Ideja për „White and Merry” ishte e nënës sime, e cila insistonte se duhet të organizoj një ekspozitë” – tregon Jovilina Tonçeva. – “Në fillim nuk mendova për ndonjë tematikë të përcaktuar, por pasi mblodha shumë pazëlla dimërorë, vendosa t’i tregoj ata. Shpresoj se kjo ekspozitë do të popullarizojë atë hobi, posaçërisht ndër të rriturit, sepse të gjithë fëmijëve në një periudhë të zhvillimit të tyre u pëlqen renditja e pazëllave. Për të gjithë moshat kjo është një veprimtari çlodhëse që redukton stresin. Përveç kësaj pazëllat janë shumë të bukur, pavarësisht se harxhojnë kohë”.
Ekspozita do të jetë interesante siç për adhuruesit e pazëllave , kështu edhe për ata, të cilëve nuk u pëlqen të renditin piktura, por të cilëve u pëlqejnë imazhet dhe rezultatet e renditjes.“Do të tregojmë 70 pazëlla, 50 prej të cilave do të jenë në korniza – kështu njerëzit do të mund t’i blejnë si piktura. Përveç tyre do të ketë dhe pazëlla jo të renditur – për ata, të cilët e praktikojnë këtë hobi dhe asnjëherë nuk do të blinin pazëll të gatshëm”. – shpjegoi Jovilina Tonçeva.
Përgatitja e ekspozitës filloi akoma gjatë verës, kurse të ardhurat nga pazëllat e shitur do të përdoren për nevojat e shoqatës “Autizëm SOT”
Ata kanë një qendër në Sofje, tani po ndërtojnë një tjetër në qytetin e Plevenit (Bullgari Veriore). Do të kenë nevojë për shumë gjëra të lidhura me mobilimin. Paratë do të përdoren dhe për lodra dhe pazëlla të përshtatshëm për fëmijë me autizëm. Nuk mendoj vetëm ta dhuroj shumën e mbledhur, por do të marr pjesë në zgjedhjen e gjërave dhe blerjen e tyre – shpjegoi Jovilina. – Kontaktova ata, sepse shumë herë kur kam lexuar artikuj interesantë në faqen e Puzzles Bulgaria kamë gjetur informacion se pazëllat janë të dobishëm për njerëzit me autizëm – jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. U ndihmojnë të përqendrohen dhe të shoqërizohen kur renditin në grupe. E zgjodha këtë kauzë sepse është lidhur me gjerën që më pëlqen ta bëj në kohën time të lirë.
Shumica e pazëllave në ekspozitë përmbajnë më shumë se 1000 copëza, por ka lloje tepër të ndryshme për nga dimensionet, format e pjesëzave, pikturave, piktorëve dhe markave – të njohura dhe të panjohura. Ka dhe pazëlla luksozë me copëza të lyera me ar dhe argjend.
“Favoriti im në këtë ekspozitë është një pazëll prej 3000 pjesëzash, për të cilin kisha nevojë për shumë kohë, sepse piktura është e madhe, kurse pjesëzat – të vogla, dhe është shumë e vështirë që të kuptohet se cili element ku duhet të renditet” – tha Jovilina Tonçeva. – “Para pak kohe bleva një pazëll tjetër shumë të ngjashëm – piktura është nga i njëjti rajon, me të njëjtët njerëz, por të veshur në mënyrë tjetër, në kohë tjetër. Vizitorët do të mund t’i shohin të dyja dhe të gjejnë dallimet mes tyre".
Ekspozitën mund ta vizitoni të shtunën nga ora 19 deri më 21 dhe të dielën nga 17 deri më 19.
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..