Për këngëtarët e vegjël nga kori i fëmijëve “Bodra pesen” nga qyteti Shumen muaji dhjetor është i përmbushur me ngjarje të shumta. Kori është themeluar përpara 55 vjetëve nga profesoresha Veneta Viçeva, dhe kori ka pranuar si datë për ditëlindjen e vet – 5 dhjetorin. Atëherë është dhe prova e parë, në të cilën vijnë 110 fëmijë. Dita gjithmonë është shkak për një përkulje në shenjë nderi përpara veprimtarisë së dirigjentit të parë, si dhe për një festë të gëzueshme të fëmijëve. Që nga viti 2011 në krye të korit është Denica Uzunova–deri në këtë moment dirigjente e dytë, nxënëse dhe trashëgimtare e profesoreshës Viçeva. Nën drejtimin e saj kori “Bodra pesen” fiton suksese jo të pakta. Bile dhe bilanci i shkurtër për dy stinët e fundit është me të vërtetë mahnitës:
“Viti, të cilin po e përcjellim i është kushtuar 55 vjetorit të korit dhe ishte plot me ngjarje të shumta, programe të larmishme prej koncerteve dhe angazhimeve, me të cilat mund të krenohemi.
Në fakt ne nuk kishim pushim. Po e filloj pak “nga mbrapa-përpara”, që të mund të përmend dekoratat tona më të rëndësishme. Në edicionin e 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Ohër morëm pjesë dhe në konkursin dhe në programin folklorik të festivalit. Mes koreve prej 13 shteteve dhe 25 grupeve fituam “Grand prix”, çmim të parë në kategorinë “Koret e Fëmijëve”, si dhe dekorata për interpretim më të mirë të muzikës kishtare. Përpara kësaj, gjatë stinës 2017-2018, incizuam një disk shumë të bukur me këngë kushtuar Krishtlindjeve. Me sukses u prezantuam dhe në festivalin e dytë të këngës me rastin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në qytetin Haskovo.
Veprën “Missa Brevis” të Benjamin Britten e paraqitëm në koncertin tonë me rastin e Pashkëve me orkestrën simfonike “Simfonieta” të qytetit Shumen. Këtë krijim e përgatitëm me ftesën e posaçme të drejtuar nga kompozitori Millko Kollarov, i cili drejtonte dirigjimin e interpretimit tonë të “Missa brevis” në kuadrin e festivalit ndërkombëtar “Vera e Varnës”. Dihet se, “Vera e Varnës” është festivali më i vjetër për muzikë klasike tek ne dhe prandaj që të gjithë ishim shumë të emocionuar. Ishte një kënaqësi e madhe të punojmë me Millko Kollarovin, i cili tani vonë na lajmëroi se ka shkruar një këngë për koristët tanë më të vegjël. Për ne, si trashëgimtarë të Dobri Vojnikovit /një rilindës i njohur, mësues, njeri i teatrit, dhe muzikant nga qyteti Shumen/ shumë të rëndësishme ishin dy koncertet, kushtuar 90-vjetorit të kompozitorit të njohur Aleksandër Tanev. I lidhur thellë me historinë bullgare, profesori Tanev ka krijime, kushtuara bashkatdhetarit tonë të njohur. Kënduam këngën “Dobri Vojnikov”. Tingëlloi dhe një suitë , e krijuar nga profesori Tanev në bazë të këngëve të edukatorit rilindës. Në këtë mënyrë i përkushtuam nderimin e duhur dhe Dobri Vojnikovit, nga lindja e të cilit mbushen 185 vjet. Me të vërtetë viti 2018 qe i përmbushur me ngjarje të shumta muzikore për qytetin Shumen dhe për ne.”
Gjatë verës së vitit 2018 kori “Bodra pesen” përgatiti një program të pasur dhe mjaft emocionues por dhe pak nostalgjik i titulluar “Këngët e arta për fëmijë të Bullgarisë” dhe kushtuar “fëmijëve nga të gjitha brezat”. Projekti qe i prezantuar në Teatrin Dramatik të Kukullave “Vasill Drimev” me pjesëmarrjen e “Simfonietës” së qytetit Shumen.
Nuk ka sesi të përmendim të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga programi tepër i pasur i korit “Bodra pesen”, por nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe Koncertin tradicional me rastin e Krishtlindjeve. Sivjet ai është më 19 dhjetor. Fëmijët përsëri do të jenë në skenë bashkë me “Simfonietën”. Në program janë përfshirë këngë të njohura për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por në aranzhime të reja. Por, po kështu - buzëqeshje të shumta, gëzime, hare dhe frymë festive.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..