Më 11 dhjetor Parlamenti Evropian miratoi me 514 vota pro, 107 kundër dhe 38 abstenime Rezolutën për pranim in e Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen. Në fakt bëhet fjalë për thirrjen e pestë me radhë të tillë të këtij institucioni për disa vitet e fundit. Siç edhe deri tani, eurodeputetët nënvizuan se të dyja shtetet i kanë plotësuar kërkesat teknike për aderim në Zonën e Shengenit. Por ndryshe nga herët e mëparshme, tani shumica e deputetëve janë të mendimit se heqja e kontrollit kufitar në disa etapa (më parë sa u përket kufijve të brendshëm detarë dhe ajrorë e pastaj atyre tokësorë) është e papranueshme, sepse fsheh rreziqe dhe mund të ketë pasoja negative për zgjerimin e ardhshëm të Zonës Shengen. Sipas deputetëve në PE shtyrja e vazhdueshme e anëtarësimit të plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen tashmë ka pasoja negative, siç për të dyja shtetet, ashtu dhe për Bashkimin Evropian.
Në debatin e djeshëm në PE nuk kishte përfaqësues i Këshillit të Bashkimit Evropian, kurse zgjerimi i Zonës Shengen varet nga ky organ. Vendimi mund të merret vetëm me konsensus të plotë, kurse rezultatet e votimit në Parlamentin Evropian tregojnë se konsensus mungon bile ndër deputetët evropianë. Në sfondin e situatës dramatike në lidhje me Brexitin tema për zgjerimin e Zonës Shengen nuk është një pikë e nxehtë e rendit të ditës të Bashkimit Evropian. Dhe ndoshta nuk ka arsye që të bëhet e tillë pikërisht para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian. Për këtë arsye debati i zhvilluar dje ndër deputetët evropianë mund të shpjegohet më shumë si pjesë e fushatës para zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Në përkrahje të kësaj teze është fakti se autori i projektit për Rezolutën e PE-së ishte kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev, komentet e të cilit për këtë temë përmbanin elemente të kritikës ndaj qeverisë aktuale bullgare të partisë GERB (e cila është anëtare e Partisë Popullore Evropiane)
Ndoshta për këtë arsye komentet në Sofje të lidhura me thirrjen e pestë me radhë të Europarlamentit për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen, janë tepër të përmbajtura. Në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme akoma mungon reagim zyrtar. Një nga komentet e fundit të Ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para gazetarëve, të bërë gjatë qershorit sivjet ishte: “Zona Shengen de facto nuk punon prej disa vitesh. Pozita jonë është se duhet t’i mbrojmnë kufijtë tanë të jashtëm, jo të rrethojmë veten nga brenda”. Qeveritarët në Sofje nuk presin një zgjidhje të shpejt të kazusit “Bullgaria në Zonën Shengen” dhe në situatën aktuale kjo duket më realiste.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..