Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eva Maydell ndër 20 politikanët e rinj më me ndikim në botë

Foto: BGNES

Arsyeja për të kërkuar për intervistë Eva Maydell ishte lajmi se ajo është bullgari i vetëm që ka merituar vend në klasifikimin prestigjioz të platformës globale për politikë “Apolitical”, në të cilin marrin pjesë 100 politikanët në moshë deri më 35 vjeç që tashmë kanë influencë të konsiderueshme. Pavarësisht nga konkurrenca e madhe Eva ka arritur të renditet në vendin e 20-të. Në 19 vendet para saj ndodhen politikanë nga SHBA-ja Kanadaja, Kili, Irlanda, Britania e Madhe, Sierra Leone, Bashkimi Afrikan, India, Kenia, Malajzia dhe Izraeli.

Sipas Eva Maydell pjesëmarrja e saj në këtë klasifikim, aq më shumë ndër 20 të parët, para së gjithësh është përgjegjësi e stërmadhe, për të cilën ka nevojë për këmbëngulje të fortë dhe punë të kryer në të vërtetë në lidhje me prioritetet jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Ajo pohon kategorikisht se pas kësaj njohjeje përpjekjet e saj do të vazhdojnë me të njëjtin entuziazëm me qëllim sigurimin e arsimit më cilësor, më shumë mundësi për zhvillimin e biznesit dhe mundësi për qytetarët dhe për biznesin të përdorin teknologjitë e avancuara:

“Mendoj se njerëzit e rinj duhet të kenë përfaqësi më të gjerë në politikë dhe të mund të përdorin idetë e tyre për ndikim pozitiv në shoqëri. Pikërisht për këtë arsye klasifikimi i “Apolitical” tregon sesi aftësitë e domosdoshme të njeriut mund të ndryshojnë ambientin në të cilin ne të gjithë jetojmë dhe këtu mosha s’ka rëndësi. Dëshira ime është që të ketë gjithnjë e më shumë njerëz të rinj me projekte cilësore, mbi të cilat të punojmë dhe t’i realizojmë bashkë me sukseset e vendit tonë."

Se çfarë arriti të bëjë Komisioni Evropian në mandatin e tij aktual për sa u përket njerëzve të rinj dhe në çfarë Evropë dëshirojnë ata të jetojnë, janë pyetje që janë sa më aktuale posaçërisht para zgjedhjeve evropiane. Pavarësisht se ato do të zhvillohet pas 6 muajsh pasiguria se çfarë do të bëhet pas tyre është gjithnjë e më dukshme. Marrëveshja e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit akoma nuk e ka treguar ndikimin e vet mbi ekonominë e përbashkët, por pas daljes së Britanisë së Bashkuar janë të mundshme njëfarë tronditjesh, të cilat nuk duhen nënvlerësuar. Por sfidat serioze para familjes evropiane nuk arrijnë t’i mbytin fjalët e ish-presidentit amerikan Barak Obama, sipas të cilit Bashkimi Evropian është një nga arritjet më të mëdha politike të botës. Të njëjtin mendim e ka dhe evrodeputetja nga grupi i Partisë Popullore Evropiane Eva Maydell, duke përkrahur tezën e vet me shembullin për  një nga politikat më të suksesshme, e cila është emblema e Bashkimit Evropian:

"Brezi i ri në Bashkimin Evropian me siguri kupton më mirë cilat janë dobitë nga integrimi evropian. Këta janë njerëz, të cilët udhëtojnë dhe studiojnë lirisht, kanë mundësi të njohin kultura të ndryshme dhe tradita të ndryshme. Krijojnë miqësi brenda dhe jashtë shtetit të tyre. Pikërisht kjo është arsyeja për suksesin e programit “Erasmus”. Ai në të vërtetë është programi më i suksesshëm evropian për arsim dhe kulturë. Rreth 9 miliona qytetarë evropianë, në këtë numër dhe shumë bullgarë, e kanë përdorur mundësinë për shkëmbim studentor. Unë e quaj këtë brez “brezi i “Erasmusit” – ai është brezi, i cili punon për më shumë politika drejtuara të rinjve në BE. Statistika tregon se studentët, të cilët kanë marrë pjesë programin “Erasmus” votojnë më shumë dhe janë më pro-aktivë sa u përket politikave evropiane. Pritet se mjetet financiare për “Erasmus+” për vitin 2019 do të jenë 10% më shumë, kjo do të thotë 300 mln. euro më shumë, kurse në periudhën e ardhshme programore rritja do të jetë e dyfishtë."

Sivjet filloi puna mbi akoma një projekt tjetër, qëllimi i të cilit është që të rinjtë të njohin, të ndiejnë dhe të kuptojnë më mirë Evropën – secili në mënyrën e vet. Në kuadrin e një programi të posaçëm 15 mijë bileta për trendo të ofrohen falas dhe me to të rinjtë do të mund të vizitojnë ndonjë shtet evropian, sipas dëshirës së tyre – të njohin kulturën dhe traditat e tij. Për shumë fëmijë kjo do të jetë udhëtimi i tyre i parë pa prindërit – diçka që do t’i ndihmojë që të bëhen më të pavarur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Svetlin Taçev

Pushteti i përkohshëm u bë një tipar karakteristik i situatës politike në Bullgari

Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të..

botuar më 24-08-09 7.05.PD

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD