Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prifti Vlladimir Dojçev: Shpëtimtari dëshiron të shohë mëkatarët, të cilët kanë dëshirë të ndryshojnë


Periudha e Krishtlindjeve, kur xixëllojnë pemët dhe hedhin një dritë të butë në shtëpitë tona, mbushemi me shpresë për mrekulli të shumta. Por, në eufori e sipër sikurse harrojmë për çudinë e vetme dhe më të vërtetë – Lindjen e Shpëtimtarit.

“Në periudhën e Krishtlindjeve ndodhin çudira!” Sa herë i përsërisim këto fjalë, duke pritur sikurse me ndonjë shkop magjik dhimbjet tona, problemet, zhgënjimet të hapin krahë të zeza dhe të zhduken diku larg gjatë natës. Por, njeriu i cili qëndron për një periudhë të gjatë në kishë, nuk shikon asgjë të çuditshme, sepse e di se Zoti është i gjithëfuqishëm – Ai shëron, Ai i përmbys fatet e njerëzve. “Dhe magjia e vërtetë bëhet atëherë, kur njeriu merr pjesë në këtë çudi”, tregon prifti Vlladimir Dojçev nga kisha e kryeqytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Rreth zhurmës së madhe festive - blerja e peshqesheve, përgatitja e gjellëve, në fakt ne festojmë pa personin i cili ka ditëlindje. Si dikur kur Biri i Zotit ka lindur dhe për Të nuk ka pasur vend në han, kështu në festën tonë pothuajse histerike përsëri nuk ka vend për Të. Ai mungon nga mendimet tona, nga zemrat tona dhe në vend të kësaj ne festojmë me një qëllim të vetëm – gëzim dhe argëtim. Por, pa Shpëtimtarin nuk ka një gëzim të vërtetë. Dhe shikoni sesi Zoti zbret në jetën e njeriut – ai nuk vjen si sundimtarët e pafuqishëm, të cilët vijnë tek me shumë zhurmë dhe duke treguar vetveten. I plotfuqishmi vjen në heshtje dhe qetësi dhe merr pjesë në festë, duke pritur që ne vetë të kujtohemi se për çfarë ka ardhur. Por, ne kemi frikë të shikojmë se sa të shkatërruar jemi, sa shumë janë mëkatet tona, për shkak të të cilëve Zoti pranoi të zbresë në Tokë.

Në natën e qetë dhe të shenjtë fëmijët po kështu presin çudirat e veta. Por, ama sa prej tyre kanë dëgjuar se pas pamjes së Plakut të Krishtlindjeve me peshqeshet qëndron Shën Nikolla i Mirit, i cili mund të jetë shembull në jetën e tyre?

Sot na pëlqen të themi se përulësia dhe përkulja në mënyrën, në të cilën Jesu Krishti ka ardhur në Tokë për shpëtimin tonë, janë për njerëzit, të cilët nuk kanë aftësi të tjera – vazhdon prifti Vlladimir. Por, për shenjtorët punëdashësia, inteligjenca, bukuria kanë vlerë, vetëm në qoftë se gërshetohen me përulësinë, kokëuljen dhe butësinë. Pikërisht këtë duhet t’u themi fëmijëve, jo siç bëjmë zakonisht – t’i themi akoma në moshë fare të vogël se duhet të jenë ambiciozë dhe t’i mësojmë sesi të rezistojnë në këtë botë dhe me bërryla të çajnë rrugë nëpër shkallën e kotësisë. Le t’u themi se njeriu i butë dhe i përulur jeton, krijon dhe i zbukuron me zemërgjerësi të tjerët në përjetësi – siç bën Shën Nikolla. Për këtë arsye është mirë të jetojnë si të përjetshëm, dhe jo si të përkohshëm, si krijesa qiellore, dhe jo si tokësore.

Por, atëherë se si të transformojmë jetën tonë dhe ta kryejmë çudinë tonë personale?

Më e lodhshmja në kohën e sotme është se fajtorët mungojnë – që të gjithë janë kaq të mirë dhe të drejtë në periudhën e Krishtlindjeve – përgjigjet prifti. Dhe asnjë nuk gjen në vetvete asgjë të keqe. Nuk gjen shkak për lotë, kurse ajo të cilën e do Krishti është të shikojë mëkatarë, të cilët kanë dëshirë që të ndryshojnë. Vetëm kur njeriu ndalon të mendojë për veten e vet dhe fillon të shikojë të afërmit e vet, do të triumfojë paqja. Dhe kjo paqe do të mund të na çojë në përjetësi.

Prandaj dhe dhuratën e vetme të cilën mund t’i ofrojmë për t’i shërbyer Perëndisë në këtë ditë festive, është shpëtimi ynë. Ai pret prej nesh të ndryshojmë dhe këtë metamorfozë Kisha e quan pendim. Pikërisht atë duhet ta kërkojmë në këto ditë, thotë akoma prifti Vlladimir Dojçev.

Mrekullia e pendimit, mrekullia e njeriut të përulur dhe të butë, i cili mundet ta hedh nga vetja sundimin e egoizmit dhe të ndjekë Zotin. Çudia e lotëve – njeriu qan dhe nga lumturia dhe nga brenga, por në ditën e Lindjes së Krishtit këto dy ndjenja bashkohen me lotët, të cilat sjellin paqen e vërtetë të Krishtit. Jo peshqeshet, jo qendrat tregtare, jo lodrat e bukura, por pikërisht lotët, përmes të cilave njeriu shikon Zotin dhe të afërmin e vet më qartë mbajnë dhe sjellin vlerën e vërtetë të festës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD