Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leart Dokle – aktori me rrënja ballkanike dhe me art në gjak

Leart Dokle është një aktor bullgar, i cili fiton popullaritet gjithnjë e më të madh jo vetëm në skenën teatrale, por dhe në kinema. Ai na tregoi me kënaqësi për rrënjat e tij bullgare dhe për prejardhjen e mbiemrit. Stërgjyshërit e tij kanë banuar në fshatin Borje që në kohën e mbretit bullgar Ivan Asen II. Sot fshati ndodhet në territorin e Shqipërisë, në zonën e Gorës.

Që nga kjo epokë “në rreth, si dhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi ka fshatra të tjera bullgare”, ku “traditat bullgare ruhen edhe sot e kësaj dite”. Në Borje dhe në rajon flitet në një gjuhë të vjetër bullgare dhe popullsia atje e quan gjuhën e vet “gjuhën tonë” – na tregoi Learti. Familja e tij u vendos në Bullgari papritmas, pak pasi erdhi për t’i vizituar dy motrat e tij – Borjana dhe Olta, të cilat bënin studime këtu. Për fat të mirë, ose për fat të keq, Leo, i cili ishte një çun belaqar, e theu këmbën. “E theva keq këmbën – kujtohet aktori. – Duhej të mbetesha nën kontrollin e mjekut. Kështu prindërit e mi morën vendim të mbetemi këtu.” Në fakt që para një viti ai ka kuptuar se shkaku që familja e tij të vendoset në Bullgari “ka qenë ky incident, i cili nga defekti u bë efekt”. Deri atëherë aktori ka menduar se “vendimin e kanë marrë që prej kohe”. Pavarësisht se Learti vjen nga një vend më pak i njohur ai nuk ka pasur probleme:

Isha fëmijë i moshës 10 vjeç. Ka pasur shaka të zakonshme në shkollë të lidhura me përfitimin e pozitave në hierarki. Por miqtë e mi më të mirë deri më sot janë shokët e shkollës.

Fisi Dokle është i njohur në Shqipëri për shkrimtarët, piktorët dhe politikanët e shquar. I ati Zehrudin Dokle është aktor dhe regjisor i njohur, përkthyes i letërsisë bullgare, nëna – Kleopatra Dokle, është këngëtare me shumë çmime dhe koncerte në botë. Leart Dokle është i bindur se mjedisi familjar pak ose shumë ka ndikuar mbi zgjedhjen e tij për të bërë studime në Akademinë për Arte Teatrale dhe Kinematografike.

Që si fëmijë bëja imitime të ndryshme, i dëfreja të afërmit dhe miqtë. Të gjithë më inkurajonin për ta zgjedhur punën e aktorit dhe unë gjithmonë e kam dashur pikërisht këtë gjë.

Sot Leart Dokle bën pjesë në grupin teatral të Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Ai nuk mund të thotë se cili prej personazheve të rikrijuara është më i dashur. “Kam pasur fatin e mirë të luaj role, të cilat më kanë emocionuar shumë”, thotë aktori. Në fund të dhjetorit është premiera e pjesës “Vëzhguesit” të Konstatntin Ilievit me regji të Javor Gërdevit. Atje Dokle mishërohet në rolin e poetit të talentuar dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. A është vështirë të rikrijohet imazhi i një figure kaq të madhe historike?

Kur të hasen njerëzit me personalitete të tilla historike, kanë respekt të madh. Por nuk duhet të kemi frikë. Imazhin e Botevit e rikrijoj edhe në pjesën “Mërgimtarët” me regji të Aleksandër Morfovit. Për mua kjo është një sfidë. Nga kjo që dihet për Botevin mund të them se kemi gjëra të përbashkëta si karaktere. Tani jam edhe më kureshtar për ta rikrijuar këtë imazh me më shumë detaje dhe në aspekte të ndryshme.

Krahas teatrit Leart Dokle ka karrierë të suksesshme edhe në kinema, xhirohet edhe në seriale televizive. Për të “arti teatral është më i gjallë dhe i përket momentit të tanishëm”, derisa “kinemaja është me përpjesëtime më të mëdha”. Ai thotë se nuk i ndan njëra nga tjetra dhe punon “me kënaqësi edhe në dy drejtimet”. Duke marrë pjesë në festivale të ndryshme në Moskë Leart Dokle vendosi për të gjetur një agjent, i cili ta përfaqësojë në Rusi. Pas një kastingu ai ka punuar edhe me aktorin rus Dmitrij Nagiev. E zgjodhën për shkak të faktit se zotëron disa gjuhë, ndër të cilat anglishtja dhe spanjishtja. Jashtë teatrit dhe kinemasë Leart Dokles i pëlqen të merret me sport: “Merrem kryesisht me boks. Tashmë 12 vjet ky është pasioni im i madh. Gjithashtu më pëlqen të vrapoj, të shkoj në palestër. Më pëlqen të gatuaj – e kam si hobby. Në këtë mënyrë çlodhem. Lexoj dhe shikoj filma.”

Madje fati të mos e kishte çuar në Bullgari, Leart Dokle është kategorik: “Kudo që të mbetem, do të merrem përsëri me teatër, sepse kjo i jep kuptim jetës sime.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD