Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit bullgarë të bulmetrave dhe produkteve prej mishi fitojnë besim

Foto: BGNES

Vendore ose globale, nga prodhues bullgarë ose të huaj – e tillë është dilema e cila qëndron para konsumatorit bullgar, kur duhet të vendosë cila prej markave të produkteve ushqimore në treg është më e mirë. Megjithë çmimet konkurruese të mallrave të importuara, bullgarët preferojnë bulmetrat, mishin dhe sallamet prodhim vendor. Ky parapëlqim iu referohet përfytyrimit të afirmuar se ushqimet bullgare janë më të pastra, me cilësi më të lartë dhe janë të prodhuara sipas recetave dhe mënyrave tradicionale. Rezultatet e një anketimi të orientimeve të konsumatorëve në qytetet e mëdha vërtetoi pikërisht këtë.

Tek ne si ushqime tipike bullgare pranohen më shpesh bulmetrat (71 për qind), mishi dhe produktet prej mishi (55 për qind), frutat dhe perimet (34 për qind), vera e kështu me radhë. Konsumatorët i dinë markat bullgare dhe kanë qëndrim pozitiv ndaj tyre. Sipas traditës më të fuqishme mbeten markat e bulmetrave (75 për qind), të verës (47 për qind), të frutave dhe të perimeve (45 për qind), dhe të ushqimeve kryesore si mielli, sheqeri etj. (44 për qind). Besimi dhe kërkimi i rritur i ushqimeve bullgare ndoshta iu detyrohet rezultateve negative të testeve të disa produkteve të markave të importuara të cilat treguan se cilësia e prodhimit për konsumatorët në Bullgari dallohet nga ajo e cila është destinuar për shtete të tjera evropiane.

Ato orientime të konsumatorëve bullgarë i vunë re edhe zinxhirët e dyqaneve të huaja, të cilat gjithnjë e më shpesh në anonsat e reklamave njoftojnë se në to shiten produkte prodhim bullgar. Duke marrë parasysh traditën të presim festat e fundvitit me tryeza të pasura si një urim për një vit të frytshëm dhe të begatshëm, konsumatorët bullgarë prapë do t’u besojnë prodhuesve bullgarë, prodhimi i të cilëve prej kohe është me prejardhje dhe cilësi të afirmuar.

Ndër kompanitë e njohura në treg është edhe “Dobrotica”, e cila që prej 27 vitesh u kënaq nevojave të konsumatorëve nga rajoni i qytetit Dobriç. Cikli i prodhimit të firmës, në të cilën punojnë më se 300 veta, është fund e krye i mbyllur. Ky është një fenomen i vërtetë me të cilin pak janë prodhuesit të cilët mund të lavdërohen. Në fermën e kompanisë në afërsi të fshatit Ovçarovo rriten mijëra kafshë – lopë dhe dele, të cilët ushqehen me foragjere të veta. Teknologjia e aplikuar pa mbeturina lejon edhe prodhimin e bio-gazit, i cili prapë kthehet në prodhim si energji e pastër. “Ne iu shpresojmë cilësisë së ushqimeve për kafshët, kështu që edhe lënda e parë të jetë me cilësi, qoftë mishi, qoftë qumështi. Në këtë mënyrë plotësojmë nevojat e konsumatorëve. Ofrojmë vetëm produkte natyrale dhe pikërisht këtë e vlerësojnë klientët tanë” – tregon Veselin Cvjatkov, menaxher në firmë dhe vazhdon:

Dobruxha është rajoni më pjellor në Bullgari gjë që ndihmon zhvillimin e bujqësisë. Investimet në prodhim janë të mëdha, sepse përpunojmë më se 60 mijë dynymë tokë të punueshme, 90 për qind prej së cilës është pronë e firmës. Kjo imponon shfrytëzimin e parkut më modern të makinave bujqësore, organizimin e mirë të bazës bujqësore, të ndërmarrjes së përpunimit të qumështit, të instalimit të bio-gazit, të fermave për rritjen e kafshëve. Në fermën tonë ka më se 10 mijë lopë të racave për qumësht dhe për mish të importuara nga ShBA-ja dhe Kanadaja. Jemi ferma e vetme në vend, e cila rrit raca të tilla në përmasë aq të madhe. Rritim edhe një racë franceze e deleve posaçërisht për mish. Përmasat me të cilat punojmë janë të mëdha. Nga qumështi prodhojmë më se 20 lloje bulmetrash. Ofrojmë edhe produkte prej mishi pastërma viçi, suxhuk, sallame të ndryshme. Teknologët vendosin cila prej recetave të shfrytëzojnë për produktet e veçanta në varësi mishit të racave. Një potencial i madh ka pastërma viçi, sepse kërkohet shumë tek ne. Ajo është një nga ushqimet tradicionale të bullgarëve të lashtë. Të kripur mirë, stërgjyshërit tanë e ruajtën mishin gjatë. Megjithë edhe në një variant modern kjo teknologji është e ruajtur. Krahas kësaj vit pas viti po rritet konsumimi i kosit, kaçkavallit, djathit bullgar. Ato janë edhe produktet më të shitura nga asortimenti i firmës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD