Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bonbonet prej çokollate – të tilla të cilat nuk i keni parë deri tani


Merrem me punimin e ëmbëlsirave qëkurse kam lindur, jam rritur nëpër tavolinat e pastiçerive dhe nën to, kurse njerëzit thonë se në gjakun tim rrjedh çokollatë dhe ajkë qumështi – kështu me një buzëqeshje të madhe e përshkruan veten e vet Petko Kostadinov. Ai është një ëmbëltor i gjeneratës së dytë, akoma si i vogël ndihmon në repartin familjar, kurse sot drejton dhe një firmë, e cila është në treg tanimë më shumë se 20 vjet dhe merret me tregti e makinash, aksesorësh dhe konsumativesh të ndryshme për ëmbëltoret.

Në Bullgari aktualisht po mundohemi të imponojmë diçka, që është trend në Evropë tanimë prej 10 vjetëve – thotë Petko Kostadinov. Gjithnjë e më shumë po shikoj njëfarë Rilindjeje në artin e kuzhinës në Bullgari, përfshi këtu dhe në pastiçeri, gjithnjë e më shumë njerëz përdorin forma moderne prej silikoni, orientohen drejt së bukurës, përdorin produkte sezonale në prodhimet e tyre.

Në dallim nga prodhuesit e mëdhenj, të cilët e mbajnë sekret teknologjinë e tyre të prodhimit si dhe recetat e bonboneve të tyre prej çokollate, misioni i Petko Kostadinovit është fare i ndryshëm:

Qëllimi ynë është të zhvillojmë degën e pastiçerisë në Bullgari. Vizioni, dekorimi është forca jonë dhe këtu ne jemi më të mirët. Me rëndësi është që ne të zhvillohemi, në mënyrë që të ketë sekrete, të cilat të mund të ruhen dhe të thuhen. Mundohem që njerëzit, të cilët fare nuk e kanë ndërmend të merren me këtë profesionalisht, por thjesht nga pikëpamja kureshtare, të arrijnë nivele të larta” – sqaron Petko Kostadinov.

Me këtë qëllim mjeshtri organizon kurse të ndryshme, në të cilat mundohet të demonstrojë novitetet në bazë të një mënyre moderne dhe të përshtatshme.

Kam treguar punime jashtëzakonisht interesante – tregon Petko Kostadinov. Kam bërë musë prej lakre turshie të karamelizuar, një krem prej kastravecësh turshie dhe bekon të skuqur, musë të ndryshme prej djathërave. Çokollata e errët kombinohet jashtëzakonisht mirë, për shembull me djathë të mykur. Kombinimi midis së kripurës dhe së ëmblës dhe gjëra të cilat në parim i quajnë avangarde, ekstravagante – ndaj kësaj njerëzit kanë një interes gjithnjë e më të madh.

Tek ëmbëlsirat tendencat janë kaq të shumta, saqë është e pamundur që një njeri të mund të aplikojë absolutisht të gjitha. Kjo është një gjithësi e madhe dhe një zanat i shkëlqyer. “Bërja e ëmbëlsirave është një farë manie – qesh mjeshtri dhe me një kënaqësi të madhe e ndan këtë mani me të gjithë të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për teknikat moderne për dekorim dhe për mbushjet aktuale.

Metodat për punimet e bonboneve prej çokollate janë shumë interesante. Gjalpi prej kakaoje shkrihet dhe ngjyroset dhe me një kompresor të posaçëm spërkatet në formë. Kështu arrihen dekorime të posaçme dhe tepër të veçanta si dhe ngjyra të cilat kalojnë nga njëra në tjetrën, tregon teknologjinë Petko Kostadinov. Përdoret dhe i ashtuquajturi “transferim çokollate” – një letër e posaçme vihet në printer, të ngarkuar me ngjyra ushqimore dhe kështu mund ta transferojmë fotografinë tonë mbi çokollatën. Kombinohen disa mbushje në një bonbone, si dhe tekstura dhe shije të ndryshme.

Sa i përket mbushjes, aktualisht janë aktuale produktet sezonale, prandaj kërkohen bonbone me ftua dhe idërshah, si dhe klasikja – një karamele qumështi dhe karamele e kripur. Kurse disa nga dizajnët më interesantë të bonboneve prej çokollate janë në formën e hapeve.

Për mua çokollata dhe këto bonbone janë hape të vogla për lumturi. Ato injektojnë kënaqësi në mënyrë drejtpërsëdrejti në organizëm, prandaj kjo është një hape për buzëqeshje” – thotë Petkoja.

Kostadinov është mjeshtri i cili e prezantoi Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Ëmbëlsirave gjatë kësaj vere në Itali. Mbi temën “Ditëlindje për fëmijët” ai aty bëri një karrige të madhe prej çokollate me një arushë të vogël të ulur në të, e cila mban tart dhe një peshqesh prej çokollate mbi të. Juria ndërkombëtare vlerësoi mjaft lartë kombinimin e papritur prej shijeve, të propozuar nga Petkoja.

Unë i pëlqej shumë shijet verore dhe sado e çuditshme që të tingëllojë, për mua aroma dhe shija e verës janë luleshtrydhet dhe trangujt – sqaron Petko Kostadinov. Në tart përfshiva marmelatë prej luleshtrydheve dhe maracuja, pas së cilës bëra një tarator të ëmbël-diçka si krem-fresh, por me kastravecë të konservuara në një çal prej bliri të ëmbël me sheqer dhe vanilje. Përgatita dhe një krem prej luleshtrydhesh dhe lëng prej kastraveci. Ishte shumë e shijshme.

Bërja e ëmbëlsirave është një art i vërtetë. A mundet që çdo një i cili dëshiron ta përvetësojë këtë art?

Nuk mendoj se ka njerëz, të cilëve nuk ju jepet bërja e ëmbëlsirave – është i bindur Petkoja. Çdo një njeri mund të bëhet ëmbëltor, por vetëm nga vet njeriu varet nëse do të jetë një ëmbëltor i mirë apo jo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD