Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stojan Nikollov-Torllaka: “Njerëzit në Bullgarinë Veriperëndimore do ta ndihmojë çdonjërin, por nuk do ta kursejnë mendimin e vet”


“Romani i Veriperëndimit” është shkruar në një gjuhë arkaike dhe origjinale, e cila jo thjesht rikrijon realitetin në krahinën më perëndimore të Bullgarisë, ku ka fshatra “të vdekura” me disa banorë të moshës së thyer dhe qytete – “fantazma” për shkak të mungesës së punës, por në fakt na prezanton Bullgarinë e sotme, jashtë “disa ishujve të stabilitetit”, siç i quan autori. 

Stojan Nikollov-Torllaka e ka shkruar romanin e vet në dialektin veriperëndimor bullgar, sepse ai e paraqet më mirë botëkuptimin e banorëve të vendlindjes dhe sepse vetëm ajo që është shkruar mund të ruhet. Libri nuk mbështetet te klishetë për njerëzit primarë që flasin në një gjuhë më të ndryshme, por paraqet një pikëpamje më të ndryshme, e cila na zhyt në shpirtin e pasur të banorëve të Bullgarisë Veriperëndimore.

Fjalët e pahijshme dhe sjellja pak e egër janë vetëm në sipërfaqe – thotë autori. – Ndërsa poshtë fshihet një bazë jashtëzakonisht e pasur dhe një botëkuptim krejt i ndryshëm. Bullgari nga pjesa veriperëndimore e vendit është direkt dhe i sinqertë, me shpirt dhe zemër të hapur. Ai do ta ndihmojë çdonjërin, por nuk do ta kursejë mendimin e vet, duke qenë hipokrit, ose duke e shprehur mendimin e vet në mënyrë të tërthortë. Njeriu i Veriperëndimit nganjëherë duket frikshëm. Në qoftë se e shihni se si grindet me bashkëfshatarin e vet, do të mendoni se në atë krahinë jetojnë njerëz të egër, të pakëndshëm dhe gjithmonë të vrenjtur. Mirëpo, e vërteta është tjetër, megjithëse sjellja direkte dhe qëndrimi burrëror, pa hipokrizi dhe gjysmakësi, janë gjërat e para, që bëjnë përshtypje.

A ka formuar gjuha kolorite e njerëzve të Veriperëndimit shpirtin e tyre, ose e kundërta – gjuha është rrjedhim i botës së tyre të brendshme?

Gjuha është ruajtur shumë mirë, sepse Veriperëndimi, si Rodopet Qendrore, krahina e Trënit, ose ajo e Stranxhës është izoluar për shkaqe gjeografike – mendon Torllaka. – Prandaj shekuj me radhë këto fjalë janë formuar dhe e kanë krijuar mentalitetin e njerëzve. Në të vërtetë njerëzit i krijojnë fjalët, por mjetet shprehëse i prezantojnë njerëzit dhe qëndrimin e tyre ndaj botës. Kështu qe në rastin konkret pula dhe veza janë një gjë.

Stojan Nikollov e ka nofkën Torllaka, sepse babai i tij i përket këtij grupi etnografik, që ndodhet afër Bellogradçikut, Çiprovcit, Berkovicës. Përveç kësaj vetë ai ka lindur në Montana dhe i ka kaluar verat si fëmijë në fshatin Govezhda. Megjithëse shkrimtari vazhdon ta dashurojë fort krahinën e vet, ai është një prej emigrantëve ekonomikë nga rajoni më i prapambetur bullgar.

Shkaku kryesor është se Veriperëndimi ishte përdorur si një vend, ku bëheshin eksperimentet laboratorike të socializmit dhe të gjitha prodhimet e dëmshme ishin përqendruar atje – na shpjegon shkrimtari. – Njerëzit ishin hequr nga vendbanimet e vogla dhe ishin dërguar në uzina, që të punojnë atje, por pas ndryshimeve demokratike këto fabrika u mbyllën dhe punonjësit mbetën pa punë. Trojet në tërë vendin u përqendruan në duart e disa firmave. Kështu qe sot po të duash të punosh diçka në Veriperëndim duhet të jesh argat. – Mirëpo, pagimi i punës është shumë i ulët. Prandaj njerëzit e këtij regjioni preferojnë ta nxjerrin bukën e gojës në qytetet e mëdha, ose jashtë shtetit.

Ne jemi në mbarë Bullgarinë dhe në tërë botën” – shton Torllaka, i cili është duke shkruar vazhdimin e tretë të librit të tij për këta njerëz të ashpër dhe të paepur, jeta e të cilëve nuk mund të përshkruhet në kuadrin e një romani. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD