Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vrima shkëmbore nga ku kalohet për shëndet dhe shtatzëni

Vrima shkëmbore „provirallka“ përmbi fshatin Liljaç, në rajonin e një kompleksi megalit

Bullgaria është një vend i vogël për nga sipërfaqja dhe në hartën e Evropës më lehtë zbulohet për nga forma, se sa me emrin, i cili shpesh edhe mungon. Mirëpo, ai i cili e njeh vendin nuk ka se si të mos pranojë vendin e tij të denjë në kontinentin evropian për arsye të historisë së pasur, natyrës së bukur, traditave të larmishme dhe mistereve që e rrethojnë. Një nga misteret janë të ashtuquajturat bullgarisht “provirallki”, pra ato janë vrima në shkëmb për të cilat konsiderohet se janë shëruese. Ato ishin një zëvendësues i mjekësisë e cila ishte pak e zhvilluar në kohën romake dhe të pushtetit turk në trojet bullgare. Edhe më sot kanë popullaritet.

Fjala “provirallka” do të thotë një vrimë e shpuar në shkëmb, përmes së cilës njeriu kalon nga njëra anë në tjetrën e shkëmbit. Akoma nuk kemi zbuluar ndonjë term të përngjashëm në gjuhët e tjera – tregon Kostadin Dimov, i cili prej vitesh kërkon ato objekte shkëmbore në Bullgari dhe përpiqet të zbulojë enigmën e tyre. – Doli, që prapa fjalës bullgare “provirallka” fshihen objekte megalite tepër të respektuara nga bullgarët.

Kjo traditë me popullaritet në Bullgari mund të jetë e njohur edhe në shtete fqinje ballkanike, por nuk ka të dhëna për vende të tjera të botës, thekson bashkëbiseduesi. Ai shpjegon përhapjen e gjerë të kësaj praktike për shëndet që nga koha më e lashtë me veprën e Orfeut për gurët. Ai dinte shumë mirë shkëmbinjtë dhe cilësitë e tyre shëruese dhe kështu tërhoqi interesin ndaj këtyre objekteve, shpjegon Kostadin Dimovi dhe shton se është shumë mirë, se:

Vrima shkëmbore „provirallka“ në Kribull parase të fitojë popullaritet / Foto: Antoaneta Georgieva

Traditat në Bullgari janë të gjalla. Dhjetëra mijë njerëz për vit kalojnë përmes këtyre vrimave shkëmbore. Më e njohura është ajo në kishën e vogël pranë Manastirit Rillski. Një tjetër e njohur është në Kribull, ku njerëzit kalojnë për shëndet dhe për shtatzëni. Tri janë efektet e dëshiruara – kapërcimi i ndonjë frike, shtatzënia dhe përballimi i ndonjë sëmundjeje të sistemit motorik. Duke kaluar përmes vrimës shkëmbore konsiderohet se shkëmbi bën një masazh dhe liron energjinë e trupit dhe kështu e shëron.

„Provirallka“ në shpellën shenjtërore Sh.Marina

Nuk mund të thuhet, se çdo vrimë shkëmbore mund të shfrytëzohet për shërim. Njerëzit e lashtë e kishin të qartë se cila vrimë është me energji më të madhe për të mjekuar. Pranë disa prej vrimave ka edhe kisha të vogla, si për shembull pranë fshatit Stalevo. Në fshatin Zllatna Livada, rajonin e qytetit Çirpan, ngrihet manastiri më i vjetër në Evropë – “Shën Athanasi”. Aty pranë në një shpelle të vogël jetonte shenjtori. Sot kjo shpellë konsiderohet vend shërues. Çdo vrimë e quajtur “provirallka” ka qëllimin e vet në varësi të vendit, gjeometrisë, llojit të shkëmbit.

„Provirallka“ pranë fshatit Stalevo me kishën e vogël (majtas, foto Srebrin Srebrev) dhe „provirallka“ në manastirin „Shën Athanasi“ në fshatin Zllatna Livada

Disa prej këtyre vrimave duken si të lustruara, gjë që flet se përmes tyre kanë kaluar mijëra njerëz. Pra, nuk janë të shfrytëzuara vetëm 20 vitet e fundit, por shumë para kësaj – është i bindur bashkëbiseduesi. – Kjo është një traditë tepër e lashtë. Ato gjithnjë janë në ndonjë vend të shenjtë nga ndonjëherë edhe nga koha e neolitit, vend ky i cili ka shumë energji.

„Provirallka“ e njohur Shën Pantalejmon Rupite / Foto: Vanja Subasheva

Për të arritur efekt nga kalimi përmes vrimës shkëmbore respektohet një rit, për të cilin Kostadin Dimov shpjegon:

Ngandonjëherë riti është një provë e vërtetë, sepse pas kalimit përmes vrimës njeriu duhet të bëjë lutje. Në se është për shtatzëni atëherë përmes vrimës duhet të zvarritet tri herë. Është mirë që në rajon të lihet ndonjë rrobë si dhuratë për të mbledhur bekimet hyjnore si rezultat i lutjes. Disa prej vrimave janë në rajone ku vështirë arrihet, si për shembull pranë fshatit Stomanci në Rodopet Lindore. Kjo vrimë është në një shkëmb dhe dalja  është në një tarracë e vogël nën të cilën hapet një greminë. Gratë që kalojnë aty tri herë për shtatzëni janë shumë të guximshme.”

„Provirallka“ pranë fshatit Dollno Drjanovo / Foto: Milena Stefanova

Deri tashti Kostadin Dimov dhe bashkëmendimtaret e tij zbuluan 25 vrima ku zakoni është i gjallë. “Në se do të organizojmë mirë punimet e kërkimit, atëherë do të zbulojmë të paktën 100 në Bullgari. Ato vrima janë si poliklinika e lashtësisë – në çdo rajon duhet të ketë të paktën nga një”, është i bindur bashkëbiseduesi. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal

Galeria

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD