Rrugicat e saj shkëlqejnë me ngjyra të gjalla – të theksuara, të ndezura, “të lindura” me dashuri në shpirtin e saj lara-lara. Para dhjetë vjetësh ajo e ka gjetur tezgjahun e saj dhe që prej atëherë gjithmonë janë së bashku dhe nuk pushojnë t’i gërshetojë fijet.
Duke shkelur pragun e ateliesë “Rruginat e Darit” njeriu e gjen veten në një hapësirë plot me ngjyra dhe gëzim. Në rrugën e zanateve në qytetin bregdetar Varna çdo ditë ëndrrat e Darina Rahnevës bëhen të vërtetë, duke rikrijuar në forma dhe bojëra të ndryshme botën e vet të brendshme – ajo botë të cilën Darina e bën me duart e saj.
Takimi i parë i Darit me këtë zanat ka qenë në fëmijëri, duke parë se si gjysha e saj në fshat me vëmendje i ka punuar rrugicat dhe qilimat shumëngjyrëshe. Disa vite më vonë ajo tashmë shkon nga fshati në fshat për të kërkuar ndonjë mjeshtre të vjetër, e cila do t’i zbulojë të fshehtët e zanatit. Mësuesin e vet rastësisht e gjen jo diku larg, por në vetë qytetin e saj në vitin 2008 në tubimin e zanateve, kur mjeshtri i qilimave Vesko Fesçiev e fton të endë në tezgjahun e tij. “Gjysmë orë më vonë e hedhja sovajkën me lehtësi dhe e ndieja tezgjahun si pjesë e trupit tim”, i kujtohet Darina:
"Teknikat kryesore e endjes nuk janë fare të ndërlikuara, për këtë arsye 50 vjet më parë pothuaj në çdo shtëpi bullgare ka pasur tezgjah dhe të gjitha gratë kanë punuar qilimat e shtëpisë me duart e tyre – tregon Darina Rahneva. – Por më duket se unë do të mësoj tërë jetën, sepse si çdo zanat edhe ky ka shumë të fshehta dhe kjo është sfida e jetës sime – kjo është gjëja që më pëlqen dhe të cilën dua ta bëj."
Kështu Darina ka ndryshuar krejtësisht profesionin e saj dhe sot me kënaqësi punon qilimat, rrugicat dhe shtrojat dhe gjithmonë është gati t’u tregojë fëmijëve dhe kalimtarëve të rastit që hyjnë në dyqan teknikat e endjes.
Kurrë nuk bën vizatime dhe skema paraprake – “vetëm ulem dhe filloj endjen”. Dhe këtë e bën, e bindur se mesazhi i saj prej formave dhe ngjyrave do të arrijë deri tek njeriu më i përshtatshëm.
“Nganjëherë vetë ngjyrat më inspirojnë, herën tjetër figura që dua ta përdorë është gjëja kryesore – shton Dari. Dhe gjithmonë është ndryshe – mund të frymëzohem nga natyra, apo nga ndonjë njeri i buzëqeshur i takuar rastësisht në rrugë. Por modelet gjithmonë janë të mia, pavarësisht se përdor ornamente tradicionale dhe tipike për qilimat dhe stofrat e vjetër. Sepse këto forma i rikrijoj sipas prizmit tim, sepse besoj se e ardhmja e zanateve është në interpretimin e tyre modern në përshtatje me tendencat bashkëkohore. Duke folur për qilimat e vjetër bullgarë – po, i kanë hijeshinë e tyre, por sot ata duhet të kenë një pamje bashkëkohore – vetëm kështu do të gjejnë vend në shtëpitë moderne."
Çdo rrugicë e Darit është e ndryshme dhe e ka mesazhin e vet – për shembull ajo me dy pilivesa dhe manushaqe. Sipas fjalëve të mjeshtres manushaqja simbolizon modestinë, sinqeritetin dhe besimin, kurse pilivesa fluturon mbi ujë, e mbartur nga era një ditë të vetme. Kështu që mesazhi i saj është të jetojmë për momentin, por të mos harrojmë të jemi modestë, të sinqertë dhe të besojmë në të mirën. Duke koduar mesazhe në qilimat dhe rrugicat e saj, ajo vazhdon traditën e së kaluarës, kur çdo një figurë ka sjellë informacion. Për shembull kur vajza ka gjetur të dashurin e saj, ajo ka ulur në tezgjah dhe e ka thurur në rrugicë elementin përkatës si mesazh për prindërit.
"Traditat janë diçka që ne të gjithë duhet ta kujtojmë – thotë akoma Dari, duke shtuar se po të kujtojmë të kaluarën tonë, do të kemi edhe të ardhme. – Shpresoj se nuk do të lejojmë që zanatet dhe teknikat e vjetra të vdesin. Unë për shembull i bëj modelet më bashkëkohore, por i përdor teknikat autentike – ato që janë përdorur që në lashtësi. Për këtë arsye gëzohem shumë se gjithnjë e më shumë njerëz tregojnë interes për punën time dhe në të njëjtën kohë më shumë janë ata që merren me endje – në qytetin tim të lindjes tashmë ka shumë profesionistë që e praktikojnë këtë zanat."
Një prej tyre është Dari, e cila shkëlqen me buzëqeshje të sinqertë. “Ditët e mia kalojnë në gëzim, sepse punoj pikërisht këtë që më pëlqen dhe që më jep kënaqësi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..