Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kutitë muzikore prej druri - të vetmet në Evropë që prodhohen në Bullgari


Përpara 5 vjetëve Vencisllav Nikollov filloi tregti me lojëra prej llamarine koleksionuese – riprodhime të lodrave mekanike nga shekulli i kaluar. Dhe pavarësisht nga interesi i tij, me kalimin e kohës pronari i firmës së specializuar vuri re se gjërat nuk ecin dhe kaq mirë, sa do të donte ai.

Bashkë me to shisnim dhe mekanizma për kuti muzikore, të cilat çdo një mund t'i montonte ashtu siç do – kujtohet Vencisllav Nikollov. Duke parë se çfarë bëjnë njerëzit nëpër botë, pash se organo të tilla të vogla mekanike propozohen në kuti prej kartoni, gjë e cila i jep pamjen e një dhurate prodhimi dhe që aty më erdhi ideja se ky mekanizëm mund të vendoset në një kuti të bukur prej druri me drugdhendje.

Ideja doli se është më se e suksesshme dhe sot firma realizon rreth 2 000 kuti muzikore me organo të vogla mekanike në muaj. Korpusi prej druri i cili është me cilësi të lartë, me gravurë fine të punuar me laser, është e mbuluar me një çoksidues natyral, sepse Vencisllavi mundohet të përdorë materiale ekologjike, kurse prodhimet janë me të vërtetë të këndshme si në pamje ashtu dhe në prekje. Për momentin janë punuar mbi 50 dizajne. Kutitë më të shitura janë me nota muzikore-lineare, qe jep mundësinë të mund të vendoset çdo lloj melodie brenda, por, po kështu dhe seria për ditëlindjet. I madh është kërkimi dhe i kutive me pamje të kureshtjeve natyrore bullgare – katedralja “Shën Aleksandër Nevski “ në Sofje, shtëpi të lashta në qytetin Bansko, manastiri i Klisurës. Dhe jo vetëm kaq:

Filluam ta eksportojmë prodhimin tonë, sepse asnjë tjetër nuk prodhon një mall të tillë. Për në Çeki bëjmë gravurë të urës së Karlos, Sahatin në Pragë. Në Vjenë shesim disa godina emblematike – Katedralen Shën Stefan, Bashkinë, Rrotën e Vjenës. Kemi kuti me pamje nga Selaniku, Beogradi, Bukureshti. Punojmë dhe seri dhe për klientë të veçantë” – tregon Vencisllav Nikollov.

Kurse meloditë janë mbi 25. Këto janë dhe meloditë festive me rastin e Krishtlindjes, të cilat janë një hit i madh dhe për fëmijët dhe për të moshuarit, dhe ato klasike For Elisa të Betovenit dhe “Liqeni i mjelmave”, meloditë e “Beatles” dhe Frank Sinatrës dhe shumë të tjera.

Në fillim qe më vështirë. Bëmë këngën e këngëtarit Emill Dimitrov “Vendi im, Bullgaria ime”. Derisa të pranohet nga klientët, kaloi pak kohë, por tanimë shitet mjaft mirë. Për burrat blejnë “Kumbarin” kurse për gratë-muzikë nga filmi “Ameli” – thotë Vencosllav Nikollov. Propozojmë melodi nga filmat më në zë si “Loja në frone” ,” Star Wars”, “Harry Potter”, përpara ca kohe lëshuam dhe “Piratët e Karaibeve”. Veçmas bëjmë melodi dhe me porosi të klientit.

Krijimi i kutive muzikore sjell gëzim dhe mundësi për zhvillim krijues. Me dizajnin merren bashkëshortja e Vencisllavit dhe vajza, e cila punon në firmë, sepse siç thotë zoti Nikollov, unë nuk jam piktor, unë jam tregtar dhe mund vetëm të hedh idenë. Ideja e tij e re, padyshim që po kështu shkakton një interes të madh:

Vendosëm të zgjerojmë larminë dhe aktualisht po përpunojmë një seri prej makinave të cilat nxjerrin zë. U fillua me një model të një retro-radioje, pas kësaj bëmë gramafon, tanimë kemi dhe magnetofon. Në planet tona qëndron punimi i një  televizori retro, mbase “Opera”, si dhe xhuboks. Duke e zgjeruar larminë kaluam nga organot e vogla e të zakonshme me manivelë drejt mekanizmave me kurdisje. Ka dhe ide të tjera por tani për tani nuk do t'i themi” – buzëqesh Vencisllav Nikollov dhe shton:

Duam që kutitë tona muzikore të gërshetojnë dy lloje kujtimesh: atë vizual – vendin, nga është blerë kutia, ose piktura të pasqyrojë një farë momenti nga jeta dhe të kombinohet me melodinë, e cila përsëri të sjellë kujtime të tjera. Kjo është një hobi, e cila pak nga pak kthehet në profesion.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD