Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misioni i Art Without Borders New York është të frymëzojë nxënësit dhe pedagogët

Foto: Matthew Murphy

Para nja dhjetë vitesh Isrkica Ognjanova u vendos në Nju Jork për të mësuar në Musical and Dramatic Academy (AMDA) New York. Ajo prirej nga dashuria e madhe ndaj mjuzikëlit dhe nga dëshira të mësojë këtë art nga më të mirat. Pas një specializimi dyvjeçar në AMDA mbaroi studimet master edhe në Columia University, Ivy League specialitetin financim të projekteve në fushën e arteve. Që prej një viti qëndron në krye të një kompanie të vet, themeluar në ShBA-në. Sfidat e reja i konsideron detyrë të re krijuese. Është plotë optimizëm dhe gëzohet nga arritjet.

Për Radio Bullgarinë ajo tha:

Foto: arkiv personalPasi punova si drejtoreshë marketing, shitje, turizëm dhe mësim në Lincoln Center for the Performing Arts, ku isha pjesë e ekipit të baletit dhe të operës së Nju Jorkut, te unë lindi ideja të krijojë kompani të vet. Kjo ndodhi në dhjetor të vitit 2017. Emri i saj është Art Without Borders – New York dhe është një kompani me qëllim jo komercial. Njeri prej mentorëve të mi, dramaturgu Dejvid Huang, i cili është pjesë e Bordit të Këshilltarëve, dha emrin e kompanisë. Për fat të mirë grumbullova shumë përvojë si konsulente në fushën e arteve në kompaninë e dytë më të madhe të producentëve The Nederlander Organization, në Karnegi Holl dhe isha drejtoreshë teknike në Festivalin më të madh për Mjuzikëll në Nju Jork. Përvojën e grumbulluar aplikoj në kompaninë time, misioni i së cilës është të frymëzojë nxënësit dhe pedagogët nëpërmjet artit dhe grumbullimit të përvojës kulturore. Kompania siguron mundësi për aktivitete artistike edhe në nivel ndërkombëtar. Sigurojmë konsultime lidhura me grumbullimin e mjeteve në rast krize. Hartojmë plan të tërësishëm për financim. Isha dëshmitare e falimentimit të Operës së Nju Jorkut – një institucion me histori më se 70 vjeçare. Kjo më bëri të kuptoj me sa rëndësi është të ketë menaxherë të mirë.

Në programet arsimore të Art Without Borders mund të mësojnë fëmijë dhe të rinj pa kufizimin e moshës. Interes më të madh shfaqet ndaj klasave të mjeshtërve. Një interes të theksuar shfaqet ndaj klasave të mjeshtërve ku mësohet stilin Ballançin, pra krijuar nga themeluesi i baletit të Nju Jorkut Xhorxh Ballançin.

Foto: Erin Baiano

Kohët e fundit në Nju Jork u krijuan dega të turizmit kulturor pranë muzeve, teatrove e kështu me radhë – vazhdon Iskrica Ognjanova. – Kjo nuk ë një gjë e re, sepse turizmi kulturor ekziston prej kohe. Personalisht unë mbarova një kolegj të turizmit ndërkombëtar në Bullgari. Sipas meje turizën kulturor është edhe kur ndonjëri shkon në një vend për të grumbulluar përvojë kulturore. Edhe ideja ime është të krijoj kushte për turizëm kulturor për mësimin e mjuzikëllit, i cili është një markë e mbrojtur e Brodueit."

Aktualisht Isrkica Ognjanova punon mbi projektin Study-Abroad Summer Programs. Planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të organizojë mësim veror në Nju Jork për studentë nga Evropa. Ata bashkë me mjuzikëllin dhe artet e tjera do të mësojnë edhe gjuhë të huaja. Në të ardhmen më të largët do të organizojë edhe kurse verore në Spanjë, Gjermani dhe Bullgari. Para pak kohe Art Without Borders u bë anëtar i degës spanjolle të American Chamber fo Commerce, gjë që do të zgjerojë veprimtarinë.

Isrkica Ognjanova është edhe bashkëpunëtore në The Ardhur Miller Journal, ku para kohe punonte si redaktore. Si gazetare ajo ka bërë intervista me regjisorë dhe artistë të njohur amerikanë. Tani kërkon mundësi që ato intervista të botohen edhe në revista bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD