Në vitet pas Çlirimit (1878) Bullgaria tërheq arkitektë të dalluar evropianë si dhe industrialistë, të cilët ndihmojnë për rivendosjen e saj të shpejtë. Shumë i rëndësishëm është kontributi i austriakëve dhe i çekëve për ndryshimin e pamjes së qyteteve dhe për zanafillën e industrisë bullgare. Një shembull për bashkëpunim të mirë midis bullgarëve dhe çekëve është dhe fabrika për stofra të holla prej leshi, të krijuar në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore) nga industrialisti Ivan Haxhiberov. Tekniku kryesor në prodhimin e stofrave është çeku Anton Horenik. Në sajë të tij në shtëpinë e Haxhiberovit mbërrin orkestrioni i vetëm në Bullgari – një instrument muzikor i sjellë nëpër Danub nga Praga.
“Ky është instrument automatik muzikor i cili është si një dollap, i cili riprodhon tingëllimin e një orkestre – tregon Rosen Josifov, kujdestar i Muzeut Regjional Historik të qytetit të Gabrovos. Në të ka tela, kacekë dhe teste, të cilët vihen në lëvizje me ndihmën e një sistemi prej levave. Ai përdoret në sallone prestigjioze nëpër Evropën Qendrore dhe Jugperëndimore, por në Bullgari ky është i vetmi i njohur. Instrumenti është dërguar në rezidencën e Ivan Haxhiberovit, në zonën industriale të qytetit Gabrovo. Me aq sa jam i informuar vendi i vetëm në Ballkan jashtë qytetit Gabrovo, ku është i ruajtur orkestrioni është muzeu Politeknik në Beograd.”
Shpirti jo i qetë dhe dëshira të eksperimentojë dhe të shpikë sende të ndryshme, e detyron Haxhiberovin të studiojë në detaje strukturën e instrumentit. Pavarësisht se ai punon me një mekanizëm pneumatik dhe me sustë, gjatë vitit 1906 industrialisti arrin ta vërë në punë me ndihmën e elektromotorit. Një fakt kureshtar, i lidhur me orkestrionin është dhe ky, ai i bën përshtypje vetë Mbretit Ferdinand, i cili ka qenë për vizitë në rezidencën e shokut të vet Ivan Haxhiberov natën e 22 kundrejt 23 shtatorit të vitit 1908. Mbreti ka qenë i befasuar se dëgjon disa nga krijimet e tij të dashura e të preferuara muzikore prej një instrumenti, i cili punon me elektromotor. Me qenë se gjatë asaj kohe, një “muzikë e tillë elektrike” nuk është e njohur në asnjë qytet evropian.
Kujdestari i muzeut pohon se, eksponati ka nevojë prej një restaurimi serioz dhe aktualisht, pavarësisht nga interesi i madh i vizituesve ndaj tij, ai nuk riprodhon muzikë. Mjerisht tek ne nuk ka mjeshtër, i cili të mund të “gjallërojë” orkestrionin dhe të kthejë shkëlqimin e tij të mëparshëm. Josifov shpreson se, do të gjejnë një të këtillë aty ku instrumenti është prodhuar – në kryeqytetin e sotëm çek Praga. Që të mund të fillojë të nxjerrë zë përsëri janë të domosdoshme midis 10 dhe 15 000 euro, të cilat nga muzeu shpresojnë të mund t’i mbledhin me fushate dhuruese.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve..