Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një veterinеr dhe vajza e tij e vogël u sjellin jetë të re luleve të thata


Disa pikë aromatike dhe një kupë me lule të thata. Vetëm 2 komponentë i kanë qenë të nevojshëm doktorit Zdravko Dimitrov që të krijojë një biznes, i cili tanimë 18 vjet i sjellë kënaqësi dhe gëzim nga afërsia me krijimet e bukura të botës e cila na rrethon.

Kur i përfundon studimet në veterinari, mjeku i ri nga qyteti Veliko Tërnovo nuk mundet të gjejë punë në bazë të specializimit të tij dhe fillon të merret me tregti. Një ditë  duke u çuditur se çfarë të bëjë pas banakut, ai vë nga disa pika nga aroma “Kopshti me lule” mbi një tufë të thatë lulesh në një shishe prej qelqi, kurse një klient i tërhequr nga aroma kundërmuese, menjëherë kërkon që ta blejë. Dhe në këtë mënyrë  vihet fillimi i biznesit me lule të thata dhe aromatike, të cilin dhe deri më sot tek ne e zhvillon vetëm familja e doktorit Zdravko Dimitrov. “Produkti përfundimtar aromatik ka emrin e vet francez – pot pourri, ose një përzierje prej llojeve të ndryshme të luleve të thata”, sqaron ai.

Kompozicione prej luleve të thata të fushës, të ngjyrosura me bojëra të parrezikshme dhe natyrale me esenca zvicerane tërheqin me një aromë dhe bukuri joshëse klientët me një shije më fine. Buqeta në shishe prej qelqi, në shporta të vogla, në dhurata të vogla me formën e biçikletave – këto janë vetëm një pjesë nga artikujt, të cilat i punon familja e doktorit.

Lulet më të bukura janë këto, të cilat ne i mbledhim në pranverë dhe gjatë verës, por ato janë dhe më pak rezistuese. Dhe që të mos të copëtohen lehtë, filluam të vëmë dhe gjethe më rezistuese – prej eukalipti dhe të tjera në formë shkurre. Kurse druri e mban më mirë aromën, prandaj shtuam dhe lloje të pemëve” – zbulon recetën e suksesshme të buqetës kundërmuese doktori Zdravko Dimitrov. Në të, gërshetohen tërfil, limonim, kokrra lisi, degë ulliri, myshk, boçe bredhi e të tjera. Por, përveç një gëzimi për sytë, lulet e thata mund të ngrenë dhe frymën përmes efektit terapeutik të aromave – portokall për lumturi, kanellë për lehtësim, ambër për qetësi.

Nëpër fusha ose në shtëpi – pranë doktorit qëndron ndihmësja e tij më e besuar, vajza e tij 13 vjeçe Stella. Përveç se merret me balet dhe me trupën e saj “Baletino” fiton dekorata të shumta, ajo ëndërron një ditë të bëhet mjeke,  si babai i vet, por humane, kurse në kohën tjetër të vazhdojë biznesin me lule.

Stella është nga ata, të cilët pëlqejnë të bëjnë çdo gjë – të ngjisë, të rendisë diçka vazhdimisht – thotë babai i vajzës. Por jo vetëm ajo marr pjesë në biznes, por dhe bashkëshortja ime, si dhe djali im më i vogël. Në një moment vura re, se vajzës kjo të merret me lule i sjellë një kënaqësi të madhe, prandaj vendosa që ajo të marrë një përgjegjësi më të madhe në biznesin tonë familjar. Kështu krijova markën e saj personale, të cilën ia dhurova për ditëlindjen e saj të 12, dhe shpresoj se një ditë ajo ta zhvillojë edhe më tej. Dhe me të vërtetë ajo i pranoi seriozisht gjërat dhe tani merr pjesë në të gjitha fazat – në mbledhjen, tharjen, renditjen dhe bojatisjen e luleve. Por më fortë është në tregti dhe kur shkojmë të shesim, ajo është në vijën e frontit dhe aty ka sukses.

Doktori Zdravko Dimitrov thotë se, është një njeri i lumtur, sepse merret me dy nga dashuritë e tij më të mëdha përveç familjes – kafshët dhe lulet.

Gjithmonë kam dashur të bëhem një veteriner, në fakt kjo qe dhe ëndrra ime fëmijërore – shton ai. Dhe sot e kam kabinetin tim personal në qytetin Veliko Tërnovo, i cili më sjellë një kënaqësi të madhe. Kurse lulet erdhën fare rastësisht . Kishte periudha, kur situata ekonomike qe e keqësuar dhe njerëzit nuk donin të dinin për lule. Por, me kalimin e kohës rezistuam, tani ka një rilindje dhe tregu po zhvillohet. Ta vazhdosh, bile dhe pas vdekjes së saj, jetën e një luleje është që ajo të të sjellë gëzim me bukurinë e vet, me rregullimin, me aromën e vet, kjo është gjëja, e cila me të vërtetë të sjellë kënaqësi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD