Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti për blerjen e avionëve luftarakë përparon, mosmarrëveshjet shtohen

Foto: BGNES dhe lockheedmartin.com

Qeveria e Bojko Borisovit i propozoi Kuvendit që të miratojë fillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e avionëve asgjësues F-16 Block 70. Midis të tjerave kryeministri nuk përjashton mundësinë për ndryshime në kërkesat fillestare, të cilave duhej t’u përgjigjeshin furnizuesit eventualë të avionëve. Duket sikur çështja për blerjen e avionëve të reja për Forcat Ajrore të Bullgarisë që filloi para disa viteve, po shkon drejt zgjidhjes së vet. Ndërkohë dominon ndjenja se ne vend që mosmarrëveshjet e lidhura me të të bëhen më pak, ato shumëfishohen dhe bëhen më të ashpra.

Propozimin e vet qeveria e bëri pavarësisht pozitave të ndryshme për këtë projekt të Presidentit Rumen Radev, të partisë më të madhe opozitare të socialistëve, të Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (i cili është pjesë e koalicionit qeverisës) dhe të partisë së vogël opozitare “Volja”. Sipas Presidentit procedura e zgjedhjes së avionëve të rinj asgjësues është cenuar dhe prandaj duhet të anulohet. Sipas Partisë Socialiste Bullgare “zgjedhja e F-16 është pika kulmore e goditjeve të kabinetit ndaj sundimit të ligjit dhe parlamentarizmit në Bullgari”. Partia “Volja” nga ana e saj në parim është kundër blerjes së avionëve luftarakë. Sipas parashikimeve në Kuvend “kundër” propozimit do të votojnë edhe deputetët e partisë “Ataka”, e cila ka një politikë pro-ruse dhe bashkë me Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë ndodhet në koalicionin në pushtet të “Patriotëve të Bashkuar”. Tani për tani Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ka një pozitë tepër të përmbajtur, por sipas analistëve ndoshta do të votojë “pro”.

Në këtë situatë për qeverinë do të jetë e vështirë që të fitojë përkrahjen e deputetëve për propozimin në fjalë. Në se socialistët, partitë “Ataka” dhe “Volja” dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë votojnë kundër fillimit të negociatave për F-16, shumica për këtë votim mund të formohet vetëm në se ndaj votave të partisë qeverisëse GERB dhe atyre të partisë së tretë në koalicionin e “Patriotëve të Bashkuar” – VMRO, bashkohen dhe deputetët e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Një zhvillim i tillë i situatës do të ishte shenjë për një raport të ri të forcave politike. Nga njëra anë ai do të tregonte ndarjen në koalicionin në pushtet, lidhur me një problem me rëndësi strategjike, nga ana tjetër – do të ishte shenjë për ndryshimin e qëndrimeve për ndërveprimet politike. Sepse deri tani GERB-i dhe posaçërisht VMRO-ja nuk kanë kërkuar bashkëpunim me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë. Nga pikëpamja formale përkrahja eventuale nga ana e Lëvizjes për qeveritarët nga GERB-i dhe VMRO-ja nuk duhet detyrimisht të kualifikohet si bashkëpunim, por me siguri do të pranohet si mundësi për formimin e mazhorancave të lëvizshme në Kuvend në të ardhmen edhe për çështje të tjera të diskutueshme.

Po pritet një debat i ndërlikuar rreth blerjes së avionëve të rinj asgjësues dhe ai koincidon me fillimin gjatë pjesës së dytë të janarit të fushatës zgjedhore të GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare. Gjatë vitit 2019 në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje për deputetë evropianë dhe për organet e pushtetit vendor. Socialistët po punojnë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partitë nga partneri i vogël i GERB-it në koalicionin qeverisës – VMRO, Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka”, do të zhvillojnë ndarazi fushatat e tyre zgjedhore dhe prandaj pritet se marrëdhëniet e tyre me GERB-in mund të acarohen. Shtimi i mosmarrëveshjeve rreth blerjes së avionëve të rinj luftarakë ndaj kontradiktave të pashmangshme në kontekstin e zgjedhjeve, do të shtojë dhe rivalitetin politik. Se si do të zhvillohet situata, do të kuptojmë brenda disa ditëve të ardhshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD