“Kur isha vajzë e vogël nuk e dija asgjë për Palestinën dhe isha e sigurt se kam lindur në Liban. Më bëri përshtypje se nëna ime gjithmonë mbante me vete një kartë blu identiteti. Atje ishte shkruar “refugjat”. Atëherë e kuptova shkakun se pse babai im nuk e kishte të drejtën për të punuar dhe pse unë nuk e kisha të drejtën për të vizituar një shkollë të zakonshme.” Kështu e fillon tregimin e vet Rana Halil. Familja e saj qëndron në Bullgari me “kartë blu”, të cilën e posedojnë njerëzit pa shtetësi, të cilët nuk i përkasin asnjë shteti. Historia e saj është e vetmja histori personale në vëllimin “Përrallat që udhëtojnë” – një koleksion prej 15 përrallash për fëmijë nga mbarë bota, të shkruara dhe të ilustruara nga fëmijët-refugjatë.
“Punoja me fëmijë, të cilët banojnë në territorin e qendrave të refugjatëve në vend – thotë Martina Rajçinova nga organizata bamirëse “Karitas”, në saje të së cilës vëllimi u botua. – Fëmijët mbërrijnë, nisen dhe në një moment u trishtova se ata nuk lënë asgjë pas tyre, përveç fotografive, të cilat i kemi bërë së bashku dhe historive të mrekullueshme, të cilat na tregojnë. Prandaj vendosëm të krijojmë diçka, e cila të mbetet si kujtim. Në fillim kishim ide për piktura, mendonim për t’i gërshetuar me diçka që vinte nga kultura e tyre dhe kështu lindi ideja për përralla fëmijësh, të cilat prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e tyre ua kanë treguar para gjumit. Këto janë përralla, të cilat kanë mbërritur te ne, sepse fëmijët kanë mbërritur këtu dhe do të shkojnë atje, ku shkojnë fëmijët. Në të vërtetë këto janë përralla, të cilat udhëtojnë në botë.”
Për vëllimin është zgjedhur një format jostandard. 15 përrallat janë botuar në fletë të palosura më trish të ndara në një kuti luksoze. Në pjesën e brendshme, në të majtë, ka një fotografi të asaj që fëmijët kanë shkruar në gjuhën e tyre amtare, emrin e autorit dhe të shtetit nga i cili ai vjen. Në mes është historia e përkthyer në bullgarisht dhe në të djathtë - në anglisht.
“Vendosëm ta bëjmë në këtë mënyrë, që të arrijnë përrallat tek një publiku sa më i gjerë dhe njerëzit të cilët banojnë në Bullgari, por nuk flasin bullgarisht, gjithashtu t’i lexojnë historitë – na shpjegon Martina Rajçinova. – Një pjesë e pikturës së frymëzuar nga tregimi dhe e pikturuar nga piktorët e rinj, është e zbrazët, që të përfundohet nga lexuesit, kështu qe ata edhe më shumë të afrohen me historinë."
Vëllimi është botuar me qëllim bamirës, ndërsa paratë do të përdoren për t’u ndihmuar këto familje, nënë dhe fëmijë në nevojë që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Bullgari. Botuesit shpresojnë të sigurojnë qasje më të mirë tek arsimi, të blejnë librat dhe manualet e domosdoshme, si dhe të publikojnë edhe përrallat e tjera, të cilat për shkaqe financiare nuk janë përfshirë në këtë vëllim.
“Mesazhi në këtë libër është se të gjithë ne jemi të njëjtë, nuk ka rëndësi se nga ku kemi ardhur. Qëllimi është që ta afrojmë popullsinë bullgare me këta njerëz, të cilët qëndrojnë në vendin tonë dhe t’u tregojmë atyre se ata nuk dallohen nga ne” – thotë Martina Rajçinova dhe shton se megjithë përpjekjet e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët dhe hapat e ndërmarrë, të gjithë ata që kërkojnë strehim në Bullgari dhe sidomos fëmijët ndeshen me mjaftë probleme:
“Në vend të parë është fakti se ata vendosen në qendra refugjatësh, të cilat janë të izoluara në lagjet e skajshme të kryeqytetit, lëvizin vështirë dhe kontaktet e tyre me popullsinë bullgare janë vështirësuar. Fëmijët shkojnë në shkollë, por shpërndahen në klasa sipas moshës, ndërsa shumë fëmijë për shkak të luftës dhe kushteve, ku kanë banuar më parë nuk e kanë vizituar kurrë shkollën dhe nuk kanë njohuri bazë. Kjo i demotivon dhe ata dalin nga sistemi arsimor tepër herët – na shpjegon Martina Rajçinova. – Nuk i pranojnë në shkollë lehtë, i ofendojnë, fëmijët nuk duan të komunikojnë me ta, i ftojnë rrallë në ditëlindje dhe ata pas shkollës përsëri kthehen në qendrat e refugjatëve. Është me rëndësi që prindërit në shtëpi të flasin pozitivisht , sepse fëmijët i imitojnë të rriturit.”
Një rol të rëndësishëm këtu mund të luajnë edhe mediat, duke e paraqitur temën në një mënyrë më pozitive, sepse problemi sipas Martina Rajçinovës i detyrohet faktit se e panjohura na tremb. Ndërsa fëmijët janë të njëjtë kudo dhe kanë ëndrra të njëjta. Thjesht duhet të dihet se ata jetojnë ndër ne, shkojnë në shkollë dhe kjo që ata duan është një jetë e qetë, si të gjithë ne.
“Shpresoj që një ditë Bullgaria të më pranojë në përqafimin e saj dhe të mund të them me krenari se ky është vendi im” – kështu e përfundon tregimin e vet Rana Halil. Ky është edhe mesazhi i Martina Rajçinovës – njerëzit të hapin zemrat e tyre ndaj këtyre fëmijëve dhe t’i ndihmojnë për t’u integruar në shoqërinë bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..