Ekspozita Ndërkombëtare për bujqësi, industri ushqimore dhe kopshtari në Berlin (18-27 janar) mbledh në një vend produkte dhe ekspozues nga 65 shtete. Bullgaria përsëri merr pjesë në këtë aktivitet me pavijon të saj, ku janë prezantuar 31 firma.
Pjesë prej tyre janë specializuar në prodhimin e produkteve bio, mjaltit, vajrave eterike, verës, si dhe të kërpudhave të varietetit japonez “shiitake”. Kërpudha e cila quhet edhe perandorake, ka veti kuruese dhe përdoret për luftë kundër qelizave kanceroze në organizëm, në rast të diabetit edhe për parandalimin e atakut kardiak.
Kryeqyteti gjerman është mikpritës i Ekspozitës Ndërkombëtare që nga viti 1926. Për 84 edicionet brenda 93 vjetëve të kaluar, ekspozita vërtetoi, se traditat dhe novitetet në bujqësi dhe industrinë ushqimore mund të gërshetohen me sukses në emër të zhvillimit të degës.
Ekonomia e vendit është në 64për qind të nivelit mesatar evropian. Niveli prej 70 për qind që arriti Rumania ende nuk është kapërcyer. Ajo që e dallon Bullgarinë nga vendet e tjera të rajonit është se ato kanë nivele më të larta investimesh, sundim më..
Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..