Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vepra të vlefshme, stile të larmishme dhe muzikë të bukur në programin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Prof. Plamen Xhurov dhe Lija Petrova për koncertin e përbashkët

Orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare fillon vitin 2019 me një koncert më 18 janar në sallën “Bullgaria”. Programi i tij është zgjedhur nga dirigjent mysafiri Pllamen Xhurov dhe është i larmishëm, përfshin vepra me vlerë të lartë, të këndshme për të dëgjuar, me histori kureshtare që mbajnë mesazh në vetvete . Solistja është violinistja e re Lija Petrova, e cila do të ekzekutojë vepra të përjetshme të Mozartit. Do të tingëllojë një vepër i shquar bullgar dhe një nga epoka e Romantizmit. Më shumë hollësi na tregoi profesori Xhurov:

“Për mua gjithmonë është kënaqësi kur punoj me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – thotë ai. Nganjëherë më vjen keq duke menduar se publiku shpesh nuk i di emrat e muzikantëve të saj të shkëlqyeshëm. Në qarqet kulturore ata janë mjaft të njohur si solistë, apo si pedagogë muzikorë. Por jo të gjithë njerëzit dinë në të vërtetë sa të mirë janë këta artistë. Zgjodha një program pak të ndërlikuar sa i përket stilit. “Tokata” e Dimitër Nenovit është vepra e parë që do të tingëllojë. Është shumë e njohur dhe është krijuar për piano. Ajo që është interesante është se për herë të parë disponojmë me dy orkestrime të ndryshme të veprës bullgare. Njëri është bërë nga klasiku i muzikës bullgare Llazar Nikollov, tjetri (të cilin do të prezantojmë) është i nxënësit më të ri të Nenovit Ivan Stajkov. Është shumë kureshtar fakti se në vazhdim të disa viteve kompozitori e ka luajtur këtë vepër përmendësh para se ta shkruajë me nota. Në pjesën duket “konstruksioni i fortë” i arkitektit, i cili është kompozitor i shkëlqyer dhe pianist. Për Dimitër Nenovin dihet se në fillim të viteve të 20-të të shekullit të kaluar mbaron arkitekturë në Dresden, pastaj në vitet e 30-të bën specializim në Itali dhe e praktikon këtë profesion. Vepra e dytë është Koncerti Nr. 5 i Mozartit. Solistja është Lija Petrova – një vajzë simpatike me përvojë të pasur në skenat e mëdha botërore. Secili që e ka pasur kënaqësinë të komunikojë me të është i lumtur. Do të prezantojmë Simfoninë e njohur në re minor të Çezar Frankut (Cesar Franck) – kjo është një nga majat e Romantizmit francez. Në këtë vepër ka shumë fantazi dhe ndjenë.”

„Tibor Varga“ (Zvicra), „Lui Shpor“ (Gjermani), „Vaclav Humel“ (Kroaci) – këto janë vetëm pak nga konkurset ndërkombëtare, në të cilat Lija Petrova është dekoruar. Të mos harojmë dhe çmimin e saj të fundit – vendi i parë në “Karl Nilsen” në Danimarkë (ky është një nga konkurset më të mëdha për violinistë në botë). Hapat e saj në fushën e muzikës i ka bërë në moshën 4-vjeçare, kurse në 5 ka qenë koncerti i saj i parë në skenën në sallës “Bullgaria” në shoqërim të ansamblit të dhomës “Solistët e Sofjes” dhe me dirigjent Pllamen Xhurov.

“Gjatë viteve kemi qenë së bashku në koncerte të panumërta” – janë fjalët e Lija Petrovës. “Nga profesori Xhurov dhe “Solistët e Sofjes” kam mësuar shumë, kemi pasur momente të paharrueshme. Për mua ata janë si familja ime muzikore. Vitin e kaluar ishim në Japoni. Muzika është një lloj komunikimi dhe kur njerëzit janë bashkërisht aq shpesh në skenë, lidhjet mes tyre bëhen tepër të forta. Mësuesit janë personë fare të rëndësishëm dhe mund të them se e kam kënaqësinë me aq shumë mësues të mirë. Evelina Arabaxhieva, me të cilën kam mësuar në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” është një figurë e rëndësishme në jetën time. Po mbaroj arsimin e lartë në Hochschule für Musik “Hans Eisler”Berlin me profesoreshën Antija Vajthas (Antje Weithaas). Përvoja dhe ndarja e mendimeve, e energjisë janë po aq të rëndësishme, siç është tërë procesi i mësimit. Cila është fitorja më e vështirë? Mendoj se është lufta me vetveten – se si njeriu të mbetet besnik ndaj vetes, pavarësisht nga parapëlqimet e të tjerëve dhe pavarësisht nga moda. Po, ndoshta kjo është fitorja më e vështirë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv dhe liyapetrova.com

Më shumë nga rubrika

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD

Mbi 1 000 interpretues të folklorit të Stranxhës këndojnë në konkursin "Me këngët e Zllatka Stavrevës"

Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në..

botuar më 24-04-13 9.05.PD
Borisllav Sllavov

Një kompozitor bullgar me çmimin për "Muzikën më të mirë" BAFTA

Kompozitori bullgar Borisllav Sllavov fitoi çmimin prestigjioz për "Muzikën më të mirë" në edicionin e 20-të të sivjetshëm të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit BAFTA GAMES AWARDS, njoftoi BNR "Horizont". Sllavov mori njohjen si..

botuar më 24-04-12 4.08.MD